Re: Vjerra-Vjerri
<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Ida</div><div class="ubbcode-body">Puna e mbiemrit nuk eshte gje fare ne krahesim me ti kesh (vjerren-vjerrin) ne shtepi.
Cifti nuk komunikon ashtu sic duhet dhe ne kete mes vetem vjerra me vjerrin jane te fituar se cifti ahaa....
Ju cmendim keni kur vjerra do te rrij me djalin e nusen.
Keni ndonje histori te vogel per te thene?? </div></div>
Ke te drejte Ida.
Edhe une mendoj se pak rendesi se si i drejtohesh vjehrrit dhe vjehres.Situate e veshtire per mua eshte kur duhet te jetosh me ta.
Une personalisht sapo jam martuar dhe si shumica e shqiptareve merret si fakt qe do te jetosh me vjehrrin dhe vjehrren.Bashkeshorti eshte djale i vetem keshtu qe nuk ka zgjidhje tjeter. Ende nuk jetojme bashke pasi ne jemi jashte por besoj kur te behemi me femije vjehrra ka shprehur deshiren qe te na ndihmojne te rrisin femijet.
personalisht mendoj se do te jete situate mjaft e veshtire, jo sepse kam ndonje paragjykim per ta, por mendoj se gjithmone od te kete mosmarrveshje midis brezave.
nga ana tjeter kur mendoj per prinderit e mi, une nuk kam vella do te kisha deshire qe ata mos te jetonin vetem kur te plakeshin.pra eshte pak veshtire per te gjetur zgjidhjen perfekte.
une mendoj qe e mira do ishte qe vjehhri dhe vjehrra ta linin ciftin te jetonte vete per aq kohe sa te ishin te zotet te jetonin me vete dhe kur te kishin nevoje per perkujdesje atehere te jetonim bashke.
eshte nje situate ku sado te mire te jene te dyja palet do kete pakenaqesi, probleme, qejfmbetje