Vritet Bin Laden, SHBA ne feste

Sot ne mengjes sapo hap www.shqiperia.com, shikoj kte artikull si lajme te pare... Ne vend qe te me behet qefi ose te them qe shiko se me ne fund e vrane, mua me duket nje ''pralle'' Amerikane qe behet per te sponzorizuar Obamen per zgjedhjet e ardhshme... Ju si mendoni??? Vertet eshte e mundur qe ta kene vrare ose me sakte vertet mendoni se ka ekzistuar nje individ i tille??? Mua me duket e gjitha vetem nje histori e ngritur nga Amerika per te arritur tek nafta... dhe tani shfrytezohet per te rifituar presidencen... :/

c00fad0fd28e79df155c6899fa91a9bc__500_200_fitwidth.jpg


Osama Bin Laden, udhëheqësi i rrjetit terrorist të Al Qaeda është vrarë në një operacion të forcave amerikane në Pakistan përpara një jave. Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Truri i sulmeve të 11 shhtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara u vra brenda territorit të Pakistanit dhe presidenti Obama deklaroi se pas sulmit trupit ushtarake kanë arritur të kenë dhe trupin e vrarë të Bin Ladenit. Trupi i vdekur i Osamës është shfaqur në TV Express.

"Vdekja e Bin Ladenit shënon një nga arritjet më të rëndësishme të vendit tonë në luftën kundër Al Kaedës. Por vdekja e tij nuk shënon fundin e përpjekjeve tona. Nuk ka dyshime se Al Kaeda do të vazhdojë të përpiqet të na sulmojë ne. Ne duhet dhe do të jemi vigjilent si brenda dhe jashtë" nënvizoi më tej presidenti Obama. Presidenti amerikan tha se forcat amerikane që morën pjesë në operacionin e vrasjes së Bin Ladenit nuk pësuan asnjë humbje. Raportet e para flasin për një sulm të forcave të SHBA-ve drejtuar një vile jashtë Islamabadit dhe pati luftime në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Obama falenderoi presidentin e Pakistanit Asif Ali Zardari për bashkëpunimin.

"Ne duhet të rikonfirmojmë se Shtetet e Bashkuara nuk janë e kurrë nuk do të jenë në luftë me islamin. E kam bërë të qartë ashtu siç e tha dhe presidenti Bush pas 11 shtatorit se lufta jonë nuk është kundër islamit, Bin Ladeni nuk ishte udhëheqës i myslimanëve, por një vrasës masiv i myslimanëve. Al Kaeda ka masakruar myslimanë në shumë vende përfshi këtu tek ne. Ikja e tij do të mirëpritet nga të gjithë ata që besojnë tek paqja dhe dinjiteti njerëzor", tha Obama.

Mijëra njerëz janë mbledhur përpara Shtëpisë së Bardhë dhe në vendin ku dikur ishin kullat binjake në Nju Jork duke valëvitur flamuj amerikanë. Presidenti Obama përpara se të bëjë lajmin publik ka informuar presidentin Bush dhe Clinton. Presidenti Bush përmes një deklarate tha se kjo ishte "fitore e madhe për Amerikën". Kryeminsitri britanik, ndër të parët që ka reaguar pas vrasjes së Bin Ladenit, ka thënë se vdekja e Bin Ladenit ka sjellë "lehtësim të madh" në të gjithë botën. Kryebashkiaku i New York, Mchael Blumberg tha se shpreson që lajmi të ndihmojë të afërmit e viktimave të 11 shtatorit.

Ku ndodhet trupi i Bin Laden?

Trupi i terroristit Osama bin Laden, sipas mediave nderkombetare, ndodhet në duart e trupave amerikane. Ndërkohë një zyrtar amerikan foli për varrosjen në det bazuar në traditën islame.

Faqe të ndryshme në internet vënë në dyshim origjinalitetin e fotos me imazhin e fytyrës së masakruar të Bin Laden të shpërndarë nga televizioni pakistancez, duke komentuar se fotoja e publikuar është një imazh i vjetër i përpunuar, që ka qenë në qarkullim prej shtatorit të vitit 2006.

