Vllaznia e ka me gjykimin Fushaj: Na kanë hequr 5 pikë
Jo vetëm kavajasit, por edhe skuadra shkodrane kërkon sqarim dhe ballafaqim për arbitrimet karshi saj

Presidenti shkodran kërkon drejtësi nga titullarët e federatës në lidhje me gjykimin. Sipas tij janë 5 pikë që skuadra i ka humbur nga gjykimi, në një kohë që nuk ndalet te gjendja e klubit, dhe kontributi real i skuadrës.

Pas një pauze, ai tashmë kthehet e flet për arbitrimin. Ai ka vendosur t’u kërkojë një takim zyrtar krerëve më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit pikërisht për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.

“Ka ardhur momenti për të ngritur zërin,- thotë Fushaj, duke lënë të nënkuptohet që Vllaznia do të kërkojë atë që i është ngrënë, që për Fushaj do të thotë jo drejtësi në gjykim. “Gjyqtarët po na ndëshkojnë rregullisht dhe tashmë më duket se e kanë tepruar.

Javën e kaluar ndaj Tiranës na u mohuan dy penallti të pastra, këtë herë na jepet kundër një gol në pozicion jashtë loje. Goli i pësuar në minutën shtesë ka rezultuar të jetë shënuar nga një pozicion jashtë loje nga lojtari i Skënderbeut.

Këtë mendim kanë pasur të gjithë pjesëmarrësit në studiot televizive mbrëmjen e së dielës. Mendoj t’i kërkoj një takim zyrtar presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe shefit të sektorit të garave, Ilir Shulku, për të biseduar në lidhje me këtë çështje.

Vllaznia i dërgoi FSHF së zyrtarisht ankesën e saj për gjyqtarin Bardhyl Pashaj për gjykim të njëanshëm në dëm të shkodranëve. Minimumi kemi 5 pikë më pak për shkak të arbitrimit. E përsëris publikisht, kërkoj takim zyrtar me Dukën dhe Shulkun.

Nëse ata nuk pranojnë të ulen në tavolinë, atëherë do të merremi me mediat për të kërkuar të drejtën tonë,” ka thënë në fund Fushaj. Ndërkaq, në lidhje me skuadrën Fushaj nuk prek asnjë pistë ardhje dhe largimi.

Konfirmohet Roland Luçi në një kohë që ky i fundit mendon se me këtë pauzë, Vllaznia do e marrë veten: “Do ta shfrytëzojmë këtë periudhë ndërprerjeje të kampionatit për të rregulluar edhe ato gjëra që nuk kanë shkuar siç duhet dhe besoj se në ndeshjet e ardhshme keni për të parë një skuadër shumë më të fortë. Vazhdoj të besoj se mund të bëjmë gjëra të mira dhe nga ana tjetër, as që dua ta çoj ndër mend se Vllaznia do të bjerë nga kategoria.

Edhe pa trajner, Vllaznia nuk bie nga kategoria”. Trajneri i Vllaznisë kërkon të ndryshojë në këtë pauzë, teksa beson se tashmë është koha për të marrë pikë, madje të plota, ndërsa presidenti në krahun tjetër pret takim me Dukën, për arbitrimin. Ka jo pak rezerva, teksa deri në këto momente nuk ishte ndjerë.

Pas penalltive që kërkoi me Tiranën, së fundmi Vllaznia është ndëshkuar në Korçë, me një gol që për shkodranët konsiderohet tërësisht off-side (of-said), por për asistentin e Pezës, jo.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26307. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26307