Vrasjet ne emer te KANUNIT
Redi
Forumium praecox
Vrasjet ne emer te KANUNIT
Po me krijohet pershtypja se tashme Kanuni ka mare qytetarine, eshte legjitimuar heshturazi si nga reporteret e mediave si nga politikanet e parlamentaret sepse te gjitha keto kategori kur u flet per kete kategori te pergjakshme ngrejne supet dhe te pergjigjen pak a shume se ky eshte Kanuni, te cilit keta njerez i binden verberisht brez pas brezi dhe prandaj s'ke ci ben.
Djem te rinj, 14 vjecare jane vrare kot se koti ne vend te dikujt tjeter, qe eshte arratisur.
Duhet qe ti ndodhe dikujt prane nesh qe te sensibilizohet e te levizin nga vendi ?
Si mund ta zhdukim kete fenomen mjestar nga shoqeria ?
Redi
manga
Primus registratum
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
Fillimisht postuar nga Redi:
Si mund ta zhdukim kete fenomen mjestar nga shoqeria ?
hiqet vet kur shoqnia t'(ri)evoluoje n'humanizem e renesance...
TEDI
Valoris scriptorum
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
Veshtire Se Ndodh kjo gje Redi eshte shume e veshtire dhe Enveri ME Diktaturen e tij nuk arriti ta shuante dot . Mbase pas disa kohesh mund te ndryshohet ndonje gje por eshte pak e veshtire ...
Iliri
Primus registratum
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
Me ane te ligjit. Denimit me vdekje te atyre qe e perdorin Kanunin per te vrare?
artan
Primus registratum
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
kanuni do te zhduket vetem me ane te ligjit . ne qofte se ligji arreston dhe denon ata njerez qe vrasin etj, me burgim te perjetshem atehere askush nuk do te kishte nevoje per hakmarrje. kur fajtori eshte ne burg ne ke do te hakmerresh, ne anetare te famijes? ajo nuk eshte e drejte.
B
Primus registratum
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
Redo ke hapur kete teme dhe mire bere.
Pyetja shtrohet se si mund te hiqet ky ves,zakon mesjetar.
Asnje lloj veshtiresie nuk ka dhe populli di cfare pergjgje te jape dhe gjithashtu di te tregoje se sa i gatshem eshte per te, vetem e vetem qe Kanuni te humbase njehere e mire legjitimitetin e saj.
Po deshe lexo pak histori amerikane qe te kuptosh pergjigjen time
AnaBlue
Forumium maestatis
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
Kanuni ka ligjet e vjetra te popullit tone. Ne ate kohe ashtu mendohej drejtesia dhe ashtu behej. Sot eshte nje forme shume e organizuar e ligjeve qe zbatohen ne vende te zhvilluara te planetit tone. Por ne Shqiperi nuk po duket se Kanuni te zevendesohet nga nje sistem i ri ligjesh te reja dhe moderne. Lind pyetja: Pse?
Mendoj se nuk kemi pasur ligje te respektueshme qe te zbatohen dhe te pelqehen nga shumica e popullsise. Ne kohen e turqise, apo periudhen e shkurter te Zogut, apo periudhen e komunizmit nuk kemi pasur ligje te aprovueshme nga popullsia. Mos harrojme se popullsia shqipetare veriore eshte nje popullsi luftarake ku besa eshte shume e rendesishme. Kjo popullsi nuk ka besuar ne ligjet e mevonshme dhe ka refuzuar (une mendoj me te drejte) ti perdori. Kur te vije koha qe ligje te reja te moderuara, te drejta dhe qe te zbatohen me ndershmeri te vihen, jam e sigurt se ligjet e Kanunit do ngelen vetem ne liber. Familja e te vrarit nuk do detyrohet me marri gjak, kur ligji do e beje nje gje te tille.
Prizreni
Primus registratum
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
Guardian Angel,Plotesishte pajtohem me ty,Kete ves te keq munde t`a zevendesoj vetem ligji i drejte dhe zbatimi i tije i 100%,pra te mos kete njeri mbi ligjin,Mirpo kete vakuum te ligjit po e zevendeson ky ligji mesjetare dhe famekeq,Kanuni i Leke Dukagjinit,Prandaj kjo do te vazhdoj derisa te mos funkcionoj ligji.
