Vjedhja e votave, Rama: Më 10 tetor, populli opozitar në protestë
TIRANE – Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka shpallur sot nisjen e protestave për padrejtësitë që i janë bërë PS-së, më 28 qershor. Të shtunën e ardhshme, më datë 10 tetor, është manifestimi i parë për hapjen e kutive të votimit.

“Sali Berisha gënjen veten nëse mendon se do ta shtyj gjatë, duke bërë shurdhin dhe duke ftuar opozitën të hyj në Parlament, pa plotësuar kërkesën e saj elementare për hetimin e procesit zgjedhor që nuk duhet të përsëritet më kurrë në të ardhmen”, tha Rama, duke iu drejtuar kryeministrit me fjalët: Do të përballesh me popullin opozitar të shumicës nëse pushteti yt nuk i hap rrugë transparencës së zgjedhjeve të shkuara për t’i mbyllur rrugë manipulimit dhe korruptimit të zgjedhjeve të ardhshme”.

Protesta e opozitës zhvillohet për këto arsye: Sensibilizimin e Sali Berishës ndaj kërkesave legjitime për të bërë transparencën e plotë të zgjedhjeve. Për hakmarrjen politike të pushtetit ndaj njerëzve që flaken nga puna pse janë përfshirë në aktivitetin elektoral të PS-së si dhe për gjendjen e rëndë të vendit dhe të shoqërisë në kushtet e thellimit të krizës së demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe ekonomisë.

Rama, gjatë konferencës për shtyp, iu përgjigj edhe kërkesave të vazhdueshme të diplomatëve të huaj për tu kthyer në parlament duke u shprehur se “ndaj me ta mendimin se vendi i duhur për dialogun politik në një demokraci normale është parlamenti dhe mezi pres që të plotësohen kërkesat tona normale për të hyrë në parlament. Sepse pikërisht parlamenti ka forcën ta bëjë deri në fund atë që ne kërkojmë, hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, duke filluar nga hapja e kutive”.

Partia Socialiste i fton të gjithë, të shtunën e ardhshme 10 tetor, në manifestimin e parë të protestës për hapjen e kutive të votimit ku fshihet e vërteta e 28 qershorit, ku është burgosur ligji dhe ku e kanë burimin padrejtësitë që po shtohen në kurrizin e njerëzve.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23277. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23277