Vlorë: Hajdutët hiqen si policë, vjedhin e dhunojnë një familje

Vlorë, hajdutët plagosin dy vëllezërit në banesë, plumba në bark e kokë

Dy vëllezër në Llakatund të Vlorës kanë mbetur të plagosur prej dy grabitësve që tentuan t’u vjedhin në banesë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të së hënës.
Nga të dhënat e bluve të Vlorës, mësohet se vëllezërit Dane dhe Resmi Torraj përkatësisht 29 dhe 36 vjeç ishin kthyer së fundmi nga emigracioni, duke u bërë shënjestër e grabitësve.
Këta të fundit të armatosur dhe të maskuar, pasi kanë hyrë në katin e dytë të banesës së dy vëllezërve, janë ndjerë nga familjarët, çka ka bërë që ndaj tyre të drejtohen armët.
Për pasojë dy vëllezërit kanë marrë plumba në bark dhe në kokë dhe aktualisht ndodhen në spitalin rajonal të Vlorës.
Sakaq janë shoqëruar në polici 17 persona me preçedentë penalë, kryesisht banorë të zonës.

ORA NEWS
 

Universal

AnonymouS
Flet i plagosuri në Vlorë: Hajdutët u prezantuan si policë, na lidhën prindërit



Pasi kanë hyrë në banesën e dy vëllezërve Resmi dhe Dane Torraj në Llakatund, dy grabitësit të veshur kokë e këmbë me të zeza, të maskuar dhe me armë, kanë kontrolluar katin e parë të godinës dykatëshe, por veç dy të moshuarve që jetonin aty, të cilët i kanë lidhur, nuk mundën të gjenin asgjë tjetër.
Teksa i janë drejtuar katit të dytë të banesës, grabitësit janë përballur me një prej vëllezërve, Resmi Torraj, të cilit i kanë bërtitur “Ndal jemi policia”.
Detajet tregohet nga vet 36- vjeçari, i cili mori një plumb në këmbë me pistoletë silenciator dhe disa goditje thike gjatë përleshjes me grabitësit.
“Dy vetë të maskuar dhe të armatosur erdhën dhe mu hodhën. Më thanë:“Mos lëvizni se do tu qëlloj, jemi policia!” Mu ngritën fëmijët nga gjumi, njëri më qëlloi me thikë, tjetri me pistoletë. Pastaj doli vëllai nga dhoma tjetër, e qëlluan dhe atë”.
Pasi ka dëgjuar zhurmë dhe zërin e vëllait, ka dalë edhe Dane Torraj, i sapokthyer nga Greqia, sëbashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël, i cili plumbin e ka marrë në kokë dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Kemi qenë në Greqi dhe tani jemi kthyer. Unë me familjen time kam 2 vjet që kam ardhur, ndërsa vëllai ka ardhur tani, ka një muaj”.
Policia e Vlorës ka shoqeruar 11 persona dhe ka bërë disa kontrolle banesash për ngjarjen, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, si i dyshuar për grabitjen në emër të policisë.

ORA NEWS
 
Top