DriniS
Ecejak
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
Kanuni ne thelb eshte dicka shume me vlere, dhe hartimi i ligjeve te tij ne ate kohe, ka qene per mua nje gjenialitet. Por keto kohe ai nuk eshte sic duhet te kishte qene, por i ekstremizuar.
Si mund te luftohet? Kjo duhet pare qe nga lindja e tij, dhe shkaku i rrenjosjes se tij thelle tek njerezit.
Kam folur me disa njerez qe kishin njohuri ne te, dhe pergjigja e tyre ishte se ligjet e kanunit jane zhytur thelle tek njerezit prej kishes katolike te asaj kohe. Kjo Kishe ne ate kohe ka qene gjithmone si nje shtet qe punonte per interesat e veta, kujtoni kryqezatat qe u bene pa shkak llogjik, te cilat Kisha ortodokse as nuk i ka cuar ndermend ti bente.
Pra se pari eshte detyre e Kishes katolike qe te afroje njerezit dhe ti binde ata nepermjet Fjales se Zotit te pajtohen.
Se dyti, ka shume te beje pervec zbatimit te ligjit nga ana e shtetit dhe institucioneve te saj, edhe zhvillimi ekonomik dhe arsimor. Njerezit ne veri nuk kane te njejtat kushte qe kane ata ne shqiperine e mesme dhe ne jug.
Se treti, mos mendoni se vetem me zbatimin e ligjit njerezit e harrojne kanunin, pasi u zbatua 50 vjet ligj e rend ne kohen e Enver Hoxhes, dhe nuk mjaftoi per ta zhdukur kanunin qe u shfaq edhe pasi nderroi sistemi.
Me kane treguar kete gjithashtu: Kur dikujt i kane vrare nje te aferm, te tjeret ia japin kafen nga poshte kembeve per ta prekur ne seder qe te marri hakun, dhe e njejta gje edhe me tjetrin qe eshte ne hasmeri, dhe keshtu zgjatet zinxhiri i vrasjeve, si shkak i sjelljes se njerezve te tjere. Per kete disa njerez do te preferonin burgun qe te mos ua jepnin kafen ne menyre fyese, dhe do merrnin hakun, prandaj nuk eshte e vetmja zgjidhje ajo e ligjit.
Ky ishte opinioni im.
B
Primus registratum
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
Kanuni ne thelb eshte dicka shume me vlere, dhe hartimi i ligjeve te tij ne ate kohe, ka qene per mua nje gjenialitet. Por keto kohe ai nuk eshte sic duhet te kishte qene, por i ekstremizuar.
Shume mire qe e pranon rendesine e Kanunit dhe qe thua se ka pasur vlere te madhe.
Edhe une jam dakort me kete pike.
Gjithashtu per perdhunimin qe i eshte bere ligjeve te kanunit te Lekes gjate kesaj kohe jam dakort sepse kane ndodhur krime qe nuk i perkasin veriut te Shqiperise.
Thjesht me evolimin e kohes njerezit kane kaluar ne ekstreme dhe ky brez nuk e di cfare do te thote Kanun i Leke Dukagjinit.
Ketu hyjne shume faktore qe kane krijuar ate lloj ekstremizmi dhe qe ndoshta do ti gjejme kohen te zberthejme.
Si mund te luftohet? Kjo duhet pare qe nga lindja e tij, dhe shkaku i rrenjosjes se tij thelle tek njerezit.
Epo Drino si thua ti?
Kur kete popull e lane perseri pa shtet pa ligje dhe kur njerezit synojne te veprojne ne ekstrem ne kohen e tanishme kur dhe shteti eshte pothuajse ne Koma, une do te thoja se keto ligje jane nder me te mirat qe veprojne ne Veriun e Shqiperise.
Mund te ndodhin per disa vjet krime te tilla, por besoj qe me pas do te kete ulje kriminaliteti sepse njerezit do te ndergjegjesohen si ne kohen para Diktatures duke kuptuar se kanuni i Lekes permban ligje te rrepta dhe qe nuk te fal qofte edhe per nje meter toke qe nuk eshte e jotja.
Besoj kur nuk ka shtet, njeriu ka eksperiencen e kaluar per ta zgjidhur ate.
