Viti '90:Eksodi i shqiptarëve i nxitur nga Serbët

Klinton

Primus registratum
Viti '90:Eksodi i shqiptarëve i nxitur nga Serbët

Ramiz Alia

Viti '90:Eksodi i shqiptarëve i nxitur nga Serbët


Pyetje: Cilat kanë qenë reagimet në udhëheqjen e Partisë lidhur me reformat e mësipërme? A ka pasur tentativa, sidomos nga ish-bashkëpunëtorë të E. Hoxhës, për të organizuar kundërshtimin e reformave?
Përgjigje: Për realizimin e reformave punoi gjithë udhëheqja e partisë. Por reagimi ishte i ndryshëm nga një grup në tjetrin. Një pjesë, ndoshta pjesa më e madhe, zgjodhi qëndrimin pasiv, duke menduar se mund të kapërceheshin vështirësitë me disa masa ekonomike, pa i shtrirë reformat edhe në fushën e politikës. Një pjesë ishte e ndërgjegjshme që duheshin ndryshime më të mëdha, por u druhej atyre, prandaj ata hezitonin, prisnin që dikush tjetër ta merrte iniciativën e t'i gjente zgjidhjet. Kishte edhe ndonjë zë me theks kritik ndaj së kaluarës së Partisë, por pa parashtruar ndonjë alternativë konkrete për punën e mëtejshme.
Mund të them se edhe inteligjencia shqiptare nuk u tregua e shkathët për të ndihmuar zhvillimin demokratik të vendit.
Eshtë e vërtetë se intelektualë të veçantë morën guximin dhe shfaqën mendime për nevojën e thellimit të demokracisë, por këta ishin zëra sporadikë. Disa nga këta intelektualë vendosën lidhje me "Zërin e Amerikës", duke preferuar t'i drejtoheshin popullit nga ana tjetër e globit, në vend që të shpreheshin në shtypin shqiptar, i cili tashmë kishte dëshmuar një shkallë hapjeje mjaft të madhe. Duhet thënë se në atë kohë qarqe të Perëndimit bënë shumë përpjekje për ta shtyrë zhvillimin e ngjarjeve në drejtimin që kishin marrë vendet e EvropësLindore.

