Vllaznia dorëzohet: Është Kupa, sezoni vazhdon
Shkodranët në një farë mënyre nuk mendojnë më kampionatin, por trofeun tjetër që i çon sërish në Europa League

Tashmë ndryshon pozita, ndryshon edhe objektivi. Duket se Vllaznia është dorëzuar për kampionat, në një kohë që mendon vetëm për kupën. Në një farë mënyre ata e pranojnë vetë këtë. Në kampionat renditet e fundit,por në kupë pretendimet do jenë ndryshe për Vllazninë. Tani e tutje, kujdes tepër të madh do ketë për kupën. E ka thënë fillimisht trajneri Luçi, dhe tashmë e përsërit edhe presidenti Fushaj. Mundësia më e madhe dhe më e mirë, që Vllaznia në fund të edicionit të jetë në Kupat e Evropës, është vetëm përmes Kupës së Shqipërisë. Për këtë arsye, pasi ka kaluar në turin e parë Sopotin, Vllaznia do të bëjë të njëjtën gjë edhe me Kamzën në turin e dytë, në ndeshjet që do zhvillohen në fund të këtij muaji. Më pas do mendojë për çerekfinalen dhe kështu me rradhë.

Partizani është kundërshtari i radhës në kupë, në një kohë që në Superiore është shumë larg, dhe tashmë i duhet të mendojë të bëjë divorc me vendet e fundit. Presidenti shkodran Fushaj deklaron: “Premtoj se do bëjmë ç’është e mundur, që Kupa e Shqipërisë edhe sivjet të vijë në Shkodër. Nëse me kampionatin gjërat nuk na shkuan ashtu siç duhet, tashmë puna jonë do jetë e përqendruar tek Kupa. Këtu kemi më shumë shanse dhe jemi të barabartë me rivalët tanë. Të fitosh këtë trofe është edhe më e lehtë, sepse vetëm me pak ndeshje e bën realitet. Do jemi të përqendruar maksimalisht tek ky trofe”- ka thënë ai. Vllaznia e ka fituar edhe dy vjet më parë Kupën, dhe në Shkodër u bë një festë e madhe. Tifozët, e përjetuan në mënyrën më të mirë të mundshme marrjen e atij trofeu, sepse i mungonte atyre prej 21 vjetësh. Por njëkohësisht, një vëmendje të madhe do ketë edhe kampionati, për të ngjitur shkallët dhe për të qëndruar në një pozicion komod në renditje. Madje ky kompeticion, mund t’u shërbejë shumë kuqebluve, sepse ndryshe nga rivalët e tyre që mund te jenë te përqendruar ne dy fronte, ata do te jene më të qetë ne këtë drejtim.

Do jene te përkushtuar maksimalisht në këtë garë, ku me 7 ndeshje mund të marrë një trofe, dhe te siguroje një vend ne Kupat e Europes. Gara deri ne gjysmëfinale, duket mëse e kalueshme per Vllazninë, dhe për rrjedhoje ata po e shohin me shume kujdes këtë gjë. Ne shërbim te kësaj do jete edhe merkatoja, qe do zhvillohet ne janar. Pritet te afrohen ne skuader 3-4 lojtare te rëndësishëm me te cilet forca do rritej se tepërmi. Presidenti Fushaj, ndërkohë nuk dëshiron që skuadra e tij te jetë më, në fund te renditjes, dhe për këtë arsye do kërkoje qe nga ndeshja e ardhshme me Gramozin, t’i ikë këtij pozicioni për te mos u kthyer kurrë me aty.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26854. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26854