Viti 1979, viti i vërtetë i përmbysjeve
Ishte pikërisht ky vit në të cilin iu vunë minat shumë shpërthimeve që do të ndodhnin në dhjetëvjeçarët në vijim, madje edhe aktualisht po përjetojmë pasojat e vendimeve të marra nga liderët e atyre viteve. 89 ishte një pikë e fortë kthese, por tendenca</p>
Cila është në thelb domethënia e vërtetë historike e 9 nëntorit të vitit 1989? Disa mund të thonë se kuptimin e vërtetë mund ta nxirrje nëse do të kishe marrë pjesë natën e famshme të rënies së Murit, natën e entuziazmit të jashtëzakonshëm njerëzor kur lumturia dhe liria ishin bërë bashkë në një përjetim të vetëm. Por të qenit atë natë në Berlin është një luks që nuk e kanë pasur shumë njerëz në planet, madje ka pasur edhe nga ata berlinezë, të shumtë, që nuk e dinin atë që po ndodhte në pjesën ku Lindja puqej me Perëndimin. Në prag të përvjetorit të 20 të kësaj dite simbolike ka pasur shumë shkrime, analiza që janë marrë me rëndësinë e këtij fakti që ndodhi brenda orëve të një nate. Pjesa më e madhe e tyre ngulmon në idenë se rënia e Murit ishte një gur kilometrik, përfundimi i një përpjekjeje të madhe që kishte ndoshta dhjetëvjeçarë të tërë e që kishte nisur prapa skene dhe fillimi i një tjetër epoke, jo më pak të vështirë, sfidat e së cilës po i përjetojmë sot. Ka nga ata madje që thonë se viti i ndryshimeve të vërteta mbarëbotërore, edhe pse jo aq i lavdishëm në histori sa 89, në fakt është viti 1979. Sigurisht që ishte një fitore e jashtëzakonshme dhe një arritje e patjetërsueshme për popujt e Çekosllovakisë, Gjermanisë, Ukrainës, vendeve baltike, Ballkanit që të shpëtonin pas shumë vitesh sundim nga tirania e regjimit komunist që i varfëroi në mendje dhe në xhepa. Sipas historianit dhe dëshmitarit okular të ngjarjeve, britanikut, Timothy Garton Ash, ajo që ndodhi mund të cilësohet jo “revolucion”, po “Refolucion”, pra bërja bashkë e revolucionit dhe reformave, sepse në këto vende me një sistem krejt të ndryshëm u futën për herë të parë konceptet e tregut të lirë dhe zgjedhjeve demokratike. Dhe, pa dyshim, një nga vlerat më të mëdha të atij viti ishte që ndryshimet u bënë me një minimum humbjesh njerëzore, përveç ish-Jugosllavisë shpërbërja e së cilës shkaktoi situatën më të rëndë në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore. Paradoksalisht, ish-Jugosllavia ishte edhe vendi i parë që bëri shkëputjen nga Perandoria Sovjetike dhe vendi i parë në të cilin ndodhën reformat e tregut. Kanë kaluar 20 vjet nga rënia e Murit të Berlinit dhe era e re në vendet e Europës Lindore dhe sot janë të paktë ata që mendojnë se ajo ditë erdhi vetëm falë përpjekjes së politikanëve që ishin në pushtet në atë periudhë, si ish-presidenti amerikan, Regan, ish-kryeministrja britanike, Thaçer, apo ish-Ati i Shenjtë, Papa Gjon Pali II. Dikur mendohej kështu, por 20 vjet më vonë të gjithë, veçanërisht historianët, janë shumë më gjakftohtë për të dhënë gjykime, të cilat kanë kaluar provat e kohës dhe të zbulimeve të fundit historike. Sot, ka shumë teori që shpjegojnë ngjarjet e vitit 89. Njëra prej tyre është ajo Stepfen Kotkin, sipas të cilit e vërteta e vitit 89 është se ai ishte një revolucion i kryer “nga lart” Sipas tij, ishte rritja e madhe e çmimit të naftës që çoi në falimentimin e Bashkimit Sovjetik. Dhe kjo ndodhi në vitet 70. Madje ky studiues hedh poshtë edhe rolin që i është dhënë deri më tani disidentëve të vendeve të Europës Lindore dhe Qendrore që ndodheshin nën suazën e Bashkimit Sovjetik dhe bashkë me ta hedh poshtë edhe rolin e politikanëve, përfshi edhe atë të ish-sekretarit të parë