Viti 89, si e hapën rrugën e ndryshimit Polonia dhe Hungaria

Viti 89, si e hapën rrugën e ndryshimit Polonia dhe Hungaria

Të gjithë i kujtojmë pamjet mbresëlënëse dhe të shndërruara tashmë në ikonë të shkatërrimit të Murit të Berlinit më 9 nëntor të vitit 1989. E ndërsa të gjithëve u dukej se fatet e ardhmërisë së Europës Lindore vareshin pikërisht nga shembja e këtij muri,</p>


Natën e 10 nëntorit të vitit 1989, Anatoly Sergeevich Chernyaev po shkruante në ditarin e tij personal, në të cilin që prej 20 vitesh hidhte shënimet dhe ngjarjet e përditshme. Këtë ritual e bënte pasditeve, sapo mbërrinte nga zyrat qendrore të partisë në Sheshin e Vjetër të Kremlinit në apartamentin e tij në Denezhny Pereulok. Fletët bosh mbusheshin me detaje të përvojës së përditshme. Veçanërisht në ditarë ai hidhte idetë dhe mendimet që nuk mund ti shprehte në punë, sepse aty ishte rrethuar nga njerëz të partisë, që ishin gjithmonë shumë vigjilentë. Chernyaev, një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit sovjetik, Gorbaçov, më 10 nëntor shkruante: “Muri i Berlinit ra. Një epokë në historinë e sistemit socialist mori fund. Në vijim të Polonisë dhe Hungarisë ra edhe Honecker. Ata që kanë mbetur ende në rrjetën e komunizmit janë Kastro, Çaushesku dhe Kim Il Sung i Koresë së Veriut”.
Toni i të shkruarit të tij nuk ishte i hidhur, por sarkastik. Chernyaev kishte kohë që e kishte parashikuar një ditë të tillë. “Ky është fundi i trashëgimisë së Jaltës dhe vetë Stalinit”. Me këtë frazë ai e mbylli ditarin e tij për atë ditë.
Motoja “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni” ndodhej ende në ballë të faqes së parë të gazetës “Pravda”, gazeta e Partisë Komuniste sovjetike. Në titullin kryesor, një ditë pas Murit të Berlinit, në këtë gazetë shkruhej: “Sot është dita e policisë sovjetike”. Me këtë titull kjo gazetë dhe regjimi që e komandonte kishte vendosur të bënte indiferenten. Por në Europë situata ishte krejtësisht ndryshe. Njerëzit ishin të përfshirë nga ekstaza e ndryshimit të madh dhe festonin të mrekulluar nga imazhet e shembjes së murit dhe ribashkimi i gjermanëve. “Gjermanët po qajnë nga gëzimi dhe më në fund Berlini është sërish Berlin”, shkruante një gazetë kryesore gjermane. Lajmi se Berlini i ndarë për 28 vjet rresht më në fund ishte bashkuar, ishte një lajm që kishte arritur të depërtonte edhe në cepat më të humbur të botës. Regjisori i famshëm gjerman, Wim Wenders, që ndodhej për disa xhirime në Australi, kontaktoi me shumë njerëz me origjinë gjermane dhe baltike që bërtisnin nëpër rrugë: “Nuk ka më mur, nuk ka më mur. Poshtë muret që na ndajnë”.
Viti 1989 kaloi në histori si viti i shembjes së Murit të Berlinit dhe i bashkimit të Gjermanive dhe i revolucionit paqësor në Gjermaninë Lindore. Të paktën kjo është konsiderata e gjermanëve për këtë vit. Më 9 nëntor, kancelari i atëhershëm i Gjermanisë Perëndimore, Helmut Kohl, gjatë një vizite shtetërore që bëri në Poloni tha: “Ne po shkruajmë një kapitull të ri në histori dhe kjo për të disatën herë”.
Po përse iu desh këtij muri një kohë kaq e gjatë për tu shembur dhe kush e shkatërroi atë realisht?
A ishin vetë berlinezët ata që goditën kufirin e murtë në Bornholmer Strasse më 9 nëntor, që nxorën kazmat për të krijuar çarjet e para derisa nga vrima ato u bënë të çara të mëdha? Apo berlinezët krijuan kushtet për gjermanolindorët që të dilnin në protesta në Leipzig, Plauen e Drezden? A do të kishte rënë muri, sikur në prapaskenat e Moskës, Varshavës, apo Budapestit të mos kishte ndodhur e paimagjinueshmja? Cila ishte pika e kthesës, apo momenti kur tashmë çlirimi i Europës Lindore nuk mund të ndalej? Një kërkim i ndershëm për përgjigjen e këtyre pyetjeve mund të dilte në përfundimin se hapja e kufirit në Berlin është pa asnjë diskutim ngjarja më e rëndësishme e gjithë periudhës së rënies së komunizmit në Lindje. Por, në fakt, ajo nuk ishte pika e vërtetë e kthesës në historinë e vitit 1989. Për këtë na duhet të kuptojmë “se sa i kufizuar është imazhi heroik i vitit 1989 që kemi formuar në retrospektivë”, sipas fjalëve të një historiani të