Vota ime ... ?!

Nobis

Primus registratum
Vota ime ... ?!

www.votaime.com

Faqja e KQZ-se me te gjitha materialet.
Kjo sfidon cdo faqe te MJAFT-it besoj <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Vota ime ... ?!

Lexo i her temat e tjera para se të hapësh temë tjetër o i ndrituri eL Pais <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Vota ime ... ?!

Fillimisht postuar nga eL Pais:
[qb] www.votaime.com

Faqja e KQZ-se me te gjitha materialet.
Kjo sfidon cdo faqe te MJAFT-it besoj <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> [/qb]
O KRSH-isti vogel <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> , pse nuk thua qe keni edhe ju nje faqe per zgjedhjet? Po o milet, para ca kohesh doli NJE (se s'ka me shume) drejtues i nderuar nga KRSH (nuk po ja permend me emrin mavrise se behen njerezit sensitive <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ) ne konference per shtyp, dhe pa pike turpi tha se kemi si projekt faqen www.votoj.com, ku do te jene 400 kandidate e bla bla bla...
Shkoni dhe shifeni, aty keni se si voton KUKESI
lol.gif
... ene asigjo aty mrena... pse nuk thu qe ju deshtoi projekti se i kerkonit kandidateve 30000 leke per t'i vene CV-ne ne faqe? Si s'ju vjen turp... po kur jeni te mbrapshte, mbrapsht keni per t'i bere edhe punet...
ene ajo e KQZ qe ti thua se ia kalon faqes www.unevotoj.com, nuk ka asgje per kandidatet brenda, dhe te gjitha lidhjet i ka me faqen zyrtare te KQZ, shkurt muhabeti, nuk hyn ne pune per asgje... <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Nobis

Primus registratum
Re: Vota ime ... ?!

Alibaba, ne rradhe te pare webin jone eshte www.votoj.org dhe eshte per tjeter qellim.Per rregjistrim vezhguesish <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
Ne rradhe te dyte sjam KRSH-ist <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
Jam nga ata qe kam antipati per ate organizate ombrelle <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Ani83

Primus registratum
Re: Vota ime ... ?!

aman se na u bete agjente reklamash te gjithe!!!
Na e shpifet!!! A ka mundesi te postoni cdo gje te vlefshme per ne popullin duke perdorur me shume etike, duke mos kundershtuar produktin e tjetrit, qe sido qe te jete ka te njejtin mund e djerse brenda (sipas takatit) si tuajin!!!

Na e lini ne te gjykojme se kush na vjen me shume pershtat, ju na informoni, noten lejuani te tjereve se s'ka lezet
 

Ariu Kolargol

Primus registratum
Re: Vota ime ... ?!

Fillimisht postuar nga eL Pais:
[qb] Alibaba, ne rradhe te pare webin jone eshte www.votoj.org dhe eshte per tjeter qellim.Per rregjistrim vezhguesish <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
Ne rradhe te dyte sjam KRSH-ist <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
Jam nga ata qe kam antipati per ate organizate ombrelle <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> [/qb]
Aq me keq akome nese ke antipati dhe lejon te te perdore ombrellaberesi per te te nxjerre si kamikaz neper intervista, protesta, te te veje te shkruash deklarata qe s'u di kuptimin e madje edhe te te lere tere diten si roje para kopmpjuterit tek Albforumi per te shajt Mjaftin
 

MLK

Primus registratum
Re: Vota ime ... ?!

Nje miku im francez qe ishte per pune tani ne Tirane me tha si eshte problemi ne Shqiperi se sa here nderroja kanal shifja nje me mikrofon perpara e kjo ndodhte ne te gjitha kanalet
eek.gif
Pjesa me e madhe e atyre qe paraqiten si kandidate jane figura te djegura e te perziera me lloj lloj pislliqesh, keshtu qe perveç votes se bardhe nuk meritojne gje tjeter. Shqiperia eshte si Teksas para 1 shekulli ku mbizoteron ligji i xhungles e ne krye vihen bandite e jo intelektuale!
 

rudi123

Primus registratum
Re: Vota ime ... ?!

