VOTIMET JANË KOT, DUHET BOJKOT

kastriot

Primus registratum
VOTIMET JANË KOT, DUHET BOJKOT

VOTIMET JANË KOT, DUHET BOJKOT

Për 12 vjet me radhë pas vendosjes së "pluralizmit politik" në Shqipëri janë bërë të gjitha eksperimentet e mundëshme me zgjedhjet e votimet e shpeshta, me ligjet e rregullat për sistemet zgjedhore, për organizimin e fushatave e të votimeve dhe megjithatë tani në vitin 2003 ajo që quhet "demokracia zgjedhore" në vendin tonë nuk ekziston.

Gjatë gjithë kësaj kohe kemi pasur kryesisht maskarada e karnavale zgjedhore, manipulime, lojëra me ligjet e me nenet, grabitje votash, mashtrime nëpër komisione, dredhi gjyqsore për t'ia dhënë vendin e fitimtarit atij që ishte humbës, pazare nëpër kulisa midis partive, mashtrime e intriga nga faktorët ndërkombëtarë për të krijuar situata zgjedhore që u interesonin atyre, njohje zgjedhjesh që duheshin shpallur të parregullta. Me një fjalë në Shqipëri gjatë këtyre 12 viteve gjithçka politike, morale, juridike, qytetare, organizative që ka të bëjë me atë që quhet "demokracia zgjedhore" është përdhosur. Prandaj edhe tani në tetor të vitit 2003 nuk ka e nuk mund të ketë zgjedhje të vërteta për pushtetin vendor edhe pse është bërë një fushatë shurdhuese, edhe pse më 12 tetor do të bëhen ato votimet e çuditëshme me një tur, që do të thotë "të shpallet një fitues, pa nuk ka rëndësi me sa votues".

Kur nuk ka demokraci të vërtetë zgjedhore nuk mund të pranosh se po bëhen zgjedhje. Kur nuk bëhen zgjedhje serioze , të drejta, të ligjëshme nuk ka pse të shkosh të votosh edhe kur një gjë të tillë ta kërkojnë me lutje e zhurmë të interesuarit, ose përpiqen të ta imponojnë sharlatanët e demagogjisë me lloj lloj formulash për të detyruar qytetarin të shkojë në votime apo me akuza të rënda e kërcënime se kush nuk voton merr në qafë demokracinë, dëmton interesin e përgjithshëm, madje pengon Shqipërinë të krijojë një imazh më të mirë për të hyrë në Europë.

Ka shumë arsye që tani, pak ditë para hapjes së kutive të votimit të mendojmë se këto votime janë kot dhe më mirë është të bëhet bojkot, domethënë njerëzit të mos shkojnë si jallan shahitë në kutitë e votimit sa për t'u dhënë mundësinë xhambazëve të politikës shqiptare dhe ndërkombëtare të thonë se në Shqipëri u bënë zgjedhjet dhe se këto ishin një hap përpara në demokracinë zgjedhore në këtë vend. Këtë refrenin e pështirë të ndërkombëtarëve se " këto zgjedhje ishin një hap përpara, por ka ende gjëra që duhen rregulluar" e kemi dëgjuar tashmë me dhjetra herë gjatë këtyre 12 viteve. Janë me të vërtetë të pacipë ndërkombëtarët kur zgjedhjet fund e krye të manipuluara i kanë shpallur " të pranueshme për momentin". Janë vërtetë të pacipë që edhe kur demokracia zgjedhore në Shqipëri ka pësuar fiasko ata shpallin se në saje të kujdesit, këshillavet e vëzhgimevet të tyre është bërë një hap përpara.

Do të duhej një libër shumë i fryrë për të radhitur e shpjeguar të gjitha poshtërsitë që janë bërë nga protagonistët politikë e juridikë të zgjedhjeve në Shqipëri. Pasojat e rënda të këtyre mbrapshtive zgjedhore i shohim tani me rastin e zgjedhjeve të 12 tetorit për pushtetin vendor. Tani Shqipëria ka rregullat ligjore e tektike më të këqija se çdo herë tjetër, ndonëse PD e PS u mburrën se nëpërmjet pazareve që bënë në "Komisionin bipartizan ( Ruka-Gjana) i dhanë Shqipërisë një kod të ri zgjedhor. Në fillim të fushatës zgjedhore Berisha me vrull të madh propagandoi se kësaj radhe njerëzit duhej të shkonin pa ngurim në votime pasi Kodi zgjedhor nuk linte më shteg për pasiguri, manipulim, padrejtësi. Sipas fjalëve që thoshte Berisha në fillin të fushatës elektorale puna ishte vetëm të shkonin njerëzit të votonin se të gjitha të tjerat do të funksiononin në mënyrë të përsosur. Por gjatë fushatës kemi dëgjuar pikërisht Berishën të turfullojë se po bëhen manipulime me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, se po përgatitet votëvjedhje me forcat policore, se po bëhet fushatë e dhunshme. Dëgjuam këtë Berishë të kërcënonte se PD mund të bojkotojë zgjedhjet. Partitë e vogla u çorrën e u ngjirën se të mëdhatë ua bënë me hile kur përpunuan Kodin zgjedhor, kur vendosën sistemin e votimit me një tur. Ankesat e gjithfarëshme janë po aq të shumta sa në zgjedhjet e mëparshme. Pra asgjë nuk ka ndryshuar, as në thelb as në formë. Vetëm se çdo gjë është bërë edhe më e shëmtuar.