famshëm gjerman, Karl Schlogel. Dukej sikur natën e rënies së Murit të Berlinit vetëm sa u sanksionuan vendimet për ndryshim që ishin marrë diku gjetkë dhe pak kohë më parë. “Rënia e murit ishte padyshim një simbol ndryshimi, por ndërkohë ne polakëve na u desh që të negocionim transformimin tonë politik në një situatë aspak paqësore dhe të qetë”, deklaroi kohë më parë ish-presidenti i Polonisë, Kvaznjevski. Me fjalë të tjera ai u përpoq që të nënkuptonte se revolucioni gjerman nuk filloi pa mbaruar mirë ai polak. Në kohën e rrëzimit të murit, Polonia kishte tashmë në krye të saj një President që nuk ishte komunist. Në lidhje me Murin e Berlinit ka nga ata polakë që pretendojnë se ai nuk do të ishte shembur pa ndihmën e lëvizjeve antikomuniste në Poloni. Shumë gjermanë ka gjasa ta kenë harruar, apo të mos ta kenë kuptuar kurrë faktin se ngjarjet në Europën Lindore ishin edhe në funksion të ndryshimeve në Gjermaninë Lindore. Koncepti gjerman
i bisedimeve në tryeza të rrumbullakëta, që e pati zanafillën në hotelin “Dietrich Bonhoeffer” në Berlin, ishte një koncept i importuar. Polakët ishin bërë bashkë në të njëjtën mënyrë me njëri-tjetrin 10 muaj më parë gjermanëve dhe nga këto tryeza u konceptuan planet për shembjen e qeverisë. Një kthim në kohë, një kredhje në dokumente të panjohura më parë, takime me faktorë kyç të atyre kohëve, të gjitha këto të çojnë në disa zbulime shumë interesante tani, 20 vjet nga ngjarja historike. Monopoli ndaj pushtetit i komunistëve hungarezë, për shembull, kishte marrë fund në janar. Në të njëjtën kohë lideri i Gjermanisë Lindore, Honecker, të paktën në dukje, ishte në kontroll të situatës në vendin e tij. Në Gjermaninë Lindore nuk kishte ende grupe reformatorësh brenda partisë dhe nuk ekzistonte asnjë lloj premise për ndonjë lëvizje tjetër. Po kaq interesant është fakti se sindikata polake “Solidariteti”, pavarësisht fitores së mrekullueshme në zgjedhjet e korrikut të vitit 1989, dështoi në përpjekjen e saj për të marrë në dorë fatet e popullit. Ndërkaq, Presidenti i Bashkimit Sovjetik, Gorbaçov, po përballej me probleme shumë të vështira në vendin e tij dhe ideja e një dërgimi të trupave të ushtrisë në vendet fqinje ishte i paimagjinueshëm. Në fillim të vitit 1989, vetëm dy vende të Europës Lindore ishin në kërkim të rrugëve të tyre të ndryshimit: Polonia dhe Hungaria. Në Budapest, ndryshimi nisi brenda Partisë Komuniste të Hungarisë. Në Varshavë, lëvizja “Solidariteti” kishte vënë në lëvizje të gjitha forcat reformatore. Por edhe në këto vende, askush nuk e kuptoi se si do të ishte rrjedhja e ngjarjeve në muajt e ardhshëm dhe mund të thuhet me bindje se askush nuk i parashikonte ndryshimet që ndodhën. “Ishte një revolucion pa revolucion”, thotë një ish-disident polak i atyre kohëve. “Askush nuk doli në rrugë dhe nuk pati as barrikada, as skuadra pushkatimi”. Viti 1989 ishte një vit mrekullish. Gjëra që dukeshin të pamundura në janar, befas realizoheshin në shkurt dhe në mars krijohej mundësia për ndryshime të tjera. Pakkush e kishte idenë se çfarë po ndodhte.
Polonia
Punëtorët në uzinën e Henrikovit kishin që nga nëntori i vitit 1988 që punonin jashtë orarit. Ata po nxitonin të përfundonin një porosi të veçantë që kishte ardhur nga Varshava: një tavolinë të madhe të rrumbullakët prej druri të rëndë. Punëtorët e konceptuan tryezën të përbërë nga 14 pjesë të ndara, që do të qëndronin mbi 28 këmbë druri. Produkti i përfunduar ishte me një diametër 8.8 metra. Ajo do të përdorej për një ngjarje, që më pas do të merrte emrin pikërisht prej saj. Pjesëmarrësit në takimin që do të zhvillohej rreth kësaj tryeze ishin përfaqësues të qeverisë, mes të cilëve edhe asistenin e ri të Kryeministrit, Aleksandër Kvazhnjevski (Presidenti i ardhshëm i vendit). Përballë njerëzve të qeverisë do të viheshin “sfidantët”, lideri i “Solidaritetit”, Lech Walesa, së bashku me disidentë të tjerë. Disa nga këta persona sapo ishin liruar nga burgu. Tryeza përfundoi së ndërtuari në fu
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25304. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25304
 
Top