Vranicki: Berisha, si i pengonte zgjedhjet e 97

Vranicki: Berisha, si i pengonte zgjedhjet e 97

Sot "Korrieri" boton pjesen e fundit te kujtimeve te ish Kancelarit te Austrise Franc Vranicki, per kohen kur ai ishte i derguari special i OSBE per zgjidhjen e krizes se 1997: Te dhenat e sherbimeve te huaja sekrete ne Shqiperi, marreveshja e 9 majit, aventura e tmerrshme e zhvillimit te zgjedhjeve dhe mendimi i larte per Presidentin Rexhep Meidani

- vijon -

Nga Franc Vranicki

Me epersine e italianeve, demonstruar dukshem ne MPF, te pakenaqur ishin vetem francezet, te gjithe te tjeret nuk e paten problem. Po aq pak problem sa e pata edhe une me Ministrin Austriak te Mbrojtjes Eerner Fasslabend, kur ai pas disa ec-e-ja-kesh ra me ne fund dakord te dergonte nje kontingjent austriak. Ne pergjithesi zyrat federale i ndiqnin me interes dhe i mbeshtesnin perpjekjet e ish-Kancelarit te tyre Federal. Vetem nga Kabineti i Kancelarit Klimas vinin ndonjehere kerkesa dhe pyetje mosbesuese se mos u kishte ndodhur gje te derguarve austriake. Ne kete pike duhet theksuar se gjate misionit te 1997-es ne Shqiperi nuk u demtua asnje prej pjesetareve te MPF-se.

Nje pervoje interesante pata me dosjet e sherbimeve te ndryshme sekrete. Per nga paraqitja e detajuar dhe nga saktesia me te besueshmet ishin- ashtu sikurse edhe pritej- informacionet nga burime italiane, por ne vend te dyte renditeshin informacionet e siguruara nepermjet sherbimeve austriake. Materiali i vene ne dispozicion nga gjermanet ishte ne menyre te dukshme shume prapa nga ai i siguruar nga Italia dhe Austria, por gjithesesi situohej me mire se ai i amerikaneve.

Pak para zgjedhjeve me plot shtate mije trupat nga Italia, Danimarka, Franca, Greqia, Rumania, Turqia dhe Austria, MPF kishte arritur forcen e duhur. Megjthate kishte ende disa pengesa per te kapercyer, mes te tjerash sepse komanda ushtarake fillimisht nuk pranoi te siguronte zgjedhjet, pasi nuk dihej nese kjo mbulohej nga mandati i Keshillit te Sigurise se OKB-se. U deshen serish biseda te gjata, per t'u siguruar qe pjesetaret e MPF-se do te merrnin persiper mbrojtjen e Grupit te Asistences Teknike per zgjedhjet si dhe ate te vezhguesve te huaj afatshkurter dhe afatgjate. E gjithe kjo ishte serish nje parakusht, qe Keshilli i Europes dhe OSBE te rekrutonin nje personel te tille. E thene ndryshe: Pa MPF-ne zgjedhjet nuk do te ishin zhvillluar.

Megjithese ekzistonte tashme nje vendim i Qeverise se Koalicionit dhjete-partiak per te mbajtur zgjedhjet parlamentare perpara fund-qershorit 1997, kishte shume shenja qe tregonin se disa aktore te skenes politike shqiptare nuk e merrnin seriozisht zbatimin e ketij vendimi, per te mos thene se e sabotonin ate. Pas bisedash te tjera, qe dukeshin se nuk do te kishin fund ndonjehere, i'a dola qe ne daten 9 maj te mblidhja partite politike per nenshkrimin e nje marreveshjeje politike. Ne kete marreveshje ishte ankoruar baza per nje konsensus mbi menyren e zgjedhjes dhe njohjen e rezultatit te zgjedhjeve nga te gjithe forcat politike qe merrnin pjese ne qeveri. Gjithesesi ne Shqiperine e vitit 1997 nje kontrate dhe rrethanat reale i ndante nje humnere e tere. Ne debatet mbi nje ligj te ri zgjedhjesh binin ne sy dallueshem pengesat e ngritura here pas here nga presidenti Berisha. Nese fakti, qe anketimet kishin rezultuar negativisht per Partine e tij Demokratike, ishin dhe arsyeja qe ai nuk deshironte te bashkohej me askend, qe nuk ishte teresisht i te njejtave pikepamje si edhe ai, mbetet ende nje pyetje pa pergjigje.