Pse atëherë të shkojnë njerëzit në votime? Vetëm sa të thonë ata që janë të interesuar të zënë karrige të pushtetit, se kanë pushtet legjitim? Vetëm që PD e PS të pretendojnë edhe një herë se ndarjen e pushtetit midis tyre e kanë në saje të votave të zgjedhësve? Vetëm që ndërkombëtarët me cinizëm të shpallin edhe një herë se në saje të kujdesit të tyre Shqipëria e bëri dhe një hap në demokracinë zgjedhore, por ka ende rrugë për të bërë që t'u afrohet standarteve europiane?

Të nderuar qytetarë që doni të shkoni apo nuk doni të shkoni tek kutitë e votimit! Më 12 tetor nuk bëhen zgjedhje por votime. Është krejt kot të shkohet në këto votime sepse asgjë e mirë nuk do të dalë prej tyre. Do të përsëritet e njëjta gjendje politike në Shqipëri. Edhe pretenduesit e pushtetit janë po ata. I pamë gjatë fushatës se çfarë mashtrimesh të paskrupullta bënë, se çfarë sharlatanizmash shesin për politikë, se çfarë konceptesh e praktikash antidemokratike paraqesin për demokraci të përparuar. Të gjithë duhet ta ndjejnë veten të ngopur me kësi sharlatanizmash. Votimi në rastin konkret nuk ka asgjë nga shenjtëria e këtij akti qytetar, bazë e demokracisë zgjedhore. Votimin në Shqipëri matrapazët e xhambazët e politikës e kanë kthyer në një katekizëm politik dhe një ritual partiak për të mbajtur lidhur pas vetes një elektorat të caktuar, i cili në fakt u ka firuar nga viti në vit, nga një palë votime tek një palë votime të mëpasme. Fushatat e zhurmëshme zgjedhore me lloj-lloj shfaqjesh groteske të karnavaleve politike e parrullash pa përmbajtje, organizohen vetëm për të mobilizuar turmat fanatike të secilës palë jo për t'i dhënë zgjedhësve shqiptarë mundësinë për zgjedhjen e tyre më të mirë. Tifozllëku partiak ka zëvendësuar ndërgjegjësimin politik në praktikën fushatore të të gjithë pjesëmarësve të saj. Të gjithë premtojnë pothuase të njëjtën gjë, pa treguar as ndonjë metodë të ndryshme që siguron realizimin e të njëjtit premtim. Edhet tani shqiptarëve u kanë servirur po ato rrena e mashtrime. Prandaj votimet janë kot dhe duhet më mirë të bëhet bojkot.

Zgjedhësit e ndershëm nuk kanë pse bëhen me votën e tyre të pavlerë bashkëpunëtorë e bashkëfajtorë me pushtetarët që synojnë të plotësojnë qëllimet partiake e tekat individuale. Të paktën duke mos shkuar në kutitë e votimt zgjedhësit tregojnë forcën reale që ka pakënaqësia ndaj sharlatanizmit politik në Shqipëri. Edhe sikur në votime të shkojnë një pjesë shumë e vogël e shqiptarëve, pushtetarët do t'i marrin postet e tyre . Prandaj e kanë bërë ligjin që pavarësisht sesa është përqindja e pjesëmarrjes në votime zgjedhjet të quhen të vlefshme. Në fakt ligji i mirë duhet të parashikojë një nivel të caktuar të pjesëmarrjes që pastaj ndarja e votave të japë një pushtet që gjithsesi të ketë shumicën e thjeshtë të votave të shqiptarëve. Kurse tani një kryetar bashkie në Tiranë teorikisht mund të quhet një i zgjedhur edhe në rast se marrin pjesë në votime tre votues kur dy të kenë votuar për të. Pra ligji favorizon një pushtet të pakicës që do të thotë se votat nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe e nuk respektohen.

