Vlorë, fillojnë problemet për studentët
Dita e tretë e grevës së urisë ka sjellë problemet e para në shëndetin e studentëve të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, të cilët kërkojnë ndryshimin e diplomave të tyre. Dy prej studentëve janë trajtuar nga mjekët, pasi kanë shfaqur probleme serioze dje në mbrëmje, pak minuta pasi kishin përfunduar një protestë në Sheshin e Skelës në qytetin e Vlorës. Ndërkohë, më herët dje, katër vajza kanë lënë grevën e urisë për shkak të problemeve shëndetësore dhe janë zëvendësuar nga katër studente të tjera.

Tubimi

Dje rreth orës 19.30, rreth 60 studentë dhe dhjetëra familjarë të tyre janë tubuar pranë Sheshit të Skelës, duke bllokuar lëvizjet në kryqëzimin që lidh këtë shesh me rrugën Transballkanike. Mes protestuesve kanë qenë edhe 13 grevistët e urisë, të cilët nuk pranojnë ushqim që nga e hëna. Bllokimi i lëvizjes së mjeteve ka angazhuar Policinë e Vlorës, e cila ka ndërhyrë për zhbllokimin e lëvizjes dhe zhvendosjen e tubimit të studentëve dhe familjarëve të tyre në një vend ku nuk krijoheshin probleme për qytetarët. Studentët kanë lexuar në këtë tubim një deklaratë, me anë të së cilës i kërkonin rektorit të Universitetit dhe Ministrisë së Arsimit të vlerësojnë seriozisht kërkesat e tyre, si edhe kanë kërcënuar me përshkallëzim të protestës në rast se institucionet reagojnë.

Por, pasi kanë lexuar deklaratën, dy prej studentëve që janë në grevë urie kanë kërkuar ndihmë, pasi nuk ndiheshin mirë. Menjwherw wshtë lajmëruar ndihma e shpejtë dhe nw shesh ka shkuar njw autoambulancw me mjekët e urgjencës. Pasi është bërë edhe kontrolli mjekësor, është konstatuar një rënie e tensionit të dy studentëve, të cilët kanë marrë edhe mjekimin e duhur dhe mjekët më pas janë larguar duke u duartrokitur nga studentët që janë jashtë godinës, si edhe familjarët e tyre.

Deklarata

Në deklaratën e lexuar në tubimin e djeshëm, studentët e Juridikut të Universitetit të Vlorës kanë shigjetuar ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili sipas tyre “qesh në dalje mediatike, ndërsa studentët nuk janë pajisur ende me një diplomë, e jo më tepër siç e njeh ligji nr. 8461 dhe aktet nënligjore përkatëse”.

Në deklaratë thuhet se “ministri aktual, Myqerem Tafaj, vërtet deklaroi që mund të merrnim pjesë në provimin e Magjistraturës, por asnjë prej studentëve nuk mundi të merrte pjesë në këtë provim, për shkak të pengesave administrative të paligjshme që vetë institucioni që ai drejton dhe paraardhësi i tij, Fatos Beja, ngritën”.

Pasi sqarojnë se janë ankuar në të gjitha institucionet vendase e ndërkombëtare dhe se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje, studentët thonë se “në këto kushte jemi të detyruar që të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të realizuar të drejtat tona ligjore, siç do të jetë bllokimi i universitetit dhe deri te hyrja në grevë urie e të gjithë studentëve pa përjashtim”.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23259. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23259