të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Mikail Gorbaçov. Historiani thotë se ai dhe të tjerë liderë të Lindjes ishin pa vizion dhe se thjesht po përpiqeshin që të përfitonin me sa mundnin nga asetet e një perandorie që po shkonte në humnerë. Në Rusi, aseti më me vlerë ishte energjetika dhe burimet nëntokësore si nafta dhe gazi. Për këtë arsye, menjëherë pas përmbysjes së pushtetit, gjëja e parë që bëri Jelcini me të ardhur në pushtet ishte pikërisht privatizimi i të gjitha ndërmarrjeve të fuqishme të gazit dhe naftës. Këto asete kishin qenë gjithmonë në kontrollin e shtetit dhe ishin pikërisht njerëzit e ish-nomenklaturës dhe shërbimeve sekrete, veçanërisht KGB-së që, nga spiunë u shndërruan në shefa të mëdhenj e zotërues të pasurisë më të madhe të Rusisë. Madje këta njerëz vazhdojnë edhe sot që të qeverisin Rusinë. Rusia është një vend shumë i rëndësishëm, edhe pse nuk është më një perandori, hapësirat që ajo ende rrok janë ato të një perandorie që do të kishte bërë të lumtur edhe vetë Pjetrin e Madh, nëse do të kishte qenë gjallë edhe sot. Ndaj sot, Rusia vazhdon të jetë një vend me shumë probleme, veçanërisht ekonomike që sigurisht pasqyrohen në standardin e jetesës së popullsisë. Këtë vit, ekonomia e saj ka qenë ndër më të dobëtat dhe parashikohet që prodhimi kombëtar bruto të bjerë në 7.5%. Është e vërtetë që gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, përparimet kanë qenë tepër të mëdha, por nuk duhet harruar se Rusia ka qenë në një situatë shumë të rëndë në fund të viteve 90. Kësaj i shtohet edhe një situatë demografike e rëndë, madje nëse do të vazhdohet me këtë ritëm, pritet që në vitin 2045, Egjipti do tia ketë kaluar Rusisë për sa i përket numrit të banorëve. Dhe kjo nuk është për tu çuditur, pasi në vend ka një shkallë të tillë të përhapjes së infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes, që e krahason Rusinë me vendet e Afrikës. Nëse do ti referoheshim termave të ideologjisë marksist-leniniste, Rusia aktualisht është në situatën e të ashtuquajturit “kapitalizëm-monopol”, ose me pak fjalë një regjim politik në të cilin interesat e kompanive monopoliste në këtë rast, “Gazprom” dhe “Rozneft” dalin qartazi dhe mbështeten fuqishëm në krahasim me interesat e kompanive të tjera të vendit.
Megjithatë le të rikthehemi te rëndësia e ngjarjeve të vitit 1979, të cilat edhe pse nuk janë veshur me një simbolikë ndryshimi, në fakt janë shumë të rëndësishme për ndryshimet që erdhën më pas. Ja cila ishte situata 30 vjet më parë. Sovjetikët nisën politikën e tyre të vetëshkatërrimit me sulmin që ndërmorën në Afganistan. Britanikët nisën rigjenerimin e tregut të lirë me zgjedhjen në krye të vendit të Margaret Thaçerit. Në Kinë, Deng Xiaoping e çoi vendin në një kurs të ri ekonomik, por edhe në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe sigurisht që nuk duhet të harrojmë edhe ngjarjet në Iran dhe ndryshimet që ndodhën në këtë vend me revolucionin e famshëm të vitit 1979 dhe erën e re të ndryshimeve që pasoi me Themelimin e Republikës Islamike. 30 vjet më pas, secila nga këto ngjarje ka pasur një ndikim shumë më të madh në të gjithë botën, sesa vetë ngjarjet e vitit 1989. Sot, ndryshe nga 30 vjet më parë, janë amerikanët ata që e gjejnë veten në një konflikt në Afganistan, duke luftuar fëmijët e njerëzve, të cilët 30 vjet më parë i pajisën me armatime. Për sa i përket modelit të tregut të lirë të mbështetur dhe reklamuar shumë fuqishëm nga Thaçer dhe Regan duket se, pikërisht ky model dhe anët më të këqija të tij, sollën edhe krizën aktuale në botë, që është kriza më e rