Vizioni i Hashim Thaçit apo mjerimi vizionar i tij

Vizioni i Hashim Thaçit apo mjerimi vizionar i tij

Editorial ne Shekulli Online i dates 22/4/2004
Personalisht ndjehem i indinjuar nga nje ton qe mua me duket i tepruar, por do te isha i interesuar te lexoja komentet nga Albforumsat, e sidomos ata nga Kosova.


Vizioni i Hashim Thaçit apo mjerimi vizionar i tij


Prof. Besnik Krasniqi

Duke shfletuar një të përdtishme të Tiranës, në një nga titujt e saj më ra në sy shkrim, ?Vizioni im për Kosovën? i Hashim Thaçit. Autori i këtij shkrimi, duke pretenduar se thotë ndonjë gjë mençur, shkarravit ?fjalime?, përvçse pa kuptim dhe të mërzitshme, po aq të dëmshme politikisht.
-Mund të thuhet, mjerë ai që i ka rënë shorti t?i degjoi ato !
Ky njeri strajcash fasuli, që pretendon të na bëjë politikë të ?madhe kombetare?, mbanë emrin ?lider? i një partie, e cila çdo ditë e më shumë po diskreditohet para opinionit kombëtar e ndërkombëtar me qëndrimet e saja tejet regresive politike dhe antikombëtare në raport me Kosovën dhe çështjen shqiptare në tërësi.
-E si të mos diskreditohet se?
Autori me emrin Hashim si duket, duke pretenduar se realizoi atë për të cilën ishte nisur te bëjë karrierë politike, i cili para luftës, aspak për çudi, ishte një nga fytyrat më anonime të historisë së lëvizjeve patriotike legale e ilegale në trojet shiptare akoma të kolonizuara, ndërsa gjatë luftës një farë drejtori i një farë drejtorie politike të së shkuarës UÇK dhe me pas ?lider?(i thënçin) i PDK-së, në ?fjalimin? e tij me pompozitet na ?proklamon? rrugën politike, të cilën, sipas tij, do të duhej të ndiqnin shqiptarët në ballkan, për të ?demokratizuar? Serbinë, Rajonin, Europën dhe ndoshta edhe tërë botën. Nuk e di, nëse autori në fjalë i ka bërë ndonjëherë pyetjen vetes, në ishte ai aty përfaqësues i një partie serbe apo shqiptare?! -Apo kjo gjë s? ka rëndësi për të, sikur se edhe vetë gjaku i dëshmorëve të kombit shqiptar në këto tri luftërat e fundit, i cili për të dhe soj sorrollapin e tij, nuk dëshmon se ka pasur rëndësi ndonjëherë, përveç ?ngritjes? së tij në skenën politike të Kosovës.
Në përpjekje të ?elaborimit? të ?tezave? të tij mbi ?qartësinë? e paqartë të statusit final të Kosovës, autori në fjalimin e tij nxjerr ?konkluzione famoze? se; ??paska shqiptarë të pakënaqur në Mal të zi, Preshevë dhe tani, siç i duket atij, edhe në Maqedoni, që përderisa ekziston kjo paqartësi, ata do të vazhdojnë të propagandojnë për ndyshimin e kufijëve në favor të tyre? Maqedonia dhe Serbia, vazhdon më tej ai, kanë kufij që nuk do të ndërrohen? dhe se për hir të paqes dhe të sigurisë në rajon, sipas tij, nuk u dashka të ketë kompromise në çështjen e kufijve...?