Votimi me një tur ua lehtëson punën vëzhguesve europianë dhe dy partive të mëdha në Shqipëri për të mbyllur shpejt hesapet. Ky qëndrim i bën automatikisht pa kurfarë vlere votat e atyre që nuk duan të votojnë për PD apo për PS. Ja dhe një mënyrë tjetër e zhvleftësimit të votave. Ata që nuk duan të votojnë për PS e PD e kanë kot që drejtohen tek kutitë e votimit sepse votën e tyre e kanë pa ndikim Atëherë përse duhet të shkojnë? Vetëm për të matur sa pasues kanë Genc Pollo, Paskal Milo, Skënder Gjnushi, Dashamir Shehi apo Fatmir Mediu? A nuk do të ishte më mirë që edhe këta të qëndronin në shtëpitë e tyre e të mos bëheshin jallanë shahitë të rezultateve?!

Votimet e 12 tetorit do të kenë vetëm një dobi : do të japin të dhëna se sa është niveli i pakënaqësisë popullore me gjendjen e krijuar në Shqipëri, sa është niveli i ndërgjegjësimit të njerëzve se mënyra më e mirë në kushtet e sotme, kur nuk bëhen zgjedhje reale, është të bojkotohen zgjedhjet. Ky ndërgjegjësim ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. Ky ndërgjegjësim i ka trembur protagonistët e pushtebërjes në Shqiëpri. Prandaj edhe bënë ndryshimet e mbrapshta në Kodin zgjedhor. Por ndërsa me ndryshimet në Kodin zgjedhor këta protagonistë të degradimit të demokracisë zgjedhore në Shqipëri, i garantojnë vetes postet e pushtetit, nuk mund të garantojnë edhe nivelin e mbështetjes politike. Prandaj mospjesëmarrja në votimet e tanishme ka rëndësi për të dhënë mesazhin e qartë për politikanët shqiptarë dhe ustallarët e tyre ndërkombëtarë se zgjedhësit shqiptarë nuk duan ta hanë më sapunin për djathë, nuk duan të jenë më kuklla zgjedhore që të luhet me ta.

Në votimet e 12 tetorit do të kuptohet gjithashtu se cilat kanë qenë pazaret e PD e PS për ndarjen e zonave të influencës në pushtet. Fushata elektorale u bë me potere të madhe, por ajo ishte më shumë fushatë midis Nanos e Berishës që eklipsuan gjithë drejtuesit e tjerë të partive të tyre respektive. Këta të dy bënë fushatë për protagonizëm politik personal në Shqipëri dhe për kredibilitet politik para të huajve. Revista britanike "Dhi Ikonomist" para disa kohësh dha njoftimin se si do të ndahej gjeografia pushtetore midis PD ePS. Mos vallë ajo ka dashur të na thotë se si është bërë marrëveshja e fshehtë Nano-Berisha? Ta shohim më 12 tetor.

PD e PS natyrisht i tremben shumë bojkotit sepse ky u nxjerr në shesh sa të braktisura janë nga shqiptarët. Prandaj ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe një mobilizim të madh për të bindur shqiptarët të shkojnë në votime, duke i mashtruar se me votën e tyre mund të ndihmojnë shumë në përmirësimin e pushtetit vendor në Shqipëri. Edhe sikur të gjithë shqiptarët të shkojnë të votojnë pushteti do të jetë ai që është, njerëzit janë po ato, politikat janë po ato, qeveria qendrore është po ajo. Ndryshin të dukshëm nuk do të ketë.

Tema e bojkotit të votimeve gjatë fushatës së tanishme vlon më shumë se çdo herë tjetër. Tani duket se bojkotimi i votimve po del nga suazat e reagimeve individulae dhe po kthehet në mënyrë reagimi kolektiv. Ka fshatra të tëra që bashkërisht kanë kërcënuar me bojkotim. Ka shtresa të caktuara njerëzish që bashkohen për interesa të caktuara dhe kërcënojnë me bojkotim. Kjo është dukuri e re që tregon për një vlerësim të ri të rëndësisë e forcës së votës. Pushtetmbajtësit e pushtetkërkuesit i kanë marrë masat (anti) ligjore të mbrohen nga këto bojkotime. Por dëmi politik që ata do të kenë është shumë i madh. Është hera e parë që në Shqipëri bojkotimi i votimeve përdoret si armë e reagimit kolektiv jashtë direktivave partiake. Ky është zhvillim pozitiv që shpreh rritjen e pakënaqësisë me politikat e dështuara partiake dhe largimin nga ndikimet e manipulimi partiak në zgjedhje.