Kam folur me disa njerez qe kishin njohuri ne te, dhe pergjigja e tyre ishte se ligjet e kanunit jane zhytur thelle tek njerezit prej kishes katolike te asaj kohe. Kjo Kishe ne ate kohe ka qene gjithmone si nje shtet qe punonte per interesat e veta, kujtoni kryqezatat qe u bene pa shkak llogjik, te cilat Kisha ortodokse as nuk i ka cuar ndermend ti bente.
Fjale ne ere lum miku.
Me vjen keq per ty sepse edhe nje shok qe ke aty afer teje mund te te ndihmoje te pakten te kaperdish kete genjeshter qe i ka kembet e shkurtra.
Ne mos je mysliman duhet te jesh kthyer orthodoks dhe tani ndihesh krenar qe je grek, pra shqiptar i civilizuar.
Besoj keshtu e thekson ate qe shkruan ti me siper.
Ateher nje pyetje per ty Drini.
Perse jeni kaq te cthurur dhe as qe deshironi te i permbaheni te vertetes dhe ligjeve te natyres.
Sepse te gjitha ligjet eksistuese kudo jane jane ligje qe kane dale si nevoje per mbrojtjen e popullates.
Cfare ligjesh zbaton feja Orthodokse Drino a nuk me thuan?
Perse edhe sot e kesaj dite kisha orthodokse po paguan me miliona dollare jo vetem te ju nderroje fene por edhe emra e mundesisht atje ku jeton ti te ju quaje Voriopiriotas, pra Greke dhe jo shqiptare ashtu sikur jeni.
Gjate kohes se qendrimit tim ne Greqi Papa i Romes beri nje vizite te Papa Orthodoks ne Greqi dhe nga qe Papa i Romes i u falte Zotit te madh per gabimet historike, Papai grek duartrokiste si i marre per fitoren ndaj Papes se Romes(pune fesh).
Neqoftese nuk e ke degjuar do ta degjosh me vone ate lloj historie.
Se treti, mos mendoni se vetem me zbatimin e ligjit njerezit e harrojne kanunin, pasi u zbatua 50 vjet ligj e rend ne kohen e Enver Hoxhes, dhe nuk mjaftoi per ta zhdukur kanunin qe u shfaq edhe pasi nderroi sistemi.
Drino me duket se qenke edhe ti komunist i thekur.
Kisha nje fare dyshimi por kjo qe shkruajte ma beri realitet ate qe mendoja.
Do te ta shpjegoj perse ndodhi keshtu?
Te te bej nje pyejte Drino.
Perse ju perseri jeni kasape te lekut dhe te cmendurive historike?
Perse edhe sot jeni figurantet me te keqinj te popullit?
Ja ku e ke klasen Orthodokse dhe Jugore ne pushtet qe sla gje pa vjedhur ketij populli.
Perse ai Enveri Juaj e beri armik Ahmet Zogun?
Ndoshta sepse ai zbatonte ligjet e kanunit apo ??????
Prej nga ishte Enveri Juaj dhe ku u krijua celula e Kallamboqit te Evropes Lindore?
Jeni shume dinake:
Epo thote nje fjale popullore se:
Me kane treguar kete gjithashtu: Kur dikujt i kane vrare nje te aferm, te tjeret ia japin kafen nga poshte kembeve per ta prekur ne seder qe te marri hakun, dhe e njejta gje edhe me tjetrin qe eshte ne hasmeri, dhe keshtu zgjatet zinxhiri i vrasjeve, si shkak i sjelljes se njerezve te tjere. Per kete disa njerez do te preferonin burgun qe te mos ua jepnin kafen ne menyre fyese, dhe do merrnin hakun, prandaj nuk eshte e vetmja zgjidhje ajo e ligjit.
Kjo lloj metode ka efektet e veta Drino por kur nuk ka shtet njerzit veprojne sipas rregullave te percaktuara ne Kanun.
E them edhe njehere:
Ne shuhemi por edhe shtohemi.
Ne fudn njeriu ka lindur per te vuajtur, por qe nuk eshte ekstremist ashtu sikur ndonje qe deshiron ta paraqese keshtu realitetin.
Sa per punen e kishes do beje mire ta lerje ne nje ane dhe te diskutoje pa anshmeri.