Ja nje artikull shume realist per zgjedhjet ne shqiperi.


Fasule

Andrea Stefani
Kush është më i rrezikshëm korrupsioni apo autokratizmi, “Nano” apo “Berisha”? Kjo është dilema, kjo është morsa që e shtrëngon gjithnjë e më fort ballin e shumë shqiptarëve sa më pranë ndihet 3 korriku. Dhe shihet qartë se dukuria Berisha-Nano, kjo përsëritje komike në formë pluraliste e kultit tragjik të tiranit të përmbysur nga pluralizmi, ka arritur ta ngushtojë në maksimum hapësirën e zgjedhjes për shqiptarët. Ndërkaq, këta të fundit nuk po e kuptojnë se jetojnë një ngushtim të lirisë së tyre. Sepse liria është mundësi zgjedhjeje. Edhe një hap të vetëm prapa dhe do të gjendemi aty ku qemë 15 vjet më parë, te lideri dhe partia e vetme. Në fakt kjo është edhe rezultantja historike, që ofron dyluftimi po 15-vjeçar Nano-Berisha. S’ka rëndësi se kush nga ata do të humbë. Në epilog bashkë me humbësin do të vijë edhe fitimtari, triumfatori dhe pastaj, shqiptarët jo vetëm nuk do të kenë më se çfarë të zgjedhin, por rrezik se nuk do të guxojnë më të zgjedhin. Nuk do të guxojnë më të jenë të lirë. Tamam si dikur…Dhe ka vetëm një mundësi shpëtimi. Që “Ata” të humbasin të dy. Triumfi i Nanos ose Berishës nuk mund të mos ketë pikërisht të njëjtin rezultat, tkurrjen e frikshme të lirisë. Edhe në këtë këndvështrim ata janë identikë si rreziqe për demokracinë. Për nga kultet, dominimi i partive apo rrjedhojat politike, Nano dhe Berisha i ngjasojnë njëri-tjetrit si gjysma e majtë e një kokrre fasuleje i ngjason gjysmës së djathtë të saj. Një fasule që shqiptarët e kanë gëlltitur për mbi 40 vjet. Midis këtyre dy alternativave nuk ka një të keqe më të vogël. Tashmë flitet, madje Berisha dhe Nano kanë deklaruar, me ose pa ambiguitet, se po të humbasin do të largohen. Dikush mund të mendojë se largimi i njërës nga kokat do të ishte edhe një përgjysmim i të keqes me dy kokë. Harrohet se e keqja më e llahtarshme që i ka bërë zap shqiptarët ka qenë e keqja me një kokë, e keqja triumfatore që paraqitet si “çlirimtare”, e keqja e mbetur pa rival, e keqja absolute, totale. Dhe askush nga politikanët e sotëm nuk mund t’i konkurrojë Nanon dhe Berishën për nga kulti, masa e fanatikëve, forca, influenca, dominimi, apo sundimi, askush tjetër nuk mund të sillte një “detantë” të re. Por, edhe sikur Shqipërisë të mos i duhet një politikan i tretë që do të dilte më i fortë se Nano dhe Berisha. Do të qe e njëjta gjë. Nanon dhe Berishën, këta Goliadhë të demokracisë duhet t’i mundë sistemi, partitë e vogla, politikanët e “vegjël”, duhet t’i mundë demokracia vetë, Davidët e saj. Prandaj ndryshe nga herët e tjera (dhe ky do të qe ndryshimi i vërtetë) njerëzit duhet të votojnë më të vegjëlit, Davidët dhe jo Goliadhët. Sepse cilido që zgjedh cilëndo nga dy të këqijat ekzistuese, cilindo nga dy të mëdhenjtë dhe e ndih të fitojë, zgjedh të keqen më të madhe për këdo. Oligopoli Nano-Berisha është si një hidër me dy kokë që bëhet edhe më e egër, më e rrezikshme nëse njëra nga kokët e ha tjetrën. Në këtë rast, oligopoli do të shndërrohej në një monopol edhe më të egër. Ndaj, ky oligopol antiliri që ushqehet me nënshtrim e fanatizëm, nuk do të lërë pasardhës vetëm po të mposhten të dyja kokat. Dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse votohen partitë më të vogla si LZHK-ja në të djathtë apo LSI-ja në të majtë. Kjo do të ndodhë nëse këtë herë shqiptarët votojnë ndryshe nga ç’kanë bërë për 15 vjetët e fundit.