Ndërkohë edhe roli i shërbimit pakistanez të inteligjencës mbetet në hije. Operacioni duket se është kryer me këtë shërbim,por autoritetet e Islamabadit e kanë përgënjeshtruar.

Pas njoftimit për vrasjen e Osama Bin Laden, grupet e Xhihadit mallkojnë presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

Xhihad kërcënon Obamën

“Allah, bëj që ky lajm mos të jetë i vërtetë”, lexohet në një mesazh në faqet e grupeve islamike.

“Të mallkoftë Allahu, Obama! Amerikanë, ne do vazhdojmë t’iu shkatërrojmë”, përfundon mesazhi i shkruar në arabisht.

CAIR: SHBA, jo në luftë me Islamin

Këshilli për Marrëdhëniet amerikano-Islamike CAIR, një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve kanë lëshuar një deklaratë mëngjesin e së hënës, duke përshëndetur vrasjen e kreut të Al Kaedës, Osama bin Laden.

"Ashtu sikurse kemi deklaruar vazhdimisht që prej 11 shtatorit të vitit 2001, Bin Laden nuk ka përfaqësuar asnjëherë myslimanët", thuhet në deklaratë.

Po ashtu organizata ka përsëritur deklaratën e dhënë nga presidenti Obama se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë dhe nuk janë në luftë me islamin.

Ndërkohë selitë dilomatike në të gjithë botën janë vendosur në gatishmëri të lartë pas lajmit për vdekjen e Bin Ladenit.

Departamenti i Shtetit, sipas një zyrtari të lartë ka lëshuar apel për kujdes për të gjithë shtetasit e tij. Gjithashtu është rritur niveli i gatishmërisë për shkak se mbështetësit e Al Kaedës mund të hakmerren ndaj qytetarëve amerikanë apo institucioneve të SHBA.
 

hareid

Papirus rex
Personalisht kam menduar, dhe ende vazhdoj te mendoj qe Bin Lladen ka vdekur para shume viteve. Nese forcat amerikane vertete e paskan vrare tani Bin Lladen, atehere perse e gjithe kjo enigme duke e fundosur trupin e tij ne det dhe perse i gjithe ky pershpejtim sa i perket varrimit dhe zhdukjes se trupit te tij? Arsyetimi qe trupi i tij eshte fundosur per arsye qe varri i tij te mos behet "vend i shenjte"per mendimin tim eshte nje perralle.
Nese forcat amerikane e kane vrare Bin Lladenin e vertete, atehere ato duhet ti nxirrnin fotografite origjinale, ti thirrnin ekspertet qe te vertetohej se me te vertete behej fjale per trupin e Bin Lladenit..por keshtu, pa fakte... me duket me shume si nje genjeshter dhe mashtrim i rradhes...
 

Al-Punk

Still here
Tani nuk ka me rendesi shume!
Ideja eshte qe Bin Laden ishte fryre shume si mit pikerisht nga amerikanet dhe u takonte po atyre ta shfrynin si mit. Shpresojme qe te qetesohen gjerat e te kete paqe e mendje per pune e jo sfida e lufte me jete njerezish ne mes
 

hareid

Papirus rex
Jane te cuditshme thenjet fillestare se Bin Lladeni eshte vrare me nje plumb ne koke, dhe me e cuditshme eshte thenja qe sot ne mengjez e lexova ne teletekstin e nje programi gjerman ku thuhej se fotot e Bin Lladenit nuk jane nxjerrur sepse fytyra e tij eshte teresisht e gjymtuar!!!!
Si eshte e mundur? Perse gjithe keto enigma? Nese ne te vertete eshte vrare terroristi me i kerkuar ne bote, atehere le te vertetohet identiteti i tij i vertete nga ekspertet e pavarur dhe mos fshihen faktet duke e zhdukur trupin e tij ne det dhe duke perhapur fjale boshe nepermjet masmediave te kontrolluara.
 