Politikanët partiakë dhe analistët politikë e kanë trajtuar me shqetësim problemin e bojkotimit të votimeve qysh në fillin të fushatës zgjedhore. Fushata zyrtarisht u hap më 12 shtator 2003.. Të nesërmen më 13 shtator në gazetën "Shekulli" u botua një koment nga Mustafa Nano " A do të shkojnë shqiptarët të votojnë?". Nano tregohej shumë pesimist dhe parashikonte rritje të mospjesëmarrjes në votime për shkak se politika e politikanët që do t'i jepnin tonin fushatës ishin po ata, se zgjedhësit edhe një herë do të ballafaqoheshin me kërkesat e zhurmën e PS e PD, të Fatosit e të Saliut. Po më 13 shtator në gazetën "55" e krahut fanatik berishian botohej analiza e Qemal Sakajevës "Ndëshkimi për tjetërsimin e votave si shpëtim". Përmbajtja e shkrimit të trulloste me teorizime për mëkatet që mund të bëjnë popujt dhe ndëshkimet që pësojnë " deri me zhdukjen e tyre ngaqë u bënë popuj të prishur"". Pra me vështirësi lexuesi duhet të nënkuptonte se duhet përdorur mirë vota që populli të mos pësonte "ndëshkim për tjetërsim". Qemali e thoshte disi më qartë mendimin e tij në fjalinë se : "populli në demokraci nuk ka kurrfarë pushteti tjetër përveç votës". Kjo në fakt është një fatkeqësi e madhe po të mbetet kështu, sepse është shumë e mundëshme që edhe në demokraci populli të bëhet viktimë e abuzimit të pushtetit. Por Sakajeva nisej nga premisa se tani në Shqipëri ka vetëm demokraci dhe prandaj këtë pushtet populli duhet ta përdorë për t'ia hequr fuqinë drejtuese PS-së dhe për t'ia dhënë PD-së. Sakajeva si gjithë propagandistët berishianë këmbëngul fort në tezën se shqiptarët duhet të shkojnë masivisht në kutitë e votimit, duke qenë i bindur se kjo i siguron fitoren PD-së.

Me kalimin e ditëve ideja e bojkotimit të zgjedhjeve filloi të bëhej më e pranishme në lajmet. U shtuan njoftimet për kërcënime bojkotimesh kolektive. Kundër kësaj fryme u mobilizuan disa kryepartiakë sidoms Genc Polllo e Dashamir Shehi, të dy PDR-ve që dolën nga PD-ja. Genc Pollo shkoi deri në fshatrat e Tepelenës ku kishin kërcënuar me bojkotim kolektiv t'i bindëte se nuk duhet vepruar ashtu. Dashamir Shehi, pasi hoqi dorë nga kandidatura për kryetar bashkie në Tiranë që të mos humbiste privilegjet si deputet, me një arsyetim cinik u shfaq në ekranin e televizionit t'u thoshte shqiptarëve se pa pushtetarë nuk rrihet, prandaj populli s'ka ç'të bëjë tjetër po të shkojë e të zgjedhë nga këta politikanë që janë se të tjerë nuk ka për të gjetur. Pra zgjedhje nga zori e nga halli midis politikanëve të dështuar.

Dolën dhe predikues që mospjesëmarrjen në zgjedhje e barazuan me "indiferentizmin". Në gazetën "Panorama" më 1 tetor u botua shkrimi "Zgjedhjet dhe fitorja e indiferentëve" ku theksohej :"Fushata zgjedhore nga mënyra se si po zhvillohet, aspak e ndryshme nga ato më parë për nga përmbajtja ka bërë akoma më shumë shqiptarë se më parë të painteresuar për politikë". Por qëndrimi mosbesues i njerëzve ndaj demagogjisë politike në fushatën zgjedhore nuk është "mosinteresim për politikën". Përkundrazi më shumë duhet marrë si ndërgjegjësim politik. Në indiferentizëm politik bien pikërisht ata që kanë sjellje tejet të politizuar si militantë partiakë që shkojnë vetëm pas berihajit të liderëve të tyre pa marrë vesh se çfarë po ngjet në Shqipëri. Prandaj indiferentizëm për zhvillimet e vërteta politike tregojnë ata që vihen në pozitën e fanatikut që nuk i punon mendja, që nuk do të dijë për asgjë tjetër veç asaj që i thotë partia e udhëheqësi.

Më 2 tetor në gazetën "Panorama" u shfaq një koment tjetër edhe më i çuditëshëm nën titullin :"Kush nuk voton s'ka të drejtë të ankohet". Kryetari i Shoqatës "Tirana" kishte marrë një citat nga Tomas Pein : "E drejta e votës është e drejta e parë përmes së cilës mbrohen të gjitha të drejtat e tjera" dhe e përdorte këtë për ta kthyer të drejtën e votës në "detyrim të qytetarit shqiptar" të shkojë të votojë më 12 tetor. Ai e pranon realitetin se në Shqipëri "qytetarët ndjehen tani të zhgënjyer, të lodhur", por vlerëson se : "mospjesëmarrja e tyre vetëm sa e thellon hendekun mes gjendjes së krijuar dhe shpresës për një t'ardhme më të qenësishme..." I tërë shkrimi pasqyron interesin e shkruesit që njerëzit të shkojnë në votime që ti sigurojnë fitoren palës që i pëlqen atij, në fakt PD-së që ka një përputhje të heshtur interesi me krahun e Ilir Metës në PS për të goditur krahun e Fatos Nanos. Pra kryetari i Shoqatës "Tirana" tërë arsyetimin e tij e vë në shërbim të nxitjes së zgjedhësve të votojnë që t'i shërbejnë këtij varianti.