Jam dakort ne nje pjese te shkrimit dhe i bashkohem mendimit tend, por qe ta lesh njeriun pa Zot(me kupto)ashtu sikur beri Dardha me Zanin etj qe hengri jo pak koka te pafajshmish me duket krim.
Ka nga ata orthodokse nga jugu i Shqiperise qe kur u kane vrare ndonje te aferm kane ditur ta marrin hakun ashtu sikur e citon Kanuni sepse nuk ka pasur ligj dhe shteti ka qene ne Koma.
Shpresoj qe nje dite ky liber ligjesh do te zhduket dhe vendin e saj do ta zere ligji qytetar i vertete dhe jo ai diktatorial.
Edhe dicka deshiroja te thoja qe nuk jane ligjet e Kanunit qe lene prapa Veriun por .............
DriniS
Ecejak
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
Qe kisha katolike e asaj kohe ka patur ndikim ne rrenjezimin dhe ekstremizimin e ligjeve kanunore, kete e kane thene njerez me ca pare mend ne koke, dhe jo fjale ne ere. Une po them ate qe me kane treguar dhe ato qe mendoj. Se ti i quan fjale ne ere, tjeter muhabet.
Qe kisha ortodokse greke ben dhe gjera te pista, kete e pranoj dhe une, por qe me thua se kam qene mysliman dhe jam nderruar ne grek e ortodoks, une e marr per fyerje, pasi ti nuk me njeh kush jam dhe cfare origjine kam. Persa i perket ortodoksise, mos harro qe Shqiperia ka patur dhe kishen ortodokse te Nolit. Mos i bej ortodokset shqiptare automatikisht greke e tradhetare sepse nuk po di cfare po flet.
Ti thua se une jam komunist, pune per ty. Thuaj cfare te duash, kaq ta besh dhembin, nuk me behet shume vone se cfare mendimesh apo pershtypjesh ke ti ndaj meje. Dije vetem qe ne te gjitha rastet ke per te qene gabim pasi ne realitet s'me ke njohur asnje gram. (Po i kthehem temes)
Kjo lloj metode ka efektet e veta Drino por kur nuk ka shtet njerzit veprojne sipas rregullave te percaktuara ne Kanun.
Sic permenda dhe ne postimin e kaluar, edhe kur ka zbatim ligji dhe rendi, nese njerezit ta japin ne kete menyre kafene duke te ofenduar terthorazi qe te nxisin te vrasesh dike e te marresh nje jete, nuk ka ligj diktatori apo demokrati qe te te ndaloje te vrasesh dike qe te mos te te fyeje shoqeria e njerezit. Kete doja te thoja ne postimin e kaluar.
Nga ana tjeter, kur mblidhen pleqte dhe i shkojne nje familjeje qe te shuhen hasmerite, dhe familja nuk pranon, atehere e ka fajin kanuni apo ajo familje qe do gjak?
Persa i perket Nanos, atyre cubave laluce e labe e te tjere nga jugu, ajo eshte teme me vete, une po diskutoja per rendesine e Kanunit dhe per keq-interpretimin e tij nga njerezit.
TEDI
Valoris scriptorum
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
Jam Dakort me Drinin . Sepse kjo gje ndodh gjithandej ne zonat e nxehta te kanunit . sipas ligjit te kanunit Gjaku duhet te merret Brenda dites dhe nese nuk kap Autorin qe e ka kryer krimin ahere ke te drejte deri ne gjak te 3 te atij personi te marresh hak . Kjo gje mund te zhduket vetem pas kalimit te ketij brezi qe jemi tani them baballaret tane jo gjysherit .Vetem atehere nese do mund te civilizohet pak me teper dhe duhet me shume pune nga Qeveria qe te ndaloje keto gjera dhe nga vete njerezit qe ti civilizojne pak keto ligje . Perndryshe perjete do eksiztoje Ligji i Kanunit...
Tasi
Primus registratum
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
Per ata qe jane perkrahes te kanunit, dmth qe na tregojne vlerat e tij!
Me tregoni se une nuk arrij dot ta marr vesh, si e justifikon kanuni vrasjen e nje femije 10 vjec?