Nano dhe Berisha janë armiq që deri më sot kanë mbajtur gjallë njëri-tjetrin, janë ushqyer me “mishin” e njëri-tjetrit. Berisha me gafat, që i bëri nga etja e pafund për pushtet e sundim, e heroizoi Nanon dhe e bëri të vijë në pushtet. Pastaj ishte Nano, qeverisja e tij e korruptuar, që bëri të mundur mbijetesën politike të Berishës. Në fakt, rezultati i vërtetë politik i qeverisjes 8-vjeçare të udhëhequr nga Nano, është ringritja e Berishës nga humnera e kolapsit të shtetit në majat e pretendentit kryesor për pushtet. E gjithë kjo Odise, më e habitshme se vetë rrëfimi i Homerit me Circe e Poseidonë, shpjegohet shumë mirë nga një thënie lakonike e Niçes: “Kush jeton duke luftuar një armik ka interes që ky armik të mbetet gjallë”. E megjithatë edhe Odiseja e pati një fund. Shumëkush e kupton se kemi mbërritur në fund të një periudhe (parapolitike?) 15-vjeçare. Diçka do të ndodhë. Do të ikë ose Nano ose Berisha, ose të dy së bashku. E mira është që të largohen të dy. Sepse është tamam koha për ndryshim. Shqiptarët duhet ta kapin kohën, çastin. Por nëse ndryshimi nuk ndodh, koha do t’u ikë për duarsh dhe shqiptarët do të mbeten përsëri prapa saj.
E megjithatë, ka zëra që këmbëngulin se nevoja e luftës kundër korrupsionit galopant, që ka mbërthyer shtetin, e bën Berishën jo vetëm një të keqe më të vogël, por edhe të domosdoshëm, shpëtimtar. Eshtë një pohim që tregon edhe më qartë sesi “orgjirat” e qeverisjes Nano janë bërë një premisë, që ushqen autokratizmin e Berishës. Abuzimet spektakolare të qeveritarëve të kamur nga njëra anë dhe mizerja masive në anën tjetër, kanë krijuar tek njerëzit dëshirën për ardhjen në pushtet të “një dore të fortë” që do ta bënte zap korrupsionin. Por, janë dëshira që luftën kundër korrupsionit nuk e bazojnë tek institucionet, te sistemi, te drejtësia e pavarur, por te lideri, te çlirimtari, te Mesia. Dhe Mesia e demokracia nuk shkojnë bashkë. Mesia presupozon një “çlirim” që nuk vjen nga sistemi pra nga vetë qytetarët. Me Mesian, liria nuk është produkt qytetar, por dhuratë nga lart. Prandaj, Mesia presupozon mirënjohje, bindje e më pas edhe nënshtrim ndaj Mesisë. Mesia si “çlirimtar” nënkupton një skllavëri të re, një sundimtar të ri. Dhe mjerisht shqiptarët kanë treguar se dinë t’i nënshtrohen “çlirimtarit” me po të njëjtin zell e devocion që duartrokitnin sunduesin, nga i cili ai sapo i çliron. Përulja ndaj atij që rrëmben skeptrin e pushtetit, përulja ndaj të parit ndaj “Zotit” të sotëm, mbetet një ves i shumicës së shqiptarëve, i rrënjosur nga mbi 40 vjet diktaturë komuniste dhe një traditë edhe më e thellë patriarkalo-fisnore. Prandaj, në Shqipëri “çlirimtari”, Mesia është i rrezikshëm. Shqiptarët nuk duhet të përsërisin gabimin e vjetër, nuk duhet të pjellin një Mesia, një “shpëtimtar” që t’i skllavërojë. A duhen të tjera dekada dështimesh dhe përvoje të zymtë që të kuptojmë kaq gjë?
Në Shqipëri problemi është të luftosh korrupsionin, por pa sakrifikuar në emër të kësaj lufte, lirinë. Të luftosh korrupsionin por pa ushqyer autokratizmin. Dhe kjo nuk arrihet duke mbështetur Berishën kundër Nanos sikundër edhe dëgjohet të flitet. Në fakt mbështetja e opozitës për një rotacion të pushtetit do të qe gjëja më normale sikur opozita të ishte e lirë nga sundimi i Berishës. Po të qe kështu, atëherë po, mbështetja e opozitës do të ishte opsioni më i mirë, absolutisht më i mirë. Por, mjerisht nuk është ashtu dhe në këtë rast shohim edhe një herë sesi kulti i Berishës, e keqja Berisha ushqen dhe mban gjallë pikërisht atë që përpiqet ta mposhtë, Nanon. Sepse ka vetëm një arsye që pengon afrimin e shumë njerëzve me opozitën sot: kulti Berisha që është i mbarsur me shumë të papritura. Ka vetëm një shkak që mund të sjellë humbjen e opozitës përballë një qeverisjeje të korruptuar: Berisha dhe autokratizmi i frikshëm që ka shoqëruar gjithë karrierën e tij politike.
