Vrau vajzën shtatzënë, prokuroria: 30 vjet burg për Doksan Dushkun

1432207977doksan-dushku.jpg


30 vjet burg kërkon prokuroria e Krimeve të Rënda për Doksan Dushkun. Ai akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Më 28 maj të vitit të kaluar, në fshatin Sllatinë të Dibrës, Dushku vrau me armë zjarri vajzën e tij, Fatmira.


Kjo e fundit ishte shtatzënë dhe e pamartuar, gjë që nuk pranohej nga familja e saj. I ati pranoi krimin dhe përfitoi gjykim të shhkurtuar, duke përfituar ule me 1/3 e dënimit.

Ndërkaq, prokuroria kërkon 1 vit burg për djalin e tij, Lulzim Dushku. Ai akuzohet për veprën penale të pengimit të zbulimit të së vërtetës. Edhe këtij të fundit, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

/ Top Channel
 

joetisti_

Locus omnem
Poshtersi!!
Shqiptaret duhet te kalojne edhe nja 50 vjet qe te ambientohen me nje realitet qe eshte pa mendje te ndryshkur. Le ta veme pak veten ne pozicionin e tij si prind edhe pse mund te mos jemi prinder. A i hiqet jeta femijes sepse te ofendoi, si ne kete rast? A ka ofendim qe mund te justifikoje marrjen e jetes dhe per me teper te femijes tend?

Poshtersi!!

Ajo qe ndodhi ndodhi sigurisht, por ata burgun duhet ta bejne te plote sepse gjaku i pafajshem s'do te gjeje paqe nen dhe per ate padrejtesi te pashlyeshme.
 
Top