"Dr.Dituria"
Primus registratum
VORIO - EPIRI , NJË ËNDËRR NË ARKIVOL
VORIO- EPIRI, NJË ËNDËRR NË ARKIVOL
Nga,Xhavit SHALA
Kriza e zhvarrimeve dhe përpjekjet për ndërtimin e tre maozelumeve përgjatë vijës imagjinare të territorit vori-epiriot, tregoi qartë se Kisha dhe segmente të politikës greke, nuk kanë hequr dorë nga synimet e tyre për Vorio- Epirin...
Kriza e zhvarrimeve dhe përpjekjet për ndërtimin e tre maozelumeve përgjatë vijës imagjinare të territorit vori-epiriot, tregoi qartë se Kisha dhe segmente të politikës greke, nuk kanë hequr dorë nga synimet e tyre për Vorio- Epirin dhe se veprimtaria e tyre vazhdon të përbëjë një kërcënim serioz për sigurinë tonë kombëtare. Përfshirja e segmenteve zyrtare të Kishës Autoqefale Shqiptare në mision sekret zhvarrimesh të paligjshme dhe fshehje arkivolesh të paidentifikuara, mosbindja e tyre e hapur ndaj agjensive ligjzbatuese shqiptare, kanë vënë seriozisht në dyshim autoqefalinë e kësaj kishe. Kriza tregoi gjithashtu se papërgjegjshmëria e strukturave të pushtetit vendor në terren ju ka krijuar hapësira veprimi qarqeve shoviniste greke.
Kriza e zhvarrimeve, e shkaktuar nga gërmimi antiligjor në varrezat e vjetra në fshatin Kosinë të Përmetit, nuk është thjesht vepër e një prifti të marrë dhe e një konsulli, të cilët duket se do të paguajnë faturën për dekonspirimin dhe mospërmbushjen me sukses të atij misioni. Më shumë se sa një incident midis Shqipërisë dhe Greqisë, ajo tregon krizën që po përjetojnë segmente të caktuara nacionaliste, politike dhe fetare greke. Në prag të zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe të fillimit të ndërkombëtarizimit të çështjes çame, këto segmente po nguten për të gjetur rrugët, format dhe metodat që, ëndrrën në sirtar të Vorio- Epirit, ta materializojnë sa më shpejt, duke synuar, si fillim, autonominë e tij. Nervozizmi i këtyre qarqeve shtohet sidomos kur mendojnë se fuqizimi i faktorit shqiptar në Ballkan dhe integrimi euroatllantik i tyre, do ta kthejë Vorio- Epirin një ëndërr jo më në sirtar, por një ëndërr në arkivol.
Synimi për Vorio-Epirin
Synimi për Vorio- Epirin është një strategji afatgjatë antishqiptare, herë zyrtare e herë gjysmë zyrtare. Qëllimi i tyre është përgatitja e kushteve për aneksimin e Shqipërisë së Jugut apo Vorio- Epirit, siç e quajnë grekët. Ajo është pjesë e Megaloidesë, e strategjise helene për zgjerimin e territoreve në kurriz të fqinjëve të saj, strategji e vjetër kjo sa vetë shteti grek. Pretendimi për Vorio- Epirin është mbajtur vazhdimisht gjallë nga Kisha Ortodokse Greke. Me parimin e saj të fesë-komb, kjo Kishe që në periudhat e hershme, para dhe pas themelimit të shtetit shqiptar, ka synuar helenizimin e besimtarëve ortodoksë shqiptarë e aneksimin e jugut të Shqipërisë.
Duke përfituar nga fraxhiliteti i shtetit të sapokrijuar shqiptar dhe pas presionit në Lidhjen e Kombeve në vitin 1921, grekët arritën të ndërkombëtarizojnë çështjen e të ashtuquajturit Vorio- Epir. Krijimi më pas i Mbretërisë Shqiptare dhe Kishës Autoqefale Shqiptare, e kufizoi dukshëm rolin e qarqeve shoviniste greke në Jug të vendit. Mjaft pozitivisht ndikuan dhe përpjekjet madhore të Nolit e patriotëve të tjerë shqiptar për krijimin e identitetit shqiptar të besimtarëve ortodok, duke përkthyer gjithë literaturën e ndryshuar në shqip liturgjinë. Megjithatë, kisha greke nuk e pushoi aktivitetin e saj në dëm të interesave shqiptare.Dëbimi në vitin 1929 nga Shqipëria, me urdhër të kryeministrit shqiptar të asaj kohe, Koço Kote, intelektual ortodoks, i Eksarkut të Patrikanës në Shqipëri, Jerotheu, për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit shqiptar, tregonte se shtetarët shqiptarë ishin të vendosur të mos lejonin cënimin e sigurisë kombëtare. Ëndrra helene për Vorio- Epirin tashmë ishte futur në sirtar.
Në vitin 1940, Italia fashiste, nëpërmjet territorit shqiptar sulmoi Greqinë dhe ktheu jugun e vendit në teatër të luftimeve. Me zbrapsjen e trupave italiane dhe futjen e forcave greke në territorin shqiptar, autoritetet greke menduan se erdhi koha të jetësonte planin e saj për Vorio- Epirin, duke pretenduar se ushtarët grekë u vranë pikerisht për çlirimin e tij. Greqia bëri përpjekje për ta njohur ndërkombëtarisht pushtimin e Jugut të Shqipërisë . Më pas, pushtimi gjerman i Greqisë bëri që ëndrra për Vorio- Epirin përsëri të përfundonte në sirtar.