Por mos vallë frikërat rreth autokratizmit janë të kota në këto kohë “demokracie” dhe me “Evropën” kaq pranë? Mos vallë autokratizmi është një rrezik imagjinar, një kotësi, një ligësi e sofistikuar kundër opozitës? Të tillë mund ta trajtojnë të gjithë ata për të cilët, liria, pra interesi publik, është një lopë që duan ta mjelin pa i dhënë të hajë deri sa të ngordhë. Iluziv si rrezik e trajtojnë autokratizmin e gjithë ushtria e servilëve dhe hipokritëve që planëzojnë të mjelin lopën e pushtetit të ri në kurriz të shtetit. Por autokratizmi dhe të gjithë variantet e tij politike janë rreziqe reale dhe burim despotizmi, po që po për Shqipërinë që është një vend me demokraci deficitare, por edhe për të gjitha demokracitë që ekzistojnë në botë madje, edhe për demokracinë më të zhvilluar, atë amerikane. Ja se ç’thotë një nga analistët politikë më të shquar në SHBA, Noam Çomski për rrezikun e autokratizmit në raport me rrezikun e korrupsionit: “Në një shoqëri të depolitizuar me pak mekanizma që njerëzit të shprehin frikërat dhe nevojat e tyre si dhe për të marrë pjesë konstruktivisht në menaxhimin e punëve të jetës, mund të vijë dikush i interesuar jo për përfitim personal, por për pushtet. Kjo do të ishte shumë e rrezikshme… Do të preferoja më mirë një lider të korruptuar, sesa një lider të uritur për pushtet. Një lider i korruptuar do të grabiste njerëzit, por nuk do të shkaktonte më shumë probleme. Për shembull, për sa kohë që predikues fondamentalistë …janë të interesuar për kadillakë, seks dhe gjëra të tjera të këtij lloji, ata nuk përbëjnë një problem të madh. Por, të supozojmë se shfaqet një nga ata që është Hitler dhe që nuk e çan fort për seks dhe kadillakë, një që do vetëm pushtet, atëherë do të jemi në rrezik të madh”. Ky pohim është bërë në vitin 1991.
Nuk mund të pranojmë lehtësinë teorinë me të cilën Çomski e trajton korrupsionin. Sepse në Shqipëri, ndryshe nga sa ndodh në SHBA, vetë korrupsioni epidemik, mungesa e drejtësisë së pavarur, varfëria masive dhe të tjerë faktorë, imponojnë tolerancë “0” ndaj korrupsionit. Por, shqetësimi i Çomskit nuk mund të mos na bëjë që të druhemi t’ia japim flamurin e luftës kundër korrupsionit, lavdinë e çlirimtarit një lideri të afishuar autokrat si Berisha! Për më tepër që kur ishte në pushtet Berisha nuk ka manifestuar ndonjë alergji po aq të afishuar për korrupsionin. Akoma më shqetësues është fakti kur sheh se disa nga ata që donte t’i plaste në burg për korrupsion, Berisha i ka sot aleatë në luftën për pushtet. A nuk bëri kështu edhe Nano pak vite më parë dhe a nuk ka ai bashkëpunëtorë në luftën për pushtet njerëz, që vetë i ka akuzuar hapur për korrupsion? A nuk dëshmon edhe ky fakt se ata, Nano dhe Berisha, janë njëlloj?
Në të vërtetë, gjatë qeverisjes së Berishës u hodh kati i parë i godinës së korrupsionit i cili, u lartësua më pas në shumëkatësh nga qeverisjet socialiste. Edhe në këtë rrafsh, qeverisjet e Nanos dhe Berishës, për shkak të mungesës së institucioneve të lira kontrolluese e balancuese, që ata vetë i kanë mbytur me kultet e tyre, ngjasojnë si gjysma fasulesh. Dallimi, sipëran por jo thelbësor, është se ndërsa qeverisja e Berishës eci, për shkak të rrethanave, nga autokratizmi drejt korrupsionit, qeverisja socialiste eci nga korrupsioni drejt autokratizmit. Autokratizmi pjell korrupsion (Berisha) dhe korrupsioni pjell autokratizëm (Nano). Dhe, kushdo që do të fitonte prej tyre do të vazhdojë në trajektoren e nisur. Ndaj, që të shpëtojnë nga vorbat e sundimit që po vlojnë, shqiptarët duhet të dinë që të pështyjnë nga qiellzat e truve të tyre jo vetëm njërën nga kotiledonet, por një herë e mirë të gjithë kokrrën e kësaj groshe të vjetër.
 