Kjo është punë e tij., është interesi i tij politik. Por ai nuk ka të drejtë kur hedh idenë se "kush nuk voton s'ka të drejtë të ankohet". Të drejtë për t'u ankuar më shumë do të kenë pikërisht ata që do të bojkotojnë zgjedhjet, sepse ata me qëndrimin e tyre po godasin sëmundjen që ka kapur Shqipërinë. Kurse ata që do të shkojnë në zgjedhje nuk kanë aq shumë të drejtë të ankohen sepse do të jenë "krijuesit e pushtetit vendor " të 13 tetorit. Si do të jetë ky pushtet i 13 tetorit nuk e dimë me saktësi, por ai do të jetë pushteti i këtyre forcave që kanë pushtetin vendor edhe tani, nën hyqmin e pushtetit qendror socialist që është tani. Pra nuk do të jetë pushtet i ndryshëm.

Qemal Sakajeva në komentin "Një ditë më pas ose 13 tetori" ( gazeta "55" 30 shtator 2003) ka shkruar për ditën e votimeve 12 tetor : " atë ditë s'do të ndodhë asgjë, përveç se përpjestimi i pushtetit vendor dhe provimi i qeverisë për të kryer zgjedhje të besueshme". Atëherë a ia vlen që shqiptarët të shkojnë masivisht të votojnë vetëm për kaq gjë?! Edhe duke lënë vetëm militantët e të dy palëve të shkojnë në kutitë e votimit qeveria vihet në provë dhe pushteti përpjestohet. Sakajeva na paralajmëron se "Drama për pushtet nis një ditë më pas më 13 tetor", dhe kjo dramë nuk do të luhet midis PD ePS por brenda në PS midis grupit të Metës dhe atij të Nanos që pak pas zgjedhjeve kanë kongresin partiak të larjes së hesapeve. Sakajeva e ka thënë sinqerisht : " Njëri grupim pret fitoren, tjetri pret humbjen ...Sfida është shpallur me kohë. Nano për të mbijetuar qeverinë e qeverisjen. Meta për t'ia rrënuar kabinetin e pushtetin. Sfida e parë është fituar nga metistët me votat e opozitës dhe të tyret, qeveria e radhës e Nanos u la pa ministër të jashtëm". E tërë analiza e Sakajevës përqëndrohet në zbulimin e lojës që bëhet midis Metës e Nanos për pushtet. Pra ngado që ta shohësh fushata e tanishme zgjedhore dhe votimet e 12 tetorit nuk kanë si qëllim kryesor ndërtimin e një pushteti vendor të ndryshëm, por të ndikojnë në luftën për pushtet brenda në PS. Berisha dhe opozita që drejton ai po lufton vetëm për protagonizëm politik dhe bën pazare sa me Nanon aq dhe me Metën. Luftën politke në PS le ta zgjidhin antarësia e PS gjatë përgatitjes së kongresit. Pse duhet të bëhen zgjedhësit shqiptare rezervë politike e manipuluar për këtë luftë?!

Pra bojkotimi është shumë më i mirë se pjesëmarrja në votime. PS le të qartësojë gjendjen brenda saj. PD nuk i sjell ndonjë dobi Shqipërisë edhe nëse siguron një prani më të madhe në pushtetin vendor kur pushtetin qendror e kanë socialistët. PD nuk ofron as ndonjë cilësi më të mirë pushtetarësh vendorë. Atje ku pushtetin do ta fitojë PD njerëzit do të dalin më të humbur se do të diskriminohen nga pushteti qendror.

Mospjesëmarrja në zgjedhje nuk është as indiferentizëm, as paaftësi politike, por në kushtet e tanishme të Shqipërisë është politika më e arsyeshme që mund të ndiqet më 12 tetor 2003.

