Vizat në zonën Shengen, dalin formularët e rinj të aplikimit

Vizat në zonën Shengen, dalin formularët e rinj të aplikimit

TIRANE- Presidenca Suedeze e BE ka nisur ne ambasadat e huaja akredituar ne vendin tone formularet e rinj te aplikimit per viza ne zonen Shengen.

Kërkesa për një vizë duhet t’i drejtohet misionit diplomatik të shtetit që është destinacioni i udhëtimit (ose misionit diplomatik të shtetit që përfaqëson atë shtet, sipas rastit). Nëse destinacioni kryesor nuk mund të përcaktohet, kërkesa duhet t’i paraqitet misionit diplomatik të shtetit të parë Shengen ku futet aplikanti. Kërkesa për një vizë kushton vetëm 35 euro.

Nëse aplikanti për vizë nuk disponon shumën e mësipërme në euro mund të paguajë në monedhën vendase, në lek, por tarifa do të llogaritet kundrejt normës përkatëse të këmbimit. Por, nëse kërkesa për vizë refuzohet, tarifa e paguar nuk rikthehet. Sipas Marrëveshjes për Lehtësimin e Vizave (VFA) përjashtim nga kjo tarifë bëjnë një kategori e caktuar njerëzish. Kështu gjatë procesit të aplikimit për vizë nuk kërkohet pagesa prej 35 eurosh nga të afërmit e rezidentëve shqiptarë në atë shtet, anëtarët e delegacioneve zyrtare, fëmijët nën 6 vjeç, personat me aftësi të kufizuar, pensionistët, gazetarët, nxënës, studentë, studentë që ndjekin kurse pasuniversitare, etj.

Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë me një vizë të vlefshme Shengen në Shtetet anëtare të mëposhtme dhe Shtetet e asociuara që zbatojnë plotësisht Acqui-në Shengen si: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Hungaria, Islanda, Italia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Malta, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.

Dokumentet për vizat si vizitorë:

Garanci mbështetjeje nga personi pritës. Republika Çeke kërkon ftesë nga personi pritës i vërtetuar nga autoritetet e vendit të destinacionit. Greqia kërkon ftesë nga personi pritës i vërtetuar nga autoritetet përkatëse greke, provën e ADN-së ose mjete të mjaftueshme financiare. Hungaria kërkon ftesë nga personi pritës e certifikuar nga autoritetet hungareze dhe prova për mjete të mjaftueshme financiare, duke përfshirë vërtetimin nga Zyra e Tatimeve. Strehim i vërtetuar. Një fotokopje të kartës së identitetit të personit pritës në rast se është qytetar hungarez ose një kopje të lejes së qëndrimit, nëse është qytetar i huaj në Hungari. Italia kërkon një ftesë nga personi pritës dhe një fotografi e kartës së identitetit të personit pritës në rast se është një qytetare italiane ose një kopje të lejes së qëndrimit nëse është shtetase shqiptare. Personi pritës mund të veprojë si garantues që jep mjetet financiare për kërkuesin. Ndërsa në rstin e Zvicrës letër ftesë nga pritësi në Zvicër është e mjaftueshme për të filluar procedurën.

Nëse kërkuesi dhe personi pritës kanë lidhje familjare ose gjaku, kërkuesi duhet të paraqesë dokumentet që provojnë marrëdhënien
Letër punësimi ose dokumente regjistrimi biznesi nëse kërkuesi ka biznes d.m.th, vendim gjyqësor për përftimin e licencës së biznesit, licencë biznesi dhe NIPT-in e shoqërisë
Rezervimin e udhëtimit (fluturim ose autobus, nuk është e nevojshme të paraqitet bileta e paguar). Greqia është i vetmi shtet që kërkon kërkon një fotokopje të personit pritës në rastin kur është një qytetar grek ose një kopje të lejes së banimit nëse është qytetar shqiptar. Këto fotografi duhet të vërtetohen nga autoritetet greke.

Për vizat si turist:

Provë e mjeteve të mjaftueshme financiare – p.sh, deklarimet bankës personale të kërkuesit që tregon një periudhë operimi të paktën tre muaj, letër punësimi, ose kontratë punësimi, certifikata të sigurimeve shoqërore, dokumente regjistrimi biznesi nëse kërkuesi ka biznesin e tij / saj – d.m.th, vendim gjyqësor për përftimin e licencës së biznesit, licencë biznesi dhe NIPT-in e shoqërisë;
Rezervimin e hotelit dhe udhëtimit (nuk është e nevojshme të paraqitet bileta e paguar).

vizë biznesi:

Kërkesë ose ftesë me shkrim nga shoqëria pritëse ose personi juridik, zyra, shteti ose autoriteti lokal dhe duhet të verifikohet ekzistenca e një biznesi në Qendrën Kombëtare Shqiptare të Regjistrimit. Ftesa duhet të lëshohet jo më shumë se 2 muaj para datës së kërkesës

Mund të paraqitet një letër nga një shoqëri shqiptare, që përmban hollësitë personale, rolin në biznes, qëllimin dhe gjatësinë e udhëtimit (origjinale ose kopje). Letra duhet të lëshohet jo më vonë se 2 muaj para datës së kërkesës dhe ftesa nga shoqëria pritëse që konfirmon që ajo do të mbulojë shpenzimet financiare, ose prova të mjeteve të mjaftueshme financiare (për shembull, deklarim të bankës personale dhe/ose një certifikatë nga punëdhënësi që konfirmon që ai do të mbulojë shpenzimet)
Letër punësimi e kërkuesit
Dokumente të regjistrimit të biznesit të shoqërisë ku kërkuesi punon (vendim gjyqësor për përftimin e licencës së biznesit, licencën e biznesit dhe NIPT-in e shoqërisë)
Prenotimin e hotelit dhe udhëtimit (nuk është e nevojshme të paraqitet bileta e paguar).

Për të marrë një vizë për të qenë i pranishëm në Aktivitete Kulturore dhe Shkencore duhen

Një kërkesë me shkrim ose ftesë nga institucioni pritës për të marrë pjesë në aktivitet
Një letër ftesë nga institucioni pritës që konfirmon që ai do të mbulojë shpenzimet financiare, ose prova të mjeteve të mjaftueshme financiare (për shembull një deklarim të bankës personale)
Letër punësimi ose arsimi dhe dokumente të regjistrimit të biznesit (licencë biznesi)
Rezervimin e hotelit dhe udhëtimit (nuk është e nevojshme të paraqitet bileta e paguar)..(SHEKULLI)

Mf-NZ0y5OIk

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27135. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27135

Top