Edhe gjatë regjimit komunist në vendin tonë, përpjekjet greke për Vorio- Epirin nuk pushuan asnjëherë. Përjashtuar rastet e ndonjë provokimi ushtarak në kufi dhe të kurtheve diplomatike, veprimtaria në përgjithësi ka qenë e fshehtë, agjenturore e subversive, mbështetur nga një numër i konsiderushëm sillogjesh vorioepirote, të stacionuara përballë kufijve tanë. Mjaft aktive ka qenë në këtë kohë kisha ortodokse greke, sidomos prifti Sebastianos, i cili la porosi që kur të vdiste ta varrosnin në këmbë, përballë kufirit shqiptar, që të mos i gjente shpirti prehje deri sa të zgjidhej çështja e Vorio- Epirit.
Me fillimin e proçeseve demokratike dhe hapjen e Shqipërisë, segmente nacionaliste greke menduan përsëri se erdhi momenti për ëndrrën e tyre të Vorio- Epirit. Kisha greke ka punuar dhe po punon, në bashkëpunim me segmente të politikës greke, për greqizmin e popullsisë ortodokse të Shqipërisë. Vitet që kaluan në ateizën, i bënë shqiptarët që të harronin shprehjen e Nolit se “fatkeqësitë shqiptarëve nuk u kanë ardhur kurrë nga diferencat fetare, por nga udhëheqësit fetarë”.Kisha greke mori përsipër ringritjen e Kishës Autoqefale Shqiptare. Duke përfituar nga vakuumi ligjor e në kundërshtim më Statutin e Kishës Shqiptare, Kisha Greke propozoi e caktoi një bashkëkombas të saj në hierarkinë më të lartë të autoqefalisë shqiptare. Përveç përpjekjeve gati legale për greqizimin e shqiptarëve ortodoksë, për të mabajtur të gjallë idenë e Vorio- Epirit, organizata vorioepirote greke organizuan një sulm të armatosur në rrethin e Gjirokastrës, duke vrarë ushtarakë shqiptarë. Fajtorët e këtij sulmi terrorist, prej të cilëve disa shtetas shqiptare të shitur, megjithëse u identifikuan dhe arrestuan, u liruan në mënyre të turpshme nga gjykatat greke. Segmente të politikës greke luajtën një rol mjaft aktiv në destabilizimin e vendit gjatë krizës se fajdeve në 1997. Pas kolapsit të shtetit, ata menduan se erdhi përsëri ora për Vorio-Epirin. Ishte deklarimi i menjëhershëm i SHBA, BE-së e Turqisë për moscënimin e sovranitetit të Shqipërisë, ajo që i vuri fre aventurës dhe ëndrrës greke të Vorio- Epirit. Tani, përsëri në punë janë vënë të gjitha bateritë për ëndrrën e vjetër.
Pak para krizës së zhvarrimeve
Kështu, me 6 Prill 2006, rreth 2 javë përpara se në Shqipëri të bëhej publike “kriza e zhvarrimeve”, gazetari grek Lambros, i atashuar pranë Departamentit Amerikan të Shtetit për llogari të gazetës së përmujshme amerikane “Hellenik Neës of America”, zë i fuqishëm kjo e lobit grekoamerikan, u interesua publikisht pranë zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit Sean McCormack “nëse Departamenti i Shtetit do ta rikonsiderojë pozicionin e tij në lidhje me autonominë për minoritetin grek në Epirin e Veriut”, duke kujtuar në këtë mënyrë se Vorio Epiri vazhdon të jetë ëndërr e lobit grek atje. Për gazetarin Lambros, Vorio Epiri është mbështetur dhe nga linja zyrtare greke. “Ish- kryeministri grek në vitet ‘90, e lidhi statusin e Kosovës me atë të Epirit të Veriut”, thotë ai.
Edhe Kryepeshkopi Grek Kristodhulos, po pret kohën e përshtashme për ngritjen e flamurit grek në Vorio- Epir. Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë nga televizioni shtetëror grek të një meshe në Katedralen e Athinës, në shkurt të këtij viti, duke folur për domosdoshmërinë e dhënies së pensionit prej 300 eurosh nga qeveria greke për minoritarët në Shqipëri, ai i bëri thirrje qeverisë greke për të mbajtur të gjallë Vorio- Epirin në Shqipëri, përndryshe “askush në Shqipëri nuk do të flasë më për Vorio- Epir, nëse ata nuk do të jenë atje për të ngritur flamurin grek”.
Dobësimi i rolit të Serbisë në Ballkan, krijimi sipas gjasave dhe i shtetit të Kosovës, mbështetja e fuqishme amerikane në përgjithësi për faktorin shqiptar, përparimi drejt integrimit euroatllantik të vendit tonë, respektimi i standarteve ndërkombëtare për minoritetet, marrëdhëniet e mira me politikën zyrtare greke, vazhdon të nervozojë shumë segmentet nacionaliste greke. Nervozizmi po i bën ata të hedhin hapa të pamatura, duke shkaktuar kriza vetdemaskuese, siç ishte ajo e zhvarrimeve, apo të provokojnë shtetin shqiptar e ta vënë para faktit të kryer, duke ndërtuar objekte kulti, arsimore apo kryer zhvarrime pa marrëveshje dypalëshe.

Kriza e zhvarrimeve është një sinjal i fortë alarmi për agjensitë ligjzbatuese shqiptare, forcat politike dhe strukturat e sigurisë kombëtare. Ajo tregoi domosdoshmërinë e hartimit të një strategjie për parandalimin dhe neutralizimin në çdo situatë të veprimtarisë së qarqeve vorioepirote. Kjo me qëllim që ëndrra greke për Vorio- Epirin të mbyllet përfundimisht në arkivol. Por, duke mos harruar se grekët i zhvarrosin edhe arkivolet.
*Drejtor i Qendres Shqiptare të Studimeve për Sigurinë Kombëtare
Paraqet,Sabri Selmani