Pyetje: Që nga përmbysja në Lindje kishte kaluar një vit.Gjatë kësaj kohe u krijuan kushtet për lejimin e pluri partitizmit. Cila ishte gjendja në vend para se të shpallej pluralizmi?
Përgjigje: Përpjekjet për të ndryshuar gjendjen nëpërmjet reformave që u ndërmorën nuk dhanë rezultatin e duhur. Kjo
ndodhi për dy arsye. E para, sepse ato nuk u zbatuan shpejt dhe mirë. Në mjaft raste ato u penguan nga forca konservatore që nuk e donin erën e demokracisë dhe të reformave. Kjo rezistencë vinte nga ngurtësia ideologjike e mjaft kuadrove, zakonisht me nivel të ulët kulturor, që refuzonin çdo ndryshim që dilte jashtë "rregullave" të mëparshme, siç vinte edhe nga tipat burokratë në aparatet e qendrës. Njerëzve të tillë u prishej qetësia. Duhet thënë se rezistenca ndaj reformave bëhej pa zhurmë, në formën e zvarritjeve dhe të pakujdesisë.
E dyta, reformat nuk ia arritën qëllimit, sepse na paraprinë ngjarjet. Edhe gjendja në vend u vështirësua në çdo drejtim, ndërsa nga jashtë qysh në fillim na mungoi ndihma e domosdoshme. Bankat e huaja refuzuan edhe kreditë tregtare, që nevojiteshin për të sigururar ushqimet kryesore për popullsinë dhe lëndët e para për funksionimin e industrisë.
Ndërkohë përmbysja e socializrnit në vendet e Lindjes bëri që e gjithë vëmendja të përqëndrohej ndaj Shqipërisë. Pritej që edhe "dominoja e fùndit", në radhën e vendeve socialiste të Evropës, të binte. Propaganda antisocialiste në drejtim të vendit tonë, u intensifikua. Perëndimi edhe në drejtim të Shqipërisë kërkonte zbatimin e lirive e të drejtave të njeriut, duke nënkuptuar me këtë lejimin e pluralizrnit partiak, të shtypit opozitar etj.
Presioni i jashtëm filloi të ndihet edhe brenda vendit. Për t'u përmendur janë dy ngjarje të cilat tregonin se destabilizimi i Shqipërisë po kërkohej me këmbëndulje. Ngjarja e parë lidhet me qytetin e Shkodrës, ku në fillim të vitit 1990 nga një grup njerëzish u bë një demonstratë gjatë të cilës u hodhën parulla kundër E.Hoxhës, madje u bënë përpjekje edhe për të rrëzuar një bust të tij. Kësaj ngjarjeje iu dha një publicitet i jashtëzakonshëm nga shtypi e mjetet e tjera të propagandës së Beogradit e të Athinës, të cilave u bëri jehonë edhe media perëndimore. U fol e u shkrua për vrasje e masakra në shkallë të gjerë (kur nuk kishte asnjë të vrarë!), për arrestime në masë (kur ishin ndaluar vetëm tre veta). Deri i ashtuquajturi mbret i shqiptarëve, Leka Zogu, foli nga "Zëri i Amerikës" dhe i bëri
thirrje popullit që të ngrihet me armë kundër pushtetit popullor.
Zhurma qe kaq e madhe sa mjaft gazetarë të huaj erdhën në Shqipëri "për të parë me sytë e tyre" krimet që qenkeshin kryer në Shkodër, por çdo gjë doli si një fl1uskë sapuni. Gazetarët pasi u bindën njoftuan qendrat e tyre se asnjë masakër nuk kishin parë.
Ngjarja e Shkodrës pa dyshim ishte nxitur dhe organizuar nga jashtë, me qëllim që të provokoheshin edhe në Shqipëri zhvillime si ato që kishin çuar në përmbysjen e socializmit në vendet e Lindjes evropiane. Në radhë të parë ishte dora e Beogradit. Askush më shumë se Millosheviçi e grupi i tij nuk ishte i interesuar që Shqipëria të përfshihet nga rrëmuja dhe lufta e brendshme, sepse në këtë mënyrë serbët mund t'i kishin duart më të lira për të shtuar terrorin e shtypjen ndaj shqiptarëve të Kosovës. Nuk duhet harruar se pikërisht në atë kohë, nga fundi i vitit 1989 dhe në fillim të vitit 1990 Millosheviçi mori masat për likujdimin e plotë të të drejtave që më parë i njiheshin Kosovës si krahinë autonome dhe pjesë konstituive e Federatës jugosllave; në atë kohë u arrestuan qindra e qindra studentë e qytetarë kosovarë, ndodhën grevat e Stari-Tergut dhe u nxit spastrimi etnik duke inkurajuar emigrimin masiv të rinisë kosovare etj.
Nuk është e rastit që edhe ngjarja e dytë e rëndë, ajo e eksodit të 2 korrikut 1990 koincidon me përpjekjen që po bënin kosovarët për të rikrijuar në Kaçanik Kuvendin e Kosovës.
Beogradi kërkonte me çdo kusht që t'i privonte kosovarët nga çdo lloj ndihme e përkrahjeje që mund t'u vinte nga Shqipëria. Një nga rrugët për këtë qëllim ishte destabilizimi i saj.