Nuk besoj që as vetë Çoviçi do të mund të kishte qenë më konsekuentë se ky ?lider? fatkeq, në raport me çështjen e kuifjve të kombit të ndarë shqiptar në Ballkan. Harron ky faqezi, që betimin të cilin kishte bërë ai si ushtar i UÇK-së, tejkalonte kufijtë të cilët tani pretendon t?i mbroj ai ( të Serbisë, Malit të zi e Maqedonisë). Harron ky faqezi që, Adem Jashari, Fehmi Lladrovci, Ismet Jashari, Tahir Sinani, Ilir Konushevci e shume e shume dëshmorë të tokave dhe për tokat shqiptare, nuk ranë për të mbrojtur kufijtë aktual. Ata ranë, për t?u lënë amanet brezave që do të vijnë, shëmbjen përfundimtare të këtyre kufijve nga harta e trojeve etnike shqiptare dhe bashkimin e tyre dhe të shqiptarëve në një shtet të vetëm, ndër shekuj amanet, me emrin Shqipëri. Nuk do shumë mend për të kuptuar mjerimin e politikës shqiptare e cila ?përfaqësohet? nga prototipa të tillë, të cilët për hir të intersave të tyre banale, pazarin e përsheshit (shih: përkth. nga arabishtja, Hashim=Përshesh) mbi çështjen shqiptare, e filluan në kështjellën e Rambouilletit të Francës, për të vazhduar më tej deri në ditët e sotme me deklarata, fjalime, analiza e përbetime, pro kufijve antishqiptar dhe ?paprekshmërinë e tyre? në disfavor të kombit të ndarë padrejtësisht në pesë shtete. Dëshmi e këtij pazari tragji-komik në dëm të intersave shqiptare, është edhe libri i zonjës Madeleine Albright, kronikë besnike e kësaj ?ndeje? mbi marrëveshjen e Rambouilletin dhe të ?parin? e kësaj ndeje, Hashim Thaqi, i cili pauzat e rastit gjatë kësaj ?ndeje? i kalonte në bisedime ?frytëshme? me Xhejms Rubin mbi filmat kauboj të Hollywood-it. Dëshmi e këtij pazari tragjik antikombëtar, është edhe nënshkrimi tij me ? lot në sy ?, natyrisht jo për fatin e kombit shqiptar, por nga frika e konsekuencave të tradhëtisë së tij në raport me luftëtarët e vërtetë të lirisë dhe bashkimit kombëtar, sikurse edhe i ca të tjerëve, mbi marrëveshjen e Rambouilletit, që praktikisht po vërtetohet se është mosmarrëveshje. E kundërta që flet, në raport me këtë debil politik për faqe të zezë dhe politikave të ?holla? të prototipave të tillë njerëz të hurit e të litarit, (që tani për ironi varin nga një kravatë në qafë), janë dëshmorët e kombit, invalidët e luftës - luftëtarë të lirisë dhe familjet e tyre, të lëna nën mëshirën e fatit në mjerim absolut në gjithë hapësirën e tojeve etnike shqiptare, ku u luftua dhe do të luftohet kundër po këtyre kufijeve të urryer, nën thirrjen dhe betimin për bashkim kombëtar shqiptar, jo për ?paprekshmërinë? tyre, siç duan të na mbushin mendjen tani ca kretenë të krekosur në maje të plehut. Viktima të një kretinizmi të tillë janë sot gjithashtu, qindra intelektualë atdhetar të dëshmuar në decenie, (profesor, doktor, akademik etj.), të braktisur e të lënë strehëve të huaja nëpër botë si krah të mjerë pune, e liderët ?pushtetarë?, se bashku me një pjesë të inteligjencies universiatare shqiptare, as në Tiranë, as në Prishtinë, as në Tetovë nuk mërziten dhe nuk i brenë ndërgjegja se profesorët dhe doktorët e tyre i kanë lënë rrugëve e strehëve të huaja, si ?sharraxhinjtë? dhe ?hamajt? e dikurshëm në Beograd e Serbi, të autorit Esad Mekuli dhe si?qymyrshitës? të Migjenit... Ata kanë vënë në ballë injorantë të tillë, sikurse soji i këtij të fundit, të na shpalosin ?vizionet? e tyre të paprekshmërisë së kufijve, kundër të cilëve kombi shqiptar sakrifikoi në shekuj për t?i shëmbur ata njëherë e përgjithmonë në favor të Shqipërisë Etnike.
Ata kanë vënë në ballë, ata të cilët natyrshëm do të duhej të ishin në fund.


22/04/2004
KATEGORIA: Letrat e Lexuesve
 
Top