"Vret veten sepse i ngordhi qeni"

Megg

Carpe Diem
Një 44-vjeçar anglez i quajtur Steven Anderson vari veten, pasi u detyrua të çonte qenin e tij tek veterineri për një injeksion vdekjeprurës, raportoi gjatë ditës e përditshmja “The Sun”.Shofer kamioni, Anderson u gjet i varur në një pemë pranë shtëpisë së tij, me trupin e pajetë të qenit 7-vjeçar, pranë vetes.
qeni2-199x300.jpg

Një mik i tij tha: “Qeni ishte gjithçka për të, ishte si një familje. Është e qartë se ai nuk e përballoi dot dëshpërimin e humbjes së kafshës dhe se e pati të pamundur të konceptonte jetën pa të.
Ai ishte aq i dashuruar pas qenit, sa në çdo gjë që bënte shoqërohej prej tij”.Kafsha ishte sëmurur përpara pak kohësh nga një sëmundje e pashërueshme dhe një injeksion vdekjeprurës ishte e vetmja mënyrë për t’i kursyer disa javë dhembje, përpara vdekjes së pashmangshme....:(
 

gangsterja

Primus registratum
Qeni eshte miku me besnik i nje personi,edhe un kam vuajtur kur me ka ngordhur nje kotele shume njerez jane te lidhur me kafshet shtepiake.
 
Top