5. Tetor 2003 Abdi Baleta
 
kastriot

Primus registratum
Re: VOTIMET JANË KOT, DUHET BOJKOT

BOJKOTI SI DËSHMI PJEKURIE

Po të arsyetojmë thjesht, por drejt, ende nuk kemi të bëjmë me demokraci sot në Shqipëri. Shpesh na është shitur për demokraci rendi shoqëror i këtyre 13 vjetëve, por në fakt mund ta quajmë veçse paskomunizëm, për të mos thënë neokomunizëm. Themelet e demokracisë sot përngjajnë me mitin e Rozafës. Përderisa vendin e kanë drejtuar forca politike të cilat zbatojnë parime të komunizmit, nuk duan t’ia dinë për kombin dhe që shesin interesa atdhetare me çmime qesharake, atëherë kjo nuk quhet demokraci. Në një demokraci të mirëfilltë populli voton, i votuari përfaqëson interesat e votuesit dhe, në rast dështimi, ndërgjegja e tij demokratike i thotë të largohet. Këtu edhe ka pasur largime nga pushteti apo përfaqësimi, por të shkaktuara nga dhuna, përbuzja dhe pazare nga më të ndyrat. Si rrjedhim, mjaft t’i hedhim edhe njëherë sytë jashtë shtëpive tona të lyera bukur; një vend malor pa ujë në çezma, një vend lumor pa energji elektrike, një vend bregdetar pa turizëm.

Përballemi me një palë zgjedhje të radhës dhe interesaxhinjtë e përhershëm Berisha, Nano, Zogaj, Gjinushi e të tillë janë të zotë të prodhojnë fjalë e fjalime, por aspak strategji demokratike. Ata që e thërrasin sot votuesin për t’i shkuar në kuti kanë hequr dorë me kohë nga një linjë me karakter kombëtar. Për ta është parësore vetëm zhvillimi i rajonit, lufta ndaj terrorizmit që kanos shtete të tjera dhe çinteresimi për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, e cila, duan a s’duan disa grupe njerëzish apo kombesh, ekziston. Këto grupime nuk po tregojnë as më të voglën shenjë se po ndryshojnë në dobi të kombit shqiptar, të familjes shqiptare, të kulturës shqiptare. Këto qëndrime antikombëtare provojnë t’i legjitimojnë me anë të votës së shqiptarit të thjeshtë, instinkti i të cilit nuk do ta firmoste kurrë vdekjen e vet me duart e veta.

Ç’të votosh nëse janë bërë tashmë pazaret?

Fushata duhej hapur zyrtarisht më 12 shtator 2003, por shumë parti e grupime politike ia nisën punës që në qershor, madje PD e PS e filluan më herët me një pazar të radhës që me formimin e kodit të ri zgjedhor, i cili ndëshkon partitë e tjera zgjedhore e, si rrjedhim, të përfolurën demokraci. Gjithçka ndodh që kur u diktua një pjesëmarrje e ulët (30%) në votime në dy zgjedhje të pjesshme të para ndonjë viti në Bulqizë e Elbasan. Prej kohësh në televizione tallet me zgjedhësin shqiptar edhe Gishto Zgjedhori. Nëpërmjet gojëve të atyre pushtetarëve që nuk i kanë lënë dëm pa bërë këtij kombi, ky na fton të hidhemi e të interesohemi për të vajtur në votime. Por kjo kukull tragjikomike nuk është parë të dalë ndonjëherë në ekran kur, të themi, bëhej lufta e Kosovës. As në raste të tjera kur shqiptarët kanë pasur nevojë për një zgjidhje të një problemi të tyrin. Dy partitë qeverisëse të këtyre 13 vjetëve po përdorin, sikurse kuptohet, shtypin në qëllimin e tyre për ta paraqitur si veprim mbarëshqiptar patologjinë e tyre grekofile e serbofile, të cilën çdo shqiptar e pa sa e mpirë bëhet kur rinia jonë vritet në kufi gjakftohtësisht nga grekët, këta fqinj të poshtër siç i ka çdo shtëpi. Përkundrazi, krekosen e çirren deri në ngjirje zëri apo prerje shiritash letre kur bëhet fjalë për përligjjen e pushtetit të tyre të mbrapshtë tipik komunist dhe aspak demokratik. Akoma më llafazanë janë kur duhet shkuar pas Amerikës, Anglisë apo superfuqisë së radhës. Pamundësia për të ngritur zërin shqiptar në arena ndërkombëtare e rajonale nuk është asgjë në krahasim me talljen që këta parti pushtetare bëjnë me votën e votuesit shqiptar. Pasi merret vota, mbyllen dyert e bashkive, komunave, shkollave, etj. E vetmja derë që është e gatshme të të presë është ajo e gjykatës, pas së cilës ndodhet edhe ajo e burgut.

