Votat per LSI = Votat per Berishen !
Kandidatët socialistë për 12 zonat elektorale i bëjnë thirrje gjithë votuesve të tyre që të mos japin votën e tyre për kandidatët e LSI, sepse kjo do të thotë një votë më tepër për partinë Demokratike. Ata kërkojnë mbështetjen e komunitetit në shpërblim të një besimi dhe garancie reciproke për një jetë më të mirë dhe një të ardhme të sigurt me socialistët. Ky mesazh është dhënë shumë i fortë edhe dje në një miting të organizuar nga kandidatja socialiste Mimi Kodheli. Qindra njerëz kanë garantuar votën për kandidaten nëpërmjet prezencës së tyre në shesh, me brohoritjet për fitore. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili ka garantuar se duke votuar për Kodhelin, votohet për njeriun e punës, njeriun që ka përkrahur dhe vazhdon të përkrahë ndryshimin. Në vitet e saj të punës në bashki, ajo ka treguar se ka kurajon dhe forcën e pashtershme për të cuar deri në fund reformat e nisura. Në përballjet më të vështira, në punët më të rënda që kishte marrë përsipër institucioni i bashkisë, nënkryetarja nuk kishte se si të mos ishte gjithmonë e para për të dëshmuar në të njëjtën gjithë forcën e grave shqiptare. Tani, Kodheli po kërkon sërisht besimin dhe mbështetjen për të qenë përfaqësuese e denjë në parlamentin shqiptar jo vetëm e grave kryeqytetase por gjithë grave shqiptare, që kanë më tepër nevojë t'u dëgjohet zëri dhe të tregojnë se dinë të udhëheqin. Kjo është një arsye më tepër, pse vota meriton të shkojë për Mimi Kodhelin dhe bashkë me të për gjithë ekipin prej 12 kandidatësh të Tiranës, të cilët kanë dëshmuar se janë administratorë të mirë dhe përfaqësues të denjë të komunitetit. Vota për Lëvizjen Socialiste për Integrim në të vërtetë nuk është gjë tjetër vetëm një votë më tepër për partinë Demokratike. Kandidatja e zonës elektorale 35, Ermelinda Meksi, shpreh besimin se gjithë shqiptarët do ta lënë të ardhmen e tyre në dorë të socialistëve. "Mesazhi ynë është votoni socialistët që ritmet e punës të mos ndalet, që e kaluara të mos kthehet dhe që e ardhmja europiane të vijë më shpejt në shtëpitë tona". Të njëjtin mesazh jep edhe kandidati i zonës 41 të Tiranës, Spartak Poci, duke kërkuar edhe njëherë besimin që votuesit e tij i kanë dhënë një mandat më parë. Kandidati i zonës 32, Luan Rama ka deklaruar se forca politike që ai përfaqëson ka ditur të drejtojë edhe në kohët më të vështira, kur Berisha rrëzoi edhe themelin e fundit të shtetit. "Ne socialistët kemi ditur që në momentet historike t'i vëmë shpatullat vështirësive, që të marrim përgjegjësinë me vota për të mirën e Shqipërisë dhe të ardhmen dhe në 3 Korrik, mendjen, shpirtin dhe syrin ta kemi tek e ardhmja". Kandidati për deputet i zonës 42 të Tiranës dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste për kryeqytetin, Musa Ulqini, ka garantuar se në këtë zonë gjithë komuniteti i saj do të japë votën dhe besimin vetëm për socialistët. Po kaq besim garanton kandidati për deputet, Shpëtim Idrizi, duke qënë se forca politike që ai përfaqëson ka bërë dhe do të bëjë përpjekjet maksimale për të integruar cdo zonë të saj në një Tiranë të madhe dhe gjithë Shqipërinë në Europën e madhe. Kandidati i zonës elektorale 39, Petrit Malaj, ka shprehur besimin në fitore. Jemi partia e parë që kemi pranuar të na gjykojë hapur populli, jemi partia e parë që kemi pranuar bashkëjetesën në ndryshim, jemi partia që nuk njohim përjashtimin, jemi partia që respektojmë largimin, por gjithnjë ata që bashkohen me ne janë pakrahasimisht me ata që ndahen".