Pyetje: Ju z.President iu referuat ngjarjes së 2 korrik 1990. Mund të na thoni diçka më shumë lidhur me këtë ngjarje? Cili ishte, sipas mendimit tuaj, roli i të huajve?
Përgjigje: Ngjarja që njihet si eksodi i 2 korrikut 1990 pati reperkusione të mëdha brenda vendit dhe jashtë tij. Atë ditë,
në shumë ambasada dhe përfaqësi të huaja në Tiranë, u futën disa mijëra njerëz, kryesisht të papunë, të ardhur në kryeqytet nga gjithë Shqipëria. Dyndja drejt amabasadave të huaja ndodhi në një kohë kur tashmë qytetarëve u ishte njohur ligjërisht e drejta e pajisjes me pasaporta për udhëtime jashtë shtetit, si dhe ajo e qarkullimit të lirë. Por, siç duket, për shqiptarët një udhëtim në botë mbetej diçka e pabesueshme. Mbyllja shumëvjeçare kishte lënë gjurmë të thella psikologjike dhe shumë njerëz e shihnin me dyshim të drejtën për të siguruar pasaportën.
Pushtimi i ambasadave filloi në mbrëmje, pas orës nëntë të darkës. Filloi me disa përpjekje për dyndje masive në rrugën ku gjenden ambasadat, por këto fillimisht u zmbrapsën nga policia. Njerëzit që ktheheshin mbrapsht, të revoltuar edhe i nga kundërshtimi i policisë, filluan të bënin thirrje për liri e demokraci dhe të hidhnin parulla kundër E.Hoxhës. Në ato momente u shfaq akti i parë i shkatërrimit, që do të bëhej si një ritual i zakonshëm më vonë dhe që në mars të vitit 1997 nuk kurseu as ushtrinë, as shtetin dhe institucionet, as pronën e investitorëve të huaj.
Policia e gjendur në befasi nga grumbullimi i papritur dhe hedhja e parullave politike, qëlloi në ajër dhe urdhëroi largimin e turmës. Por ajo nuk qe në gjendje të ruante rendin për një kohë të gjatë. Masa e njerëzve eci përpara dhe valë pas vale filloi futja në ambasadat e Italisë, të Francës, të Gjermanisë e të vendeve të tjera. Vetëm ambasada e Jugosllavisë dhe ajo e Kubës nuk pranuan njeri ose edhe kur ndonjë kishte depertuar e nxorrën jashtë.
Ka pasur mjaft hipoteza rreth çështjes së vërshimit në përfaqësitë e huaja. Eshtë thënë se eksodin e nxiti vetë policia
për të marrë ryshfete. Disa, veçanërisht nga partia e Berishës, kanë deklaruar se eksodin e nxiti qeveria, që të siguronte
ndihma nga jashtë. Kjo është thjeshtë fantazi e sëmurë. Ngjarja e ambasadave ishte diskredituese për qeverinë dhe shtetin tonë. Prandaj do të ishte një bumerang i vërtetë politik po t'i organizonte vetë ajo. Siç e thashë edhe më parë, mundësia më e madhe është që ky veprim të ketë pasur nxitje nga jashtë, veçanërisht nga serbët, që shfrytëzuan edhe vështirësitë ekonomike, të cilat përbënin një terren të përshtatshëm për rritjen e pakënaqësisë.