E kemi parë PS-në të bëjë pazare me PD-në në Trieste në ’92. Tërthorazi kanë pasur edhe më parë. Pazar bënë edhe me jetë njerëzish të pafajshëm në ‘97-ën. Pazar edhe me vdekjen e Azem Hajdarit. Pazar bëri Berisha me Nanon për presidentin, kryeprokurorin, kryespiunin, etj. Pazar u bë për kodin zgjedhor. A keni akoma dyshime se nuk është vepruar kështu edhe për këto zgjedhje vendore? Ne nuk dimë ç’ndodh nën rrogoz, por media mund të jetë një tregues shumë i mirë për ç’mund të jetë paravendosur. Duke parë Gishton të rrisë pjesëmarrjen në votime, ne mund të shohim edhe mënyrën se si dhe sa bëhet propaganda për kandidatë të caktuar bashkish të mëdha. TV Klan ka marrë përsipër edhe organizime debatesh për kandidatë PS-je dhe PD-je të qyteteve më të mëdha, duke theksuar kështu edhe shpërfilljen totale që i bëhet votuesit të Këlcyrës apo Hasit. Fare mirë mund të jenë ndarë zonat e influencave bashkiake, si psh., PS-ja Tiranën, Vlorën, Durrësin, kurse PD-ja Elbasanin, Shkodrën e ndonjë tjetër. Për pazar shpalli i pari edhe Shehi kandidaturën e djathtë në Tiranë, por pasi nuk u përkrah nga PD-ja, u tërhoq. Në këtë rast, ky as që pyeti për votën eventuale të votuesit, edhe pse shpesh mburret për ato vota që ka marrë dikur në Tiranë. Profesor Turku, kandidati i opozitës në Elbasan, as që i afrohet për nga zotësia dhe karriera Prof. Diles, pararendësit të tij të PD-së që humbi zgjedhjet e shkuara vendore. Por ky mund t’i fitojë zgjedhjet nëse është vendosur kështu. Nëse do të ngjasë kështu, propaganda partiake mund të vlerësojë faktin që ai përkrahet, si në asnjë qytet tjetër, nga gati të gjitha forcat e djathta. Përndryshe, faji mund t’i hidhet votuesit bojkotues. Për t’i lënë mënjanë parashikimet e kota, kemi të bëjmë me një fakt që vërteton talljen e pushtetarëve dhe ishërve me votën e zgjedhësit shqiptar: Nëse fiton A.Turku në Elbasan, meritat do t’i përqasen mirëkuptimit dhe vetëm mirëkuptimit që partitë e djathta në këtë qytet arritën për të pasur kandidat të vetëm (gjë që nuk e bënë në Tiranë apo gjetiu). Por nëse ai nuk fiton, me siguri që Balliu, Baze, etj., do të fajësojnë zgjedhësit bojkotues dhe vetëm këta. Mospërfillja për votën fillon kështu që të nesërmen e votimit. Si ky shembull ka plot. A ta quajmë këtë një pazar të tërthortë, në dëm të votës së zgjedhësit? Ç’i ngelet zgjedhësit në këtë katrahurë të mendimit politik me drejtim jokombëtar?

Ja kujt i shërben bojkoti!

Më 24 shtator 2003, në faqen 15 të opinioneve të të përditshmes "Shekulli", është gjetur një çerek faqeje gazetë edhe për një shkrim të opinionistit Aldo Bumçi, me titull "Bojkoti nuk i shërben askujt". Autori na flet se si dy fshatra të Shqipërisë kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet për arsyen, sipas Bumçit jobindëse, se autoritetet kanë treguar indiferencë totale ndaj këtyre anëve. Por opinionisti dritëshkurtër fton votuesin e lodhur të lodhet edhe njëherë dhe të votojë kundër këtyre pushtetarëve, kushdoqofshin. "Demokracia është i vetmi sistem që bën të mundur që pakënaqësinë ta kthesh në votë kundër atyre që të qeverisin." - shprehet autori. Por nuk besoj se do të dilte një faqe gazete apo një gazetë e tërë për të shpjeguar se ky rend që jetojmë tani në Shqipëri nuk është thelbësisht një demokraci. Gjithsesi, pasi autori fton votuesin që të shkojë të votojë një tjetër forcë politike, i këshillon ata që të shkojnë sërish në votimet e ardhshme dhe të mos i votojë më as këta nëse edhe këta të rinjtë nuk u bëjnë shërbimet elementare, por gjithsesi të votojë disa të tjerë. Ne nuk duam aspak t’i thurim lavde bojkotit, siç pretendon autori. Por e shikojmë bojtkotin jo në kuptimin metafizik, siç ka dëshirë ta shtjellojë autori. Askush nuk mund të jetë për bojtkot të përhershëm. Kjo do të thoshte anarki. Vota është e drejta ime dhe nuk ma heq dot njeri pa kryer vepër penale. Por vota nuk është detyrimi im, as i Bumçit e fshatarëve të Tepelenës e Mallakastrës. Ajo është arma ime dhe duke bojkotuar zgjedhjen unë nuk bëj tjetër veçse ruaj votën time, respektin, nderin dhe përgjegjësinë time për votën time, duke shmangur një përligjje të veprimeve me karakter antishoqëror e antikombëtar të grupimeve të caktuara që kërkojnë votën time për të përligjur pushtetin që kanë zënë me marrëveshje apo kryengritje në të cilat unë, votuesi i ndershëm, nuk kam marrë pjesë dhe as do të marr.

Votuesi i ndershëm nuk i thur aspak lavde bojkotit, por ladvëron dhe lartngre të drejtën e tij për respektin që i takon votës së tij. Dhe kur ky respekt mungon nga pushtetarët e sotëm dhe të djeshëm, bij të ideve komuniste, votuesit i duhet ta respektojë vetë këtë të drejtë, duke mos e çuar dëm. Bojkoti në këtë rast i shërben dikujt; i shërben votuesit të qëndrojë larg politikave të mbrapshta dhe të hapura që disa sharlatanë e tradhtarë kurdisin në dëm të tij dhe aspiratës së tij për demokraci. Votuesi e mban mend mirë se si në 1997 u shpall fillimisht se monarkia kishte fituar referendumin, por pas pak ditësh ky rezultat u pjesëtua në dysh. Si pasojë, klasa politike e sotme dhe sidomos dypushteti PS-PD heq dorë nga krekosjet në fjalimet e tyre boshe. Kjo klasë kthehet në minorancë politike dhe humb besueshmërinë në çdo mjedis. Kur zgjedhësi bojkoton në masë zgjedhjet, klasa politike reflekton dhe shpërbëhet në pjesë më prodhuese. Konkretisht, parti që duhet t’i takonin spektrit nacionalist shqiptar kanë bërë deri më sot gjithfarë pazaresh me PD e PS. Nëse bojkotohet kjo politikë e tyre, atëherë ky spektër mund të distancohet përgjithnjë nga partitë padrone dhe të krijojë një fizionomi të tyren të pavarur, për t’iu rikthyer mbrojtjes dhe rimëkëmbjes së nacionalizmit shqiptar, në shërbim të çështjes dhe faktorit shqiptar. Kjo duhet të kthehet në përparësi, e cila të mund të prodhojë pastaj zgjedhje të ndershme, shërbim të ndershëm dhe një faktor të ndershëm shqiptar.

Bojtkoti do t’i shërbejë me këtë rast edhe frenimit të hundëfutjes pa kriter të organizmave e ambasadave të gjithfarshme mbarëbotërore në çështjet tona. Kur do t’i zgjidhim ndonjëherë vetë çështjet tona nëse ende kemi nëpër këmbë organizma evropianë të cilët mendojnë se si dhe kur të shpallin ndonjë konferencë embargoje, detyrimesh apo edhe copëtimesh të mëtejshme të trojeve mbarëshqiptare? Të përditshmet e Tiranës botuan në faqet e para me shkronja të mëdha të dhëna të një enti perëndimor sondazhesh, sipas të cilave PS-ja do të fitoka Tiranën por PD-ja do të fitoka në shkallë vendi. Të jetë ky një mesazh dhe aspak një sondazh, drejtuar klasës politike dhe jo votuesit shqiptar? Apo të jetë kjo një këshillë, dëshirë, urdhër? Këtë askush nuk e di, sepse gjendja në rajon dhe Shqipëri është kaotike për faktin e vetëm sepse shqiptarëve u mohohen të drejtat elementare të jetesës, siç është jetesa e kombit në një shtet të vetëm dhe lëvizja e lirë. Por faktori zgjedhës shqiptar ka në dorë të parandalojë këtë eksperiment të hidhur me të ardhmen e tij, ku zgjidhja më e përshtatshme për çastin është bojkoti, për t’i treguar çdo faktori tjetër se nuk mund t’ia marrë dot të drejtën e votës për t’ia përdorur sipas rastit.

Një filolog i madh ka thënë: "Në vetmi, i vetmuari shqyen veten e vet, në shoqëri e shqyejnë të tjerët. Tani zgjidh!" Kemi bindjen se zgjedhësi shqiptar do të zgjedhë bojtkotin këtë herë, për t’iu rikthyer votës kur ta shohë se nuk do t’i shkojë kot. Atëherë vota do t’i bëhet më e shtrenjtë se kurrë dhe ai që do ta kërkojë do të vijë duke iu dridhur zëri dhe duke të parë në sy, larg çjerrjeve mikrofonike. Kurse atë Gishton do t’ua lërë parlamentarëve të sotëm që ta fusin në një vrimë më të ngushtë se ndërgjegjja e tyre e ngushtë kombëtare.

Elvis Alla
 
jula

Primus registratum
Re: VOTIMET JANË KOT, DUHET BOJKOT

<span style="font-style: italic">Spostohuni tek tema &quot;Bojkotoni zgjedhjet&quot;, faleminderit.</span>
 
Top