Vjosa del nga shtrati, përmbyten shtëpi e toka
VLORË – Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati duke vërshuar në tokat e komunës Novoselë. Banorët kanë njoftuar shtabin e emergjencave duke kërkuar ndihmë. Mësohet se 6 shtëpi janë nën pushtetin e ujit dhe banorët janë evakuuar. Uji po ecën me shpejtësi drejt shtëpive ë tjera të këtyre fshatrave.

Ndërkohë tokat bujqësore janë totalisht të përmbytura. Bëhet fjalë për rreth 400 ha, që tashmë janë të mbuluara nga uji, i cili ka dëmtuar kulturat bujqësore të stinës.

Shirat e shumtë të rënë ditët e fundit që vazhdojnë edhe ditën e sotme kanë fryrë ujërat e lumit të Vjosë. Në vendngjarja kanë mbërritur forca të policisë dhe emergjencat civile.

Ditët e fundit, reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore dhe në dhjetëra banesa në Kurbin, Shkodër e Lezhë.

Në Rajonin e Korçës reshjet e shumta të shiut të ditëve të fundit kanë sjellë përmbytje të tokave torfike, në zonën e fushës së Maliqit dhe kryesisht në tokat e Sheqerasit. Kjo është bërë e ditur nga Drejtori I Bordit të Kullimit Genti Pere, gjatë një konference për shtyp.

Në digën e Zëmblakut, grupi i emergjencave ka bërë hapjen e katër portave nga gjashtë gjithsej, për të ulur nivelin e prurjeve të ujit të lumit me qëllim shmangien e përmbytjeve të tokave në këtë zonë. Ndërsa në rrethin e Kolonjës ka pasur probleme në rezervuarin e Barmashit, ku është ndërhyrë. Në rrethin e Devollit janë vërejtur probleme në zonën e Mirasit ku janë çarë dy kanale anësorë. Ndërsa në tokat e Sheqerasit sipas Peres shkak i përmbytjeve është niveli i ulët i këtyre tokave torfike nën shtratin e lumit.

Nga shirat është dëmtuar edhe një argjinatura në ura e fshatit Treni, mbi lumin Devoll ku po punon edhe një eskavator.

Tokat bujqësore të fshatrave të komunave Dajç, Velipojë dhe Berdice janë totalisht nën ujë. Mungesa e punëve në sistemimin e kanaleve kulluesve, vënia në funksion të plotë e hidrovorëve dhe pompave kulluese kanë qenë shkaktarët e kësaj situate. Sipas drejtorit të bordit të kullimit në Shkodër, Muhamet Muça, “problemet vijnë nga derdhjet e lumenjve e përrenjve dhe duhet të lutemi (Zotit) që të pushojë shiu dhe besoj se ai do të pushojë patjetër”.

Vazhdon situata emergjente në Qarkun e Durrësit. Rrjedhja e ujërave nga përrenjtë që vijnë nga zonat malore të vendit ka vazhduar duke fryrë nivelin e ujërave në zonat e ultësirës në rajonin e Fushë-Krujës. Një pjesë e mirë e dëmeve natyrore është deklaruar se do të rimbursohet nga pushteti qendror dhe ai vendor. Këtë deklaratë e ka dhënë prefekti Genc Alizoti pas konstatimit që ka bërë mbi normalizimin e pjesshëm të gjendjes.

Por situata vazhdon të jetë dramatike për shumë shtëpi të Spitallës, Porto-Romanos, Shkozetit dhe ish-Kënetës, ku megjithëse niveli i ujit ka rënë, familjet kanë frikë të ndezin dritat nga lagështira që kanë marrë muret dhe instalimet elektrike. Shtëpi të përmbytura, mijëra lavatriçe, televizorë, radio, frigoriferë etj pajisje elektro-shtëpiake të dala jashtë përdorimit, dhjetëra automjete, si dhe një numër i konsiderueshëm minimarketesh, njësish tregtare, madje edhe farmacish kanë pësuar dëme të pariparueshme të artikujve të tyre.

Lidhur me zonën periferike të qarkut janë konstatuar dëme të rënda si në bujqësi, ashtu edhe në blegtori. Prefekti Alizoti ka deklaruar se shumë zona janë ende nën ujë dhe se për këtë situata po monitorohet me kujdes. Ai ka shtuar se stacionet e pompimit në qark, ai i Porto-Romanos dhe i Hamallajt, janë duke punuar me kapacitet maksimal. Por megjithatë, shumë familje ndihen të braktisura në fatin e tyre. Vetëm në zonën e Porto Romanos me dhjetëra familje që u janë përmbytur banesat nga rrebeshi i madh, kanë braktisur shtëpitë që janë bërë thuajse të pabanueshme dhe janë strehuar tek të afërmit e tyre. Në këtë vend pamjet janë dramatike. I gjithë segmenti prej 7 km në rikonstruksion e sipër, është përmbytur në të gjithë gjatësinë. Dyert e shtëpive të banimit përgjatë rrugëve janë të hapura për tharje, por koha është e vranët dhe nuk u premton shumë.

Shumë kryefamiljarë të cilët kanë mbetur në mëshirë të fatit janë ankuar dje në prefekturë dhe në bashki. Nga shtëpitë e tyre nuk ka mbetur asgjë. Ata i bëjnë apel bashkisë dhe qeverisë të verifikojë situatën e tyre. Sipas banorëve, janë mbi 50 familje të cilat kanë pësuar dëmtime të pariparueshme. Muharrem Poli, një prej banorëve, tregon për minutat që pasuan pas mesnate. “Një tub që shërben për mbledhjen e ujërave, mbi të cilin gjendet një shtresë betoni, shpërtheu para oborrit të shtëpisë. Fuqia e ujit ishte shumë e madhe dhe brenda pak sekondash uji kish arritur 1,5 metra lartësi në shtëpi, ndërsa ne u ngjitëm në tarracë. Menduam se kish ardhur deti dhe shpresonim që të dilnim gjallë nga e gjithë kjo. Tre fëmijët dhe gjyshja e tyre qanin të lebetitur. E gdhimë natën nën shi, mbi shtëpi. s’kishim ku të shkonim. Në terrin e natës vetëm ujë na zinin sytë. Por jemi të gjithë gjallë. Vetëm në mëngjes pamë se kishte shpërthyer kanali i ujërave dhe na kish bërë gjëmën”.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26298. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26298