Re: Votoni per shqiptarin e talentuar tek " Amici
Rreth tij ne nje artikull te Metropol:
Erion Baze, talenti i ri shqiptar i “Amici”
21 Shkurt Erion Baze, balerini klasik, të dielën në mbrëmje ka mrekulluar me kërcimin e tij publikun italian. Vetëm dy ditë i janë dashur për të ‘mësuar’ dhe për t’u përgatitur për performancën e parë para publikut italian. Madje, duke u shndërruar kështu në një nga konkurrentët më të fortë të programit
Vetëm pak ditë më parë është përfshirë në shkollën e zbulimit të talenteve të reja në fushën e artit në Itali, si dhe në një nga programet më të ndjekura në shtetin fqinj “Amici”. 23 vjeçari Erion Baze, balerini klasik, të dielën në mbrëmje ka mrekulluar me kërcimin e tij publikun italian. Vetëm dy ditë i janë dashur për të ‘mësuar’ dhe për t’u përgatitur për performancën e parë para publikut italian. Madje, duke u shndërruar kështu në një nga konkurrentët më të fortë të programit.
Balerini i Teatrit të Operas dhe Baletit, një djalë i qetë, i heshtur, që dëgjon me shumë vëmendje dhe kujdes shokët e tij të “Amici”, ka arritur të habisë me talentin e tij gjatë interpretimit plot emocion të “Le corsaire”, ndërkohë që e ftuara speciale e “Amici”, Platinette, ndiqte e mahnitur, madje me ‘gojë hapur’, kërcimin e të riut shqiptar, ndërsa edhe entuziasti i mësuesve të tij ishte po kaq i madh. Për shqiptarin më të ri të “Amicit” ka nisur me këmbët të mbarë sfida e parë në këtë program, gjë të cilën do të vërtetonin edhe komentet dhe vlerësimet pozitive që mori nga shokët dhe duartrokitjet e publikut. Ndërsa Platinette do të shprehej për të se “jeni të sigurte që ky djalë ka nevojë për të mësuar?”. Sipas italianëve, “megjithëse talenti më i ri shqiptar nuk është një Kledi, Ilir apo Leon, ai duke qartë që është i të njëjtës shkollë dhe nivel”. Drejtuesja e njohur e këtij programi, Maria de Filipi, që prej disa vitesh është shndërruar në një nga përkrahëset e fuqishme të artistëve dhe talenteve shqiptare, është shprehur gjatë shfaqjes së të dielës “se ky program synon vetëm të zbulojë talentet e panjohura”.
Ka hyrë në këtë program vetëm të enjten, pas largimit të njërit prej konkurrentëve, balerinit Roberto Carrozinos, i cili braktisi shkollën për arsye personale, dhe menjëherë është kthyer në një nga ‘të preferuarit e publikut. Këtë e ka treguar edhe renditja provizore. Prej më pak se nja jave në këtë program në renditjen provizore, bazuar nga telefonatat e teleshikuesve, Erioni u rendit në vendin e katër, ndërsa në renditjen e votimin online renditet i pestë. Gjatë ditëve në vijim do të përballet me nëntë konkurrentë të tjerë, që konkurrojnë në balet, aktrim dhe këngë.
Profil
Erion Baze
Lindur në Korçë
Ditëlindja 29.12.1982
Mosha: 23 vjeç
Gjatësia: 1.80
Pesha: 65 Kg.
Ngjyra e syve: kafe
Aspirata: balerin
Shenja zodiakale: Bricjapi
Është një balerin klasik dhe ka nisur të studiojë këtë disiplinë që në moshën 10 vjeçare, i nxitur më shumë nga mamaja, që është edhe një nga përkrahëset e tij më të mëdha. Familja e tij përbëhet nga prindërit dhe nga një vëlla. Është një djalë i edukuar, i thjeshtë, i heshtur...megjithëse jo shumë! Mendon se qëndrimi larg familjes dhe shokëve të tij do t’i peshojë më shumë. është i fejuar dhe megjithë distancën dhe xhelozinë e të fejuarës së tij mendon se një marrëdhënie, qoftë edhe larg, bazohet në një besim reciprok. Për të realizuar ëndrrën e tij është gati të përballet me çdo sakrificë të mundshme, megjithëse fama mund të të tremb pakëz. Pëlqen të veshë rroba të firmuara, ndonëse vishte sipas dëshirës dhe një stili origjinal. Al Pacino është aktori i tij i preferuar dhe jeshilja është ngjyra që pëlqen më shumë. Balerin i Teatrit të Operas dhe Baletit, në maj të vitit 2003 ka interpretuar në premierën e “Katedralja e Parisit” në teatrin e Operas dhe Baletit në krah të Enada Hoxha, Gerd Vaso, Esdalin Gorani, Elona Nallbani, apo ka interpretuar rolin e palaços së oborrit në “Liqenin e Mjelmave”, etj.
Shqiptarët e famshëm të televizioneve italiane
Vit pas viti ne edicionet e "Amici” të Maria de Filippi protagonistë të fortë, por mbi të gjitha fitues kane qene studente shqiptarë të baletit në këtë Shkolle Arti Televizive. Përfaqësimi i baletit shqiptar në televizionet italiane ka filluar nga i talentuari Kledi Kadiu, i cili renditet sot ndër balerinët më të njohur të skenave italiane, Ilir Shaqiri, sot balerin profesionist në programin “Amici” krahas Kledit. Gjithashtu edhe Ambeta Toromani, balerina e parë studente e kësaj shkolle, që fitoi zemrat e italianëve me elegancën dhe talentin e saj dhe që u rendit në vendin e dytë në finalen e edicionin e parë të këtij programi. Ndërkohë që do të ishte balerini i talentuar Leon Çino, ai që do të ishte fituesi absolut i edicionit të katërt, ku do të merrte pjesë edhe shqiptari tjetër Olti Shaqiri, një nga pjesëmarrësit më simpatikë dhe të pëlqyer të këtij edicioni. Vjet gjithashtu do të merrnin pjesë edhe dy balerinë të tjerë shqiptarë Tili Lukas dhe një nga balerinët më pëlqyer dhe të votuar gjatë gjithë muajve të gjatë të programit “Amici”, Klajdi Selimi. Megjithëse në natën e fundit u rendit në vendin e tretë, Klajdi do të shndërrohej në një simbol të talentit dhe kryeneçësisë, duke qenë në pjesën më të madhe të emisioni objekt kundërshtie, madje edhe racizmi. Ndërkohë, këtë edicion të ri, në seleksionimin e parë të këtij programi do të përfshihej edhe balerini 18 vjeçar nga Patosi, Endri Roshi. Ai do të ishte shqiptari i radhës që kishte arritur të triumfonte mbi 22 mijë konkurrentët e “Amici” ishte Endri Roshi, nga Patosi. Megjithëse nuk ka studiuar në shkollën shqiptare të baletit, në sfidën e tij të parë tregoi talentin dhe mjeshtërinë e një profesionisti mes 47 konkurrentëve të tjerë. I skualifikuar që javën e parë Endri Roshi duket se tashmë i ka lënë stafetën e talenteve shqiptare balerini virtuoz Erion Baze.
marre nga
http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=24249