Shqipëria, në atë kohë, kishte mbetur vendi i vetëm i Evropës Lindore që vazhdonte të f1iste e t'i përmbahej rrugës socialiste.
Nga ana tjetër, dyndja masive në ambasada, si mjet presioni politik ndaj vendeve socialiste, ishte një metodë e përdorur
edhe në raste të tjera, sidomos me futjen e qytetarëve gjermanolindorë në ambasadat e RFGJ në Varshavë, në vjenë e Budapest. Pra ishte një taktikë e sprovuar .
Hipotezën e mësipërme e bën të besueshme edhe fakti që kur iu propozua ambasadave perëndimore që të përpilonin
listat e personave që ishin futur brenda territorit të tyre me qëllim që të pajiseshin me pasaporta të rregullta për të dalë
jashtë Shqipërisë, ata nuk pranuan.
Bile ato e refuzuan këtë gjë edhe pasi unë, si president i Republikës, nxorra një dekret të posaçëm me anën e të cilit jepeshin garanci se të gjithë qytetarët që ishin futur në përfaqësitë e huaja do të lejoheshin për t'u larguar nga vendi.
Vetëm pas ndërhyrjes së OKB-së, që dërgoi një specialist të saj në Shqipëri, pas kërkesës që i bëra personalisht z. Perez de Kuelar, ambasadat u detyruan të jepnin listat emërore të atyre që donin të largoheshin nga vendi, në mënyrë që të pajiseshin me pasaporta. Po kështu, me insistimin e përfaqësuesve të OKB-së, erdhën në portin e Durrësit pesë anije që transportuan njerëzit për në ltali e gjetkë.
Pasi përfundoi ky veprim, ambasadat e vendeve perëndimore mbyllën zyrat dhe efektivisht ndërprenë veprimtarinë e
e tyre në Shqipëri, që gjoja për "arsye teknike" zgjati 3-4 muaj. U ia ndërpre gjatë kësaj kohe edhe çdo lloj aktiviteti ekonomik e kulturor me këto vende, bile edhe dhënia normale e vizave.
Sidoqoftë, zgjidhja që iu dha këtij problemi duke evituar si konfliktin e brendshëm, përleshjen me të rinjtë, ashtu edhe
acarimin me botën e jashtme, që u evitua me ndërhyrjen e OKB-së, ishte rruga më e drejtë që mund të gjendej. Nga ana tjetër, duke marrë parasysh se në atë kohë kishte presione nga më të ndryshmet, jo vetëm nga qytetarë të thjeshtë, por deri edhe nga anëtarë të udhëheqjes, për t'i nxjerrë me forcë të rinjtë që ishin futur në ambasada, për të ndaluar me çdo kusht ikjen e tyre, ose edhe për të përzënë trupin diplomatik etj., mund të thuhet se ky moment tepër delikat u kalua në mënyrë të pranueshme.
Bindja ime është që eksodi u nxit nga jashtë me shpresë se autoritetet shqiptare do të përdornin forcën, ndoshta edhe
armët, ndaj të rinjëve, pra me shpresë që t'i zinin në një "corin pus delicti" për të denoncuar pastaj qeverinë shqiptare si kriminele. Por Shqipëria e vitit 1990 nuk ra në këtë grackë dhe lë nuk hyri në rrugë të tilla zgjidhjeje. Kështu, nga kjo pikëpamje, organizatorët e eksodit dështuan dhe dolën të zhgënjyer.