Une mobilizova kryetare qeverish dhe ministra te jashtem te shteteve te OSBE-se qe sipas mundesive te tyre te ndikonin ne partite shqiptare. Kancelari gjerman Kohl mendonte: "Berishen une mund ta ndikoj, vetem se kjo nuk do te na vleje per asgje". Natyrisht Berisha nuk ishte i vetmi qe nuk kishte asnje shenje entuziasmi ne lidhje me zgjedhjet. Ambasadori Grubmayr shprehej keshtu ne nje raport me shkrim: "Here pas here kisha pershtypjen pothuaj te pagabueshme, se ne- te huajt- ishim te vetmit qe donim patjeter, qe zgjedhjet te zhvilloheshin. Shqiptaret- deri ne nielet me te larta qeveritare- sipas mentalitetit te tyre ndiheshin me teper spektatore te shqetesimit te ethshem te pergatitjeve te zgjedhjeve, si protagoniste te te cilave ata shikonin para se gjithash forcat nderkombetare pjesemarrese".

Vetem pas kercenimit, se MPF-ja ne rast deshtimi te procesit zgjedhor do te terhiqej menjehere dhe se institucionet financiare nuk do te vinin me ne dispozicion fonde per rindertimin e Shqiperise, munda te arrija gradualisht gatishmerine per bashkepunim. "Pa zgjedhje nuk ka para" ishte fjalia ime standart neper intervistat televizive ne Tirane.

Per te parandaluar manipulimet apo deri edhe mashtrimet ne zgjedhje pranova propozimin e nje kolegut tim te OSBE-se, per t'i shtypur fletet e votimit jashte Shqiperise. Shtypshkronja shteterore italiane realizoi gratis shtypjen dhe i dergoi fletet e votimit ne Tirane, ku me pas Shtabi i OSBE-se organizoi shperndarjen e tyre ne zona te ndryshme te vendit. Ky proces duket i thjeshte dhe i kuptueshem. Por jo ne Shqiperi. Per shkak kontradiktash te brendshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ishte praktikisht asnjehere ne gjendje te jepte emrat e kandidateve, te cilet duheshin percjelle me tej per ne Itali per t'u shtypur me pas ne fletet e votimit. Gjithcka ndodhte vetem ne momentin e fundit. Gjithesesi, ndodhte. Pjese e gjithe kesaj ishin edhe mundimet mbinjerezore te bashkepunetoreve te mi si dhe durimi im qe shkonte deri ne kufijte e fatalitetit.

Gjate javeve pak para zgjedhjeve bashkepunetoret e mi austriake dhe nderkombetare me mbajten mua dhe veten e tyre ne nje tension te vazhdueshem. Dhe kulmi arriti, kur Berisha u qellua gjate nje fjalimi ne nje qytet te jugut; ai mbeti i paplagosur. Zemerimi i shume qytetareve drejtohej kunder tij pasi ai merrte pjese aktive ne fushaten elektorale si President shteti, cka binte ne kundershtim me marreveshjen partiake si dhe me etiken politike. Pa u shqetesuar shume per kodeksin e sjelljes politike ai, sikurse edhe me pare, demonstroi edhe ne raste te tjera debatesh elektorale mungesa sjelljeje korrekte. Pavaresisht nga kjo zgjedhjet munden te zhvilloheshin, dhe ishin, sikurse e percaktuan edhe vezhguesit nderkombetare "adequate and acceptable given the prevailing circumstances". Qellimi i madh ishte arritur. Zgjedhesit shqiptare, te cilet, ndryshe nga disa funksionare te tyre politikane, ishin te prirur pozitivisht drejt kutive te votimit, dhane me pjesemarrjen e tyre ne zgjedhje nje shenje te qarte te jetes politiko-demokratike ne vend dhe ruajten shtetin e tyre nga kolapsi, per te cilin forcat e brendshme destruktive nuk kishin aresye pse ta shmangnin. Keto forca, te ankoruara ne sistemin e tyre klanor dhe banditesk, edhe ne rastin e nje shkaterrimi te mundshem te Shqiperise nuk do te kishin jetuar aq keq. Standarti i jeteses, siguria sociale dhe fizike e bazes se gjere te popullsise per ta nuk perbente shqetesim.

Si fituese e thelle e zgjedhjeve doli Partia Socialiste e Fatos Nanos me 99 mandate nga 155. Partia Demokratike e Berishes humbi ndjeshem dhe arriti vetem 29 vende ne Parlament, Socialdemokratet moren 8 vende dhe partite e tjera jo me shume se kater. Nano formoi qeverine e re. Me 23 korrik Berisha dha doreheqjen nga posti i Presidentit dhe njoftoi se donte te merrte mandatin e deputetit per Partine Demokratike. Parlamenti zgjodhi socialdemokratin Skender Gjinushi si kryetar te ri parlamenti dhe te shumerespektuarin Rexhep Meidani si president shteti. Meidani, nje fizikant berthamor i arsimuar ne nivel akademik ne Tirane dhe para se gjithash ne Paris, pergjate gjithe muajve te trazuar te gjysmes se pare te vitit 1997 kishte qene nje pol i qete dhe per mua nje bashkebisedues i rendesishem dhe shume i vlefshem.