Rasti eshte konkret dhe ka ndodhur kete pranvere ne rrethinat e Shkodres kur u vra nje femije 10 vjec ne emer te kanunit. Ai ishte duke ikur per ne shkolle dhe u vra nga nje 20 vjecar perpara shkolles se tij. Pra, ngjarje e vitit 2002.
Kush jane argumentat e juaja per kete rast dhe me tregoni si mund ta parandalonte ligji KAFSHERINE e vrasesit?
Mirditor
Primus registratum
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
O Lenard
E lxova qata si shkrujte ti e sma mushe menen.
Rini a si ka emnin qai si shkrujti per punen e kafes ka te drejte ene sban me rrejte.
Une e pershnes at mecin qi shkrujti dhe falneroj se nja 50 vjet besa pshtum mer e qitash ka plas prape.
Kanuni sban ma mor patriot, e duhet me heq dor prej saj.
Qitash kan ardh kohe tqera.
Pershnetje tgjithve
TEDI
Valoris scriptorum
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
Tasi asnje nuk eshte Dakort qe Kanuni te jete por themi qe eshte pak e veshtire qe te hiqet Nga Mendja e njerezve dhe eshte Nje Plage e shoqerise.
Tasi
Primus registratum
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
Tedi
Dikush ketu ka shkruar dhe ka thene :
...Prandaj kjo do te vazhdoj derisa te mos funkcionoj ligji...
ose dikush tjeter...
Kanuni ne thelb eshte dicka shume me vlere, dhe hartimi i ligjeve te tij ne ate kohe, ka qene per mua nje gjenialitet. Por keto kohe ai nuk eshte sic duhet te kishte qene, por i ekstremizuar...
Pra, gjenialiteti duhet te modernizohet qe te mos kemi ekstremizma??? :tipsy:
DriniS
Ecejak
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
Tas, mos e keqkupto, ajo do duhej modernizuar dhe MIREKUPTUAR ne thelb, qe te zbatohej atehere kur mungon shteti dhe zbatimi i ligjit prej shtetit. Duke qene se njerezit ne veri kane ngelur te prapambetur nga disa aspekte te jetes, per kete shkak kanuni eshte i veshtire te ndalet prej tyre.
Tasi
Primus registratum
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
Or çun me syze,
e kupton se cfare thu apo jo?
Nuk ka asnje justifikim per zbatimin e kanunit i modernizu apo primitiv ne vitin 2002.
Nese duhet gjykuar si fakt historik atehere mundet, por te pranosh qofte dhe minimumin e tij kjo nuk mund te kete kuptim sot.
Tema eshte fare e qarte:
Si mund ta zhdukim kete fenomen mesjetar nga shoqeria ?
Nuk jam i keqkutuar dhe une e besoj qe ti je nga te kater anet kunder tij, por nuk te lejohet as ty, as mua dhe as kujt tjeter te justifikoje BARBARINE E TIJ, qofte dhe me faktin qe ne veri kane ngelur te prapambetur nga disa aspekte te jetes
Ashpersia e jetes deri ne nje fare mase rregullohet nepermjet ligjit, cdo forme tjeter rregullimi ka rezultuar e deshtuar.
Eshte tjeter gje elasticiteti i mjetit rregullues, pra ligjit.
TEDI
Valoris scriptorum
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
Pra, gjenialiteti duhet te modernizohet qe te mos kemi ekstremizma
Sic e kam shkruar me siper .Duhet te nderrohet Ky Brez Aktual qe te Eliminohen Ekstremizmat .Vetem atehere mund te kete ndonje shprese qe LIgjet E Kanunit te elimininohen Ne Maksimum...
edda
Primus registratum
Re: Vrasjet ne emer te KANUNIT
Duhet te nderrohet Ky Brez Aktual qe te Eliminohen Ekstremizmat .Vetem atehere mund te kete ndonje shprese qe LIgjet E Kanunit te elimininohen Ne Maksimum...[/QB][/QUOTE]
Tedi kur nuk u eliminuan per 50 vjet zor se eliminohen me edhe per faktin qe brezi i ri shqiptar eshte shume me i eger (te pakten nga ato qe lexoj neper gazeta sepse sjetoj prej vites aty).
Pra se pari eshte detyre e Kishes katolike qe te afroje njerezit dhe ti binde ata nepermjet Fjales se Zotit te pajtohen
ai m..enveri na beri te pafe i dashur drin
Top