Pyetje: Si do t'i vlerësonit njerëzit që u futën në ambasada? A ishin ata agjentë të të huajve?
Përgjigje: 2 korriku u nis si vepër politike, por njerëzit që hynë në ambasada, në të vërtetë e zgjodhën eksodin për arsye
emotive kryesisht ekonomike. Shumica e refugjatëve emigruan në kërkim të një jete më të mirë, për më tepër që në
përfytyrimin e tyre Perëndimi ishte një Eldorado.
2 korriku, si çdo vepër violente, ka pasur dhe ka dramën dhe dhimbjen e vet. Por dhimbja më e madhe, gjakderdhja, u
evitua. Konfrontimi ndodhi, por sfidës shteti iu përgjigj me dinjitet dhe me tolerancë, bile tolerancë, aq sa u lejua edhe
shkelja e ligjeve. Në këto veprime kishte më shumë demokraci sesa mendohej.
Pavarësisht nga zgjidhja që iu dha problemit të eksodit, ngjarja la gjurmët e veta në gjendjen moralo-politike të vendit.
Në fakt tensioni social në vend filloi të rritej.

Pyetje: A mund të na thoni diçka për shpalljen e pluralizmit partiak? A ekzistonin strukturat që do ta lehtësonin realizimin e tij? A ekzistonte ndonjë lëvizje opozitare, siç ekzistonte në vendet tjera të Lindjes, si "Solidamosti" në Poloni, ose grupe intelektualësh, që u bënë bazë e krijimit të partive opozitare, si në Çekosllovaki e Hungari?
Përgjigje: Gjatë muajve të fundit të vitit 1990 gjendja në vend vazhdoi të vështirësohej. Nga pikëpamja ekonomike kriza po thellohej, ajo gjendej në kufijtë e një gjendjeje të jashtëzakonshme. Të gjithë treguesit kryesorë të ekonomisë ishin nën nivelin e një viti më parë. Ndikoi negativisht në këto rezultate edhe thatësira e madhe që shkaktoi krizë në energjitikë dhe dëmtoi rëndë bujqësinë dhe eksportin. Ndërkohë të gjitha kontratat që kishim me vendet e Lindjes evropiane për shkëmbimet tregtare u anulluan pas ndryshimeve që ndodhën atje.
Pa dyshim ky ishte një presion i ri që vinte me nxitjen e Perëndimit për të destabilizuar gjendjen e përgjithshme në Shqipëri.
Bashkë me krizën ekonomike filluan të duken më qartë edhe shënjat e krizës politike: pakënaqësia shtohej, ndikimi i jashtëm u bë më i fortë, në disa qytete pati manifestime me të cilat kërkoheshin ndryshime më rrënjësore.
Në këto kushte, duke pasur parasysh se së shpejti do të zhvilloheshin edhe zgjedhjet për në Kuvendin Popullor, mendova se ishte rasti që reformat që kishim bërë të çoheshin më tej. Kështu filloi përpunimi i Kushtetutës së re, në të cilën do të hidheshin idetë e një transformimi më rrënjësor të shoqërisë sone. Në Kushtetuën e re do të njihej e drejta e pronës private, do të pranoheshin lidhjet ekonomike me botën e jashtme, marrja e kredive dhe krijimi i ndërmarrjeve të përbashkëta, do të sanksionohej liria e besimeve fetare, do të përcaktoheshin liria dhe të drejtat e individit sipas normave të KSBE etj.
Ndërkohë pa pritur miratimin e Kushtetutës së re ishte e nevojshme të hidhej edhe hapi tjetër, ai që kishte të bënte me
pluralizmin politik. Ky fillimisht u mendua të zbatohej duke hequr tutelën e Partisë mbi organizatat e masave dhe duke
shpallur pavarësinë e tyre.
Duhet të pranoj se "zgjidhja" që kërkova t'i jap çështjes së pluripartitizmit, duke shpallur pavarësinë e organizatave të
masave nga Partia e Punës dhe duke i konsideruar ato si subjekte elektorale më vete në zgjedhjet parlamentare që po
përgatiteshin, ishte një "modus vivendi". Në këtë mënyrë, mendoja se, do t'i hapej rrugë zhvillimit gradual të procesit
drejt fazës nnale, pluralizmit partiak, zhvillim që do të shtonte spontaneitetin dhe ekseset.
Për mua, në të gjitha etapat, ato gjatë demokratizimit të jetës së vendit, të kalimit në pluralizmin politik dhe më pas gjatë periudhës së parë të tranzicionit nga njëri sistem në tjetrin, themelore ka qenë mënjanimi i ekstremizmave, i konfrontimit të ashpër e sidomos i përleshjeve vëllavrasëse. Evitimi i tyre përbënte kredon e kohës. Kësaj i jam kushtuar me të gjitha forcat e mia, pa asnjë rezervë.
Në kushtet ekonomike e politike që po kalonte vendi, si dhe nën presionin e jashtëm që sa vinte e shtohej, u bë e qartë se, tashmë ishte tepër e vështirë që të çohej përpara procesi i zhvillimit të vendit pa dalë nga kuadri socialist. Me dashje ose pa dashje po shfaqej edhe për vendin tonë alternativa tjetër, ajo e shoqërisë pluraliste dhe e ekonomisë së tregut, pra e kalimit edhe të Shqipërisë në rrugën ku ishin futur edhe vendet e Evropës Lindore. Çishte se ky kalim të bëhej i kontrolluar.
Vijon neser
 

Klinton

Primus registratum
Re: Viti '90:Eksodi i shqiptarëve i nxitur nga Serbët

Ramiz Alia ne vijim te intervistes se tij te meparshme

<ul type="square">
[*]Pyetje: Si e përballuat këtë gjendje z.President? A ka pasur çaste kur mendonit se ajo që po bënit ishte e gabuar?
[/list]