Pas zgjedhjeve dhe gjate qendrimeve te fundit ne Tirane m'u desh te kerkoja gjithmone prej Berishes, t'i permbahej marreveshjes se 9 majit, te njihte rezultatin e zgjedhjeve si dhe- edhe pse ne opozite- t'i kushtohej aktivitetit parlamentar. Ai paraqiste shume pretekste dhe fajesonte vazhdimidht ata, qe mendonin ndryshe politikisht, vecanerisht Nanon e perseri ne fund premtonte sjellje korrekte. Por nuk ia dilte. Opozita jashteparlamentare dukej se ishte ekzili i tij jetik dhe ai vazhdoi te sillej keshtu edhe per njefare kohe pas zgjedhjeve te qershori 1997. Por pa sukses te dukshem politik.

Paralelisht me aktivitetin tim ne vend rridhte edhe linja e ngritjes se nje asistence nderkombetare ekonomike dhe financiare per Shqiperine. Grupi i punes i ngritur per kete qellim u mblodh ne korrik dhe ne fillim te tetorit ne Vjene dhe hodhi bazat per konferencat e medha te institucioneve nderkombetare financiare mbajtur ne Rome ne korrik dhe ne mes te tetorit. Skena finale u luajt me pas ne konferencen e madhe te donatoreve, ne vjeshten e 1997 ne Bruksel. Komuniteti i organizatave nderkombetare financiare dhe BE-ja pergatiten nje pakete ndihme per Shqiperine ne vleren e 1,7 miliarde USD. Me keto fonde duheshin financuar projekte te infrastrukures dhe ekonomise. Eshte i hidhur fakti, qe pala shqiptare ne keto gjashte vjet pas 1997 per shkak te mangesive ne organizim dhe eficence nuk mundi te shfrytezonte ne menyre energjike kete ndihme nderkombetare, pasi ajo nuk i'a doli dot mbane te zhvillonte projekte te denja per financim. Nje iniciative e re e komunitetit nderkombetar do te ishte dicka me vend, per ta nxjerre Shqiperine nga imazhi i saj i te nenprivilegjuares dhe per ti dhene fund mendjemadhesise arrogante te Europes se vjeter perkundrejt "Skipetareve". Viti 1997 ishte nje fillim i guximshem, riskant dhe i suksesshem. Fatkeqesisht "ne internacionalet" menduam ta mbyllim teper heret prezencen, punen dhe angazhimin tone per vendin mikprites.

FUND
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Vranicki: Berisha, si i pengonte zgjedhjet e 97

mos u sill shqipetareve kujtime te hidhura /pf/images/graemlins/wink.gif
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Vranicki: Berisha, si i pengonte zgjedhjet e 97

Mbas 97, organizatat bamirese AUSTRIAKE pengoheshin te futeshin ne Shqipni.

Rezhep Mejdani therret Nanon pas shume ankesave te AUSTRIAKEVE (si gjithmone DHEPLRA NANO justifikohet me pasigurine ne vend)

Presidenti MOISIU (me dhelper se NANO) vazhdon sot e kesaj dite te ndaloje organizatat bamirese Autriake.

Preteksi qesharak;

Keto organizata (sipas Moisiut) duhet te ndihmojne ne gjithe teritorin e Shqipnis dhe jo ne zonat qe ato deshirojne.(jo vetem ne veri)


Klika e Nanos e do Shqipnine ne zonat e inflyences Sllavo-ortodokse, dhe si ha barku shum per Evropen.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Vranicki: Berisha, si i pengonte zgjedhjet e 97

Fillimisht postuar nga Fotaq:
[qb]
Nje pervoje interesante pata me dosjet e sherbimeve te ndryshme sekrete. Per nga paraqitja e detajuar dhe nga saktesia me te besueshmet ishin- ashtu sikurse edhe pritej- informacionet nga burime italiane, por ne vend te dyte renditeshin informacionet e siguruara nepermjet sherbimeve austriake. Materiali i vene ne dispozicion nga gjermanet ishte ne menyre te dukshme shume prapa nga ai i siguruar nga Italia dhe Austria, por gjithesesi situohej me mire se ai i amerikaneve.

[/qb]
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Vranicki: Berisha, si i pengonte zgjedhjet e 97

Fillimisht postuar nga Fotaq:
[qb]
Gjate javeve pak para zgjedhjeve bashkepunetoret e mi austriake dhe nderkombetare me mbajten mua dhe veten e tyre ne nje tension te vazhdueshem. Dhe kulmi arriti, kur Berisha u qellua gjate nje fjalimi ne nje qytet te jugut; ai mbeti i paplagosur. Zemerimi i shume qytetareve drejtohej kunder tij pasi ai merrte pjese aktive ne fushaten elektorale si President shteti, cka binte ne kundershtim me marreveshjen partiake si dhe me etiken politike. Pa u shqetesuar shume per kodeksin e sjelljes politike ai, sikurse edhe me pare, demonstroi edhe ne raste te tjera debatesh elektorale mungesa sjelljeje korrekte. [/qb]
 
Top