notej

Primus registratum
Re: Vota ime ... ?!

po pati mundesi mos zini hapsire kot me mendimin e te ndriturit Stefan, se na e shpifi qe ne titull. Per vete kam kohe qe kam dhene doreheqje per te lexuar shkrimet e tij bajate si nje fasule pa kripe.

Nese dikujt i duken interesant shkrimet e tij, ben mire t'i ruaj per vete, po deshi edhe poshte jastekut qe te ndjehet sa me iluminuar.

Andrea eshte imbicil!
 

notej

Primus registratum
Re: Vota ime ... ?!

milet,
se c'paska nje ngjashmeri mes asaj shenjes V te Mjaft-it dhe asaj te PS-se <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Mjaftare, mos u nxefni ishte shaka. E di qe PS-ja ju ka kopjuar juve se do te perfitoj nga imazhi i juaj. Asgje e perbashket, jam i bindur <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />

Edhe ato reklamat me thirrjet "Voto per integrimin" sikur jane shume te ngjashme me sloganin socialist per integrimin ne Evrope.
Prape, shaka. E di qe ideja e juaj eshte me e vjeter se e PS-se. Ata ju kane kopjuar.

Po qe qenka edhe nje websit (me fal, qenkak 2) per te votuar. Prape ju kane kopjuar. Epo te dhjevsh*a fatin i thone ketij muhabeti.
NJerez mos kopjoni gjithcka qe ben Mjaft-i se te shkretet mezi i kane kriju keto iderra, kane mbledh informacione (njerit prej mjaftareve degjova se i kishte ik kerthiza tu mbajt iformacione ne terren.

Ehhh, mjaftaret! Sa punojne qenerit!
 

u74

Primus registratum
Re: Vota ime ... ?!

Artikulli i Andrea Stefanit e pershkruan shume sakte rrethin vicioz ku eshte futur politika shqiptare . Sikur ne krye te PD-se mos te ishte Berisha as nuk do te diskutohej fitorja e opozites ne keto zgjedhje ose sikur ne krye te PS-se te ishte Rama (qe me sa shihet ne nje te ardhme te afert do te jete) socialistet do te shiheshin me pozitivisht nga nje mase me e gjere votuesish . Shkurt muhabeti Nano dhe Berisha duhet te largohen sa me pare nga skena politike .
Meqense nuk mund ti largojme qe te dy pernjeheresh shpresoj qe kesaj radhe te iku Berisha dhe se shpejti pas tije Nano.
 

receli

Primus registratum
Re: Vota ime ... ?!

rreth vicioz eshte rrethi ku jan futur vet kta stefanet fuksa e sdalin dot.
nje jet te tere do sherbejne atyre qe ..e din ata vete.