Pergjigje: Duhet thënë se, gjatë atyre ditëve të vështira të muajit shkurt 1991, më ka munguar thuajse krejtësisht ndihma efektive e udhëheqësve kryesor të Partisë. Siç e kam thënë edhe më parë, asnjëri prej tyre nuk ishte kundër masave që po merreshin, duke përfshirë edhe kalimin në shoqërinë pluraliste. Por thuajse të gjithë, me ndonjë përjashtim të rrallë, qëndruan mënjanë, si spektatorë, duke vëzhguar veprimet e mia në gjendjen e krijuar .
Në përfundim, kam bindjen se ndoqa rrugën më të drejtë që duhej ndjekur në ato momente të vështira. E di që një pjesë e njerëzve, sidomos të krahut të majtë, nuk kanë qenë dhe vazhdojnë, ndoshta, të mos jenë dakord me mua, me vijën që ndoqa. Por unë jam i qetë në ndërgjegjen time, i bindur se kam vepruar drejt. Edhe lidhur me rrëzimin e monumentit të
E. Hoxhës, megjithëse nuk kam qenë kurrë dakord dhe kam dënuar veprimet barbare të "rrugës" dhe qëndrimin e opozitës ndaj E. Hoxhës dhe simboleve të tij, e quaj të drejtë përmbajtjen që treguam. Do të kishte qenë një njollë e pashlyeshme në gjithë historinë tonë, nëse për të ruajtur monumentin e Enverit do të derdhej gjaku i rinisë.

<ul type="square">
[*]Pyetje: Në këtë klimë politike arritët në zgjedhjet e 31 marsit 1991, që islûn edhe zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri. Cili ishte rezultati i tyre?
[/list]


Pergjigje: Fushata për zgjedhjet e para pluraliste, që u mbajtën më 31 mars 1991, u zhvillua e ashpër, megjithë marrëveshjen paraprake që të evitoheshin sa më shumë shfaqjet e dhunës. Padyshim për këtë ndikonin përshtypja që kishte lënë në masat e njerëzve rrëzimi i monumentit të E. Hoxhës dhe disa ngjarje të rënda që ndodhën në atë kohë si: eksodi masiv i dhjetëramijëra njerëzve, mitingjet e antimetingjet e PD-së e të PPSH-ë që ndiqnin njëri tjetrin etj.
Opozita, ose më mirë PD, që përbënte edhe forcën kryesore opozitare, gjatë fushatës elektorale vuri në lëvizje të gjithaforcat për të arritur fitoren. Ajo punën e vet e kishte përqëndruar tek një forcë sulmuese, që përbëhej nga rrugaçë, nga
ish të burgosur ose të papunë, të cilët gjendeshin kudo dhe merrnin pjesë në çdo meting. Ky grup, që shoqëronte në të, gjitha rrethet udhëheqësit e opozitës, bënte një zhurmë të e madhe, duke krijuar përshtypjen se PD kishte një mbështetje
të gjërë në populI. Propaganda e opozitës mbështetej në dy shtylla kryesore së pari, në sulmin kundër së kaluarës, kundër sistemit socialist, të cilit i visheshin të gjitha të këqijat e kësaj bote. Në shënjestër vihej figura e E. Hoxhës dhe e udhëheqësve të mëparshëm. Së dyti, propagandistët e PD bënin premtime pa kufi. Sipas tyre të ekonomia e tregut do të shpëtonte popullin, ajo dhe privatizimi do të siguronin mirëqënien e vendit. Ata i mashtruan njerëzit me parulla bombastike. Sipas tyre po të vinte në pushtet PD-ja do ta çonte vendin shumë shpejt "drejt Evropës" dhe mirëqënies së popullit. Kjo gjë do të realizohej nëpërmjet "çekut të bardhë", me anën e të cilit SHBA dhe KE do t'i jepnin
Shqipërisë çfarë të dëshironte, fabrika, uzina dhe para pa kursim ...mjaft të fitonte Partia Demokratike.
Në muajin mars, pra në prag të zgjedhjeve, në fillim në Vlorë e më pas në Durrës e Shëngjin, ndodhi një eksod i madh njerë-
zish, të cilët pushtuan anije shqiptare e të huaja që gjendeshin në porte dhe u larguan për në Itali. Forcat e rendit dhe policia e porteve nuk qenë në gjendje t'i bënin ballë kësaj dyndjeje të paparë. Rreth 25 mijë vetë morën rrugën e mërgimit vullnetar për në Itali e gjetkë. Kjo ishte një ngjarje shumë e rëndë, që krijoi dhimbje, dëshpërim e panik brenda vendit. Opozita u përpoq ta shfrytëzonte eksodin në dy plane: nga njëra anë, për të diskredituar pushtetin ekzistues, paaftësinë e forcave të rendit publik për të siguruar portet e kufirin, pra për ta paraqitur pushtetin pa asnjë të ardhme. Nga ana tjetër,

