Vizat sot liberalizimi per shqiptaret

vizatparlkombetare.jpg
Keshilli i Ministrave te Drejtesise dhe Ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian do ti hape sot driten jeshile heqjes se vizave per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines drejt vendeve te zones Shengen.
Ky lajm historik per Shqiperine te ciles iu deshen 19 vjet te kapercenin barrierat dhe historine e eksodit te 1991-shit me hapjen e ambasadave eshte percjelle ne te gjitha agjencite e huaja te lajmeve. Mesohet gjithashtu se edhe vendet qe votuan kunder rezolutes per heqjen e vizave ne Parlamentin Europian nuk mund ta bllokojne me marrjen e vendimit perfundimtar ne Keshillin e Ministrave te BE-se.

Per agjencine e lajmeve ANSA burime diplomatike bejne me dije se marreveshja eshte arritur dhe dyshimet e hedhura nga vende si Franca apo Holanda duket se jane tejkaluar. Ne shpresojme ne arritjen e konsensusit ne menyre unanime bejne te ditur burimet diplomatike nga Brukseli megjithate nje vend i vetem nuk mund ta bllokoje vendimin qe do te merret me shumice te kualifikuar.

Pas ketij vendimi i cili do te duhet te botohet me se pari ne Fletoren Zyrtare te Bashkimit Europian dhe publikimi i saj hap mundesine e levizjes se lire te shqiptareve ne Europe. Megjithate vendet e Bashkimit Europian te cilat bejne pjese ne zonen Shengen kane marre siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do te vazhdoje te monitoroje nga afer situaten ne keto vende qe perfitojne nga heqja e vizave.

Liria me vizat do te jete per 3 muaj me pas per shtetasit qe shkelin rregullat do te kete penalizime. Levizja do te jete per cdo shtet te zones Shengen pervec Britanise dhe Irlandes. Komisioni i BE-se i ka kerkuar Tiranes zyrtare dhe Sarajeves zyrtare tua bejne te qarte qytetareve te tyre se udhetimi pa viza nuk eshte nje bilete per azil ose qendrim ne BE pas problemeve qe u perball Europa me azilkerkuesit e Maqedonise vitin e kaluar.

Ministrat e Brendshem te vendeve anetare te Bashkimit Europian pritet te votojne sot ne shumice pro heqjes se vizave me Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Mediat nderkombetare kane bere te ditur se vendimi i marre ne Parlamentin Europian do te adaptohet me shumice votash nga perfaqesuesit e qeverive te BE-se qe jane edhe hallka e fundit vendimmarrese ne kete drejtim. Vendimi do te hyje ne fuqi pak para Krishtlindjeve citoi nje dite me pare gazeta Eu Observer.

Nje dite me pare kjo gazete percolli skepticizmin e Frances e cila mban nje qendrim te rezervuar ndaj vendimit ku ministri i saj i Brendshem duhet te votoje dhe arsyeja lidhet vetem me shkakun e emigracionit te pakontrolluar.

Po keshtu edhe Holanda eshte treguar kritike duke e vendosur theksin te mungesa e reformave cilesia e demokracise por edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar. Por vendimi per Shqiperine dhe Bosnjen nuk do te vihet ne dyshim per aq kohe sa vendimi do te merret me shumice votash.

Pavaresisht nje vendimi pozitiv per vizat progres-raporti i vitit 2010 ka percjelle kritika per Shqiperine dhe duhet nenvizuar se ai eshte nje dokument i perbashket i BE-se. Me real eshte shqetesimi qe pason hyrjen ne fuqi te levizjes se lire per te cilat BE-ja do te testoje edhe prirjen e qytetareve shqiptare.

Ne mjaft deklarime dhe qendrime por edhe ne fushaten e nisur nga qeveria shqiptare opinioni po perpunohet me idene se heqja e vizave nuk jep te drejten e nje qendrimi te pakufizuar ne hapesiren Shengen.
 
Top