Jugu do ta zhgenje partin e Enverit kte radhe me duket.

¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤

EDITORIALI

Spotet e ’97-ës dhe shpërthimi i opozitës në Jug

Nga Mero Baze

Mitingjet e pazakonta të opozitës në jug të vendit dy
ditët e fundit, mes shumë arsyesh mund të jenë të
ndikuara dhe nga efekti i fushatës negative të Partisë
Socialiste me spotet e vitit 1997. Jugu i vendit i
cili provoi dhe njohu i vetëm autorët dhe shkaktarët e
trazirave të vitit 1997, duket se është më i ndjeshëm
se kushdo tjetër nga mënyra e përdorimit të këtyre
spoteve. Në Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Vlorë dhe
Korçë, njerëzit i kanë rrotull shtëpive të tyre, ata
që kanë qenë protagonistë në vitin 1997. Përdorimi i
spoteve negative ka futur në siklet shumicën e
socialistëve, që u manipuluan nga përpjekja e
socialistëve për të përdorur krizën politike dhe
financiare për një prag lufte civile. Spotet të cilat
kanë disa efekte anësore tek njerëzit që kanë qenë
larg ngjarjeve të vitit 1997, në të vërtetë zbusin
shumë militantizmin e së majtës në jug të vendit, pasi
ata ndihen në siklet para qytetarëve të tyre, kur
shfaqen ato spote. Në Tepelenë, përshembull ato spote
po çojnë drejt humbjes së sigurt Gramoz Ruçin, pasi së
paku tre nipat e tij, përfshi Golek Malajn, kanë qenë
eksponentët kryesorë të atyre ngjarjeve dhe kanë
terrorizuar një rreth të tërë. Ata janë vrasësit,
pengmarrësit, grabitësit dhe zjarrvënësit e qytetit.
Sa herë publikohen ato spote, aq herë ata tepelenas që
kanë qenë të manipuluar nga kriza, futen në shtëpi dhe
u japin të drejtë atyre që ndenjën në shtëpi në vitin
1997, të dalin në mitingje pro Sali Berishës. E njëjta
situatë ndodh dhe në Përmet, në Kolonjë, Korçë, por
sidomos në Vlorë. Sa herë që shfaqen ato spote në
Vlorë, Mezan Malaj psh., është në siklet se mos i del
fytyra tek salla e universitetit ku pozohej me spatë
në dorë mbi kokën e oficerit të SHISH, të plagosur dhe
që u ishte hedhur si gjah në palestër të
Universitetit. Sa herë që shfaqen ato spote Arben
Malaj dhe njerëzit e tij ndiejnë siklet nga familja e
Lekë Çokut, të cilin nuk donin ta linin të kthehej as
i vdekur tek shtëpia e vet. Kjo situatë makabre dhe
kujtesa e dhunshme që PS në qendër kërkon të kthejë
për të mbajtur në rresht militantët e vet, në të
vërtetë i ka futur ata në shtëpi dhe i ka bërë të
ndihen fajtorë para qytetarëve. Kjo situatë duket se
ka favorizuar ndjeshëm opozitën në Jug dhe Berisha
arriti të mbledhë në Përmet më shumë banorë se sa ka
qyteti, pra duke zbritur gjithë rrethin në shesh të
Përmetit. Po kështu në Gjirokastër ku për herë të parë
gjithë qyteti ishte në shesh në mbrëmje për PD, dhe në
Memaliaj ku Gjolek Malaj kishte shtabin, njerëzit
pritën Berishën deri në orën 9. Në rrugë ka dalë
shumica e heshtur e vitit ’97, ata që tani nuk
tremben, por irritohen nga spotet që paguan PS-ja për
llogari të opozitës.
 
Top