Vjosa bllokon në ishull një bari
Prefekti i Vlorës: Jemi gati ta ndihmojmë, por nuk pranon të ikë. Lumi bën dëme edhe në Fier

Një bari nga fshati Shkozë i Vlorës është izoluar prej së hënës në një ishull të krijuar për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosë. Prefekti i Vlorës, Hasan Halili, konfirmoi dje se një bari me rreth 500-600 krerë dhen ndodhet i rrethuar nga uji në luginën e Vjosës, pranë fshatit Shkozë të Komunës Sevaster.

Bariu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se ka komunikuar në telefon me zyrtarët e shtabit të emergjencave civile në Prefekturën e Vlorës, të cilëve u ka thënë se nuk kishte ndërmend të largohej nga ishulli pa bagëtitë, për sa kohë nuk i rrezikohej jeta. “Ne kemi komunikuar me të dhe ai na ka thënë se nuk ka nevojë për ndihmë për momentin dhe se do të na telefonojë në rast se i rrezikohet jeta”, tha prefekti, i cili tregoi gjithashtu se bariu kishte qëndruar vetë në ishullin e krijuar nga dalja e lumit, pasi nuk donte të linte bagëtitë vetëm.

Pranë shtabit të emergjencave civile në Prefekturën e Vlorës mësojmë se për këtë rast është vënë në dijeni edhe policia dhe janë marrë masat për ndërhyrje me helikopter, nëse personi i rrezikuar do të kërkojë ndihmë.

“Tërbimi” i Vjosës

Prurjet e mëdha të lumit Vjosë kanë shkaktuar përmbytje në Qarkun e Fierit dhe të Vlorës. Më shumë se 17 shtëpi janë të rrethuara nga uji dhe qindra hektarë tokë janë përmbytur në disa komuna. Kështu, autoritetet lokale në Fier raportojnë se pesë fshatra janë të rrezikuar nga fryrja e lumit Vjosë. Përgjatë rrjedhës së këtij lumi janë konstatuar katër dalje të rrezikshme, ndërsa në fshatrat Ferras dhe Çerven, lumi ka vërshuar deri te qendrat e banuara. Gjatë paradites së djeshme, zonat e prekura nga përmbytjet, si dhe shumë të tjera të rrezikuara janë inspektuar nga drejtori i emergjencave civile, Alfred Olli, i cili ka premtuar ndërhyrje të menjëhershme në rast rreziku.

Qarku i Fierit

Alarmi për përmbytjet nga lumi Vjosë është dhënë dy ditë më parë, atëherë kur niveli i prurjeve u rrit ndjeshëm dhe intensiteti i reshjeve ishte i lartë. Shtabi i emergjencave civile në Fier raporton për përmbytje në pesë fshatra. “Bëhet fjalë për fshatrat Rromës e Mollas në rrethin e Mallakastrës, si dhe fshatrat Tojka, Hambar e Kashisht në rrethin e Fierit. Në këto zona uji i lumit ka pushtuar tokat bujqësore e po përparon drejt qendrave të banuara”, tha Viron Balla, kreu i emergjencave civile në prefekturën e Fierit. Shtabi i emergjencave në prefekturë po mban kontakte të vazhdueshme me krerët e të gjitha komunave në territoret e të cilave kalon Vjosa. Ndonëse reshjet e shiut kanë pushuar, shtimi i prurjeve në lumin Vjosë varet tërësisht nga vendburimi i tij, që ndodhet në veri të Greqisë, ku mësohet se gjatë javës së kaluar ka pasur reshje dëbore, të cilat po shkrijnë dhe për pasojë po rrit nivelin e ujit në shtratin e lumit.

Qarku i Vlorës

Dalja e lumit Vjosë nga shtrati ka krijuar probleme dhe në bashkinë e Selenicës dhe komunën e Novoselës, në Vlorë. Janë rreth 400 ha toke bujqësore dhe pyll në Novoselë që janë mbuluar nga uji. Ndërkohë, në fshatrat Fitore dhe Bishan janë përmbytur 7 shtëpi, si dhe po rrezikohen të tjera. Kryetari i Komunës së Novoselës, Rahit Llanaj, është shprehur për “Shqip” se banorët e këtyre fshatrave kanë nxjerrë plaçkat jashtë shtëpive nga rreziku i një përmbytjeje dhe janë në ankth se si do të jenë prurjet në Vjosë. Situatë e rëndë është dhe në Bashkinë e Selenicës ku nga dalja e Vjosës është përmbytur ujësjellësi i këtij qyteti dhe që prej pesë ditësh banorët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Po ashtu rruga që të çon në Selenicë është e bllokuar dhe një aks prej 2.5 km është bërë i pakalueshëm.(shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26383. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26383