eklipsi

Forumium maestatis
Jane te cuditshme thenjet fillestare se Bin Lladeni eshte vrare me nje plumb ne koke, dhe me e cuditshme eshte thenja qe sot ne mengjez e lexova ne teletekstin e nje programi gjerman ku thuhej se fotot e Bin Lladenit nuk jane nxjerrur sepse fytyra e tij eshte teresisht e gjymtuar!!!!
Si eshte e mundur? Perse gjithe keto enigma? Nese ne te vertete eshte vrare terroristi me i kerkuar ne bote, atehere le te vertetohet identiteti i tij i vertete nga ekspertet e pavarur dhe mos fshihen faktet duke e zhdukur trupin e tij ne det dhe duke perhapur fjale boshe nepermjet masmediave te kontrolluara.

Se pse po veprohet ne kete menyre nga USA, nese vertet e kane vrare, nuk po e kuptoj dot as une (ndoshta per te mos acaruar gjakrat ne boten islamike?)!

Sdq, mendoj se lajmi i vrasjes eshte i vertete, perndryshe do ishte mohuar direkt nga Al-Qaeda (sic u mohua heren e kaluar kur u pretendua vrasja e tij).

Interesant ishte dhe ky lajmi i Guradian.co.uk ku pretendohet qe ne testamentin e tij kish thene qe femijet nuk duhet te anetaresohen tek Al-Qaeda
 

hareid

Papirus rex
Ndoshta edhe mund te jete Bin Lladeni i vertete.., nuk e mohoj, mirepo shume gjera qe per cdo dite dalin ne shesh duken shume te cuditshme. Psh. me heret u shkruajt se Bin Lladen e perdori gruan e tij si mburoje, kurse sot shkruhet se Bin Lladen nuk paska qen fare i armatosur dhe se qenka vrare pasi paska bere levizje te cuditshme!! Pastaj me heret u shkruajt se i gjithe aksioni u ndjek drejtepersedrejti ne qendren e CIA edhe nga presidenti Obama, sot u shkruajt se ne momentin kur u krye aksioni kishte nje nderprerje qe paska zgjatur 20-25 minuta. Shkaqet dhe arsyet perse ka ndodhur kjo nderprerje nuk jane shkruar!!! Po ashtu sot shkruhet ne shtyp se Bin Lladeni paska qene i gatshem qe ne cdo moment te arratiset! Si argument merret se ne teshat e tij jane gjetur 500€. Per mendimin tim eshte shume qesharake nje thenje e tille, per arsye se 500€ nuk jane asgje per nje multimilioner sic ka qene Bin lladeni!!! Metutje, ne shtypin gjerman "Welt Online" shkruhet: "Mediat pakistaneze shkruajne se nje vajze e Bin lladenit e ka perjetuar vrasjen e babait te saj! Vajza 12 vjecare tregon se Bin Lladeni se pari eshte kapur i gjalle dhe pastaj para syve te familjareve eshte egzekutuar... "
Njerzit qe dyshojne ne verzionin e qeverise amerikane, vec kane filluar te sajojne teori te kospiracionit si psh. Bin Lladeni eshte vrare vite me pare, mirepo trupi i tij eshte rruajtur ne ngrimje te thelle per te u vrare edhe nje here ne momentin e caktuar.
Per te gjitha keto dyshime pike se pari fajtor eshte vete qeveria amerikane per arsye se, me ose pa qellim, nuk jep informata te plota dhe te sakta. Profesoresha per shkencat e komunikimit e Univezitetit St. Peter ne New Jersey, kur degjoi qe kufoma e Bin Lladenit eshte zhdukur ne thellesite e detit tha: "Kur egziston vakum (zbrazti) ne informim, atehere njerezit fillojne dhe spekullojne". E perse te mos spekullojne kur mungojne argumentet bindese, ose me mire me thene kur argumentet fundosen ne det.....?
 
Top