Vlorë: Zbulohet laboratori i paketimit të hashashit

Laboratori i drogës në Novoselë, policia zbardh detaje nga operacioni (Fotot)


attachment.php


Droga e sekuestruar ne Novosele

UPDATE/ Zbardhen detaje nga operacioni “Mifoli”, finalizuar me sekuestrimin e nje laboratorit ne Novosele te Vlores dhe kapjen e nje sasie prej 103 kg marijuane brenda tij.

Droga e kapur në laboratorin e Novoseles, në Vlorë dyshohet se do të trafikohej ne Itali.

Burime nga policia bëjnë me dije se lënda narkotike është e cilësisë së mire dhe vlera e saj ne treg mund të arrijë mbi 100 mije euro.

Policia ben me dije se nga kontrolli i banesës së shtetasit Agron Velaj është bërë e mundur që të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale:
-103 kg lëndë narkotike e llojit “canabis sativa” nga të cilat 55 kg ishin paketuar, ndërsa pjesa tjetër do të paketohej;

-1 presë metalike 20 T, që shërbente për paketimin e lëndës narkotike.

-Një sasi e konsiderueshme ngjitësi dhe materiale plastike me të cilën paketohej lënda narkotike, si dhe automjeti tip Mercedes-Benz Sel-280 me targë VL 1536 C

automjeti tip Mercedes-Benz 250 me targë AA636 CY

automjeti tip Nissan Patrol me targë GJ 8253 A.

Në vijimësi të hetimeve të kryera në lidhje me këtë ngjarje, nga Policia është bërë shpallja në kërkim e shtetasve A. V., dhe L. V., si autorë të dyshuar për këtë aktivitet kriminal.

Dyshohet se lënda narkotike pasi paketohej trafikohej në drejtim të Italisë. Në bashkëpunim me organin e Prokurorisë janë duke u kryer hetime të mëtejshme” thuhet në një deklaratë të policisë.

attachment.php


***

Laboratori u zbulua mbremjen e se merkures. Burime nga policia e Vlorës bënë të ditur për “Panorama Online” se gjatë operacionit të koduar “Mifoli” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike si dhe laboratori ku ajo paketohej.

Mësohet gjithashtu se gjatë aksionit janë gjetur mbi 150 kg marijuanë, ndërkohë që disa persona janë shoqëruar për tu pyetur.

Policia ben te ditur se ka shpallur ne kerkim pronarin e baneses ku ishte vendosu laboratori, Agron Velaj, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes sapo kishte pare uniformat blu t’i afroheshin zones.

Panorama
 
Top