Vlerëso & Regjistro Domainet me vlerë .

Albforumi

Primus registratum
Vlerëso & Regjistro Domainet me vlerë .

Ky artikull do t’ju ndihmoj ne vleresimin e domaineve tuaj qe keni rregjistruar dhe qe te rregjistroni domaine me vlere
wink.gif

Duhet te kini parasysh keto gjera :

1. TLD (top level domain)

TLD eshte ekstensia e domainit. Ato ndahen ne disa grupe si gTLD (generic) ccTLD (country code) mTLD (mobile) …
Te gjithe e dine se TLDja me e njohur ne bote eshte .com (commercial). Gjithmon perpiquni te rregjistroni domainet ne kete TLD. Natyrisht qe ne rastin e nje site eshte mire te sigurohen disa TLD me te njejten keyword (fjale kyce) duke perfshire edhe ccTLDn perkatese nqs eshte e nevojshme.

2. Fjala kyce ose emri i domainit pa TLD

Emrat e perber vetem nga nje fjale jane me vlere. Ka fjale kyce . Fjalet kyce kane vleren e tyre, majfton te shikoni domainet me te shtrenjte te shitur ne bote per te krijuar nje ide te pergjithshme.

3. Nr i kerkimeve motoret e kerkimit.

Kjo na ndihmon qe te parashikojme ne nje fare menyre se sa mund te jete trafiku qe mund te kete domaini. Duhet patur kujdes nr i kerkimeve te nje fjale specifike (overture). Nr i kerkimeve ne motoret e kerikimit ndikon gjithashtu ne seo.

4. “Gjatesia” e emrit te domainit.

Me gjatesine te emrit te domainit kuptojme nr te shkronjave qe perben emrin e domainit. Eshte e qarte qe sa me i shkurter te jete emri aq me shume i rritet vlera. Psh emrat me 2 apo tre shkronja kane nje vlere te konsiderueshme. Kjo gje ndodh per faktin se nr i kombinacioneve me 2 apo 3 shkronja/numra eshte relativisht i vogel. Po ta vini re jane te rregjistruara te gjitha kombinacionet me 2, 3 dhe 4 shkronja ne .com madje eshte e veshtire te gjesh ndonje emer te mire me 5 shkronja pasi edhe keto po rregjistrohen. Nje veti tjeter e emrave me 2, 3 apo 4 shkronja eshte se jane shume te lehte per tu mbajtur mend.

5. Fjale me kuptim

Emra qe kane kuptim por qe jane fjale qe perdoren me rralle jane gjithashtu emra domainesh me vlere.

6. Emrat qe jane te shqiptueshem edhe nqs nu kane kuptim jane me vlere pasi jane te lehta per t’u mbajtur mend dhe eshte e lehte per te krijuar nje fjale te re ne tregun e internetit.

7. Emrat qe mund te krijojne nje fjale te re ne fushen e internetit, ndikojne ne vleren e domainit.

Shembulli me konkret per kete eshte google. Fjala google nuk ka kuptim por ajo eshte e shqiptueshme dhe ka krijuar nje fjale te re.

8. Typo domain.

Jane ato domaine qe jane shkruajtur gabim, keto lloj domainesh fitojne lehte trafik nga ata vizitore qe shkruajne keq nje domain. Une do ti klasifikoja ne 2 grupe ne domainet typo kur gabohet emri i domainit, psh googlle dhe ne domainet typo kur TLD eshte shkruajtur gabim, si shembuj jane shitjet e medha qe behen ne TLD .CM (typo per .com). Kujdes shume kompani me emra TM nuk iu lejojne te rregjistroni typo te emrit te tyre.

9. Hack domains.

Keto jane domaine te lezetshme per mendimin tim, por qe fatkeqesisht akoma nuk jane te perhapura ne shqiperi. Mjafton te permendim boomin qe beri TLDja .me ne tregun boteror.

10. “Mosha” e nje domaini rrit vleren e tij.

Domainet qe jane rregjistruar para shume vitesh kane vlere me te madhe se domainet e sapo rregjistruar.

11. Backlink, Aleksa rank, google page rank jane faktore te rendesishme ne vleren e nje domaini.

12. IDN domains (international domain mame)

Jane ata domaine qe permbajne ne emrin e tyre karaktere qe nuk jane ne alfabetin anglez (26 shkonja) por permbajne karaktere (shkronja) te vecanta te nje gjuhe tjeter si psh: ê, è, é, ç, shkronja kineze, arabe etj etj ka shitje te mira domainesh IDN me nje karakter, si edhe fjale kyce ne gjuhet arabe, kineze/japoneze, gjermane, franceze. Kujdes: domaini juaj do te rregjistrohet ne puny code, pra ne nje kod karakteristik per keto lloj shkronjash. Puny code eshte i formes xn--… Mund te rregjistrohen IDN domains ne te gjitha gTLD por edhe ne disa ccTLD. Nuk eshte e thene qe ai karakter te jete patjeter shkronje, mund te jete edhe simbol (jo te gjitha simbolet lejohen ne IDN domains, psh $,%,= etj). Nuk do tju sygjeroja te rregjistroni IDN domains ne gjuhen shqipe
tongue.gif

13. Disa vecanti qe kane hapur shume debate ne forumet e webmaster-ave sic jane:

a)njejes apo shumes i fjales kyce??
Kjo eshte dicka qe nuk mund ta ndash me thike, thjesht varet nga fjala kyce. Psh. do te preferohej games.TLD dhe jo game.TLD (kjo sdo te thote qe forma ne njejes nuk ka vlere.) Ju si mendoni kush forme eshte me e mire, forum apo forums?
tongue.gif

Ne kete nen ndarje do te shtoja per fjalet kyce gjuhen shqipe, trajta e shquar apo e pa shquar per ermat dhe per foljet veta 1,2,3 njejes, koha etj etj shumes. Edhe keto karakteristika varen nga nga fjala kyce. Per foljet do te preferohej veta 1 njejes koha e tashme, psh. blej, shes, luaj, shkruaj, degjoj etj, por edhe njejesi i urdherores (me pak e preferuar) si degjo, bli, lexo, meso etj. Per emrat me mire eshte trajta e shquar njejes/shumes, psh libra, lojra etj.
b) viza ne mes
Psh fjal-fjal.TLD
Viza ne mes ia ul vleren domainit! Ne nje periudhe disa domainers filluan te rregjistrojne domaine me dy viza bashk, psh fjal–fjal.TLD. Sic pritej nje pjese e mire e tyre nuk u rinovuan me. Nje tjeter menyre interesante e domaineve me viza ishin dhe jane shkronje(L)-shkronje(L)-shkronje(L) pra L-L-L dhe me numra N-N-N si dhe LL-L L-LL N-NN NN-N, por edhe kjo forme nuk pati sukses te madh. Se fundmi (duke perfshire dhe vitin e kaluar) po rregjistrohen domaine te formes k-e-y-w-o-r-d.TLD Gjithashtu pa sukses. Dhe nje forme qe mua me ka bere pershtypje dhe qe mu duk shume pa lidhje ishte www-keyword.TLD LOL, me duket shume i shpifur si domain.

Shkruar nga Erandi per Webmaster.AL

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albionlab.com/?p=561

Top