ajo e shfytëzoi eksodin duke akuzuar PPSH dhe qeverinë si organizatorë dhe nxitës të tij, që të largonin nga vendi votuesit që do të hidhnin votat e tyre kundër PPSH. Pa dyshim, këto ishin thjesht hamendje të sëmura, për qëllime propagandistike, por për kohën kur u bënë, nuk ishin pa efekt, sidomos në njerëz të thjeshtë dhe në qytetet kryesore. Partia e Punës nga ana e saj e organizoi fushatën sipas stilit të vjetër: me mbledhje, me konferenca, me pllakate etj. Deputetët dhe agjitatorët bënin takime të qeta, me fjalime stereotipe, që nuk i përshtateshin as kohës, as situatës pluraliste që ishte krijuar në vend. Mungonin sondazhet e opinionit që mund të orientonin propagandën dhe gjithë veprimtarinë elektorale. Shkurt mungonte "nervi" i domosdoshëm për fushata konkuruese. Kjo "qetësi", më tepër se siguri, shprehte një farë hutimi dhe dekurajimi, që lidhej me sulmin e egër që bënte "rruga", e cila ishte tepër agresive. Atëhere u dëgjua për herë të parë refreni makabër që kërcënonte edhe ish-partizanët e LNÇL: "Veteranët në litar, komunistët në hanxhar".
Këto dobësi u pasqyruan ditën e votimeve. Rezultati i zgjedhjeve të 31 marsit 1991 qe i papritur për PPSH-në, e cila nuk e parashikonte një fitore aq të dukshrne të opozitës, sidomos në qytetet kryesore të vendit, duke përfshirë edhe Tiranën. Partia Demokratike, ndonëse në shkallë vendi nuk arriti të sigurojë as një të tretën e deputetëve të Kuvendit Popullor, në qytetet e mëdha arriti një afirmim të madh. Në Tiranë, Shkodër e Durrës fituan vetëm nga dy deputetë të Partisë së Punës. Një rezultat i tillë i dobët u arrit edhe në Korçë, në Vlorë, në Fier, Elbasan etj. Në qoftë se në zgjedhjet e para pluraliste PPSH fitoi dy të tretat e vendeve në Kuvendin Popullor, kjo i detyrohet kryesisht votës së fshatit.
Nga rezultati i zgjedhjeve nuk mbeti e kënaqur as udhëheqja e PD-së. Ajo me shpresën që i kishin dhënë aksionet e "rru
gës", me mbështetjen e fuqishme që siguroi nga jashtë, sidomos nga "Zëri i Amerikës" dhe delegacionet e diasporës që
erdhën në shqipëri, si dhe me manipulimet që kishte ndërmarrë në mjaft zona elektorale, mendonte se do të fitonte të paktën shumicën e thjeshtë. Tek kjo parapërgatitje psikologjike dhe tek zhgënjimi që pasoi, e ka burimin ngjarja e 2 prillit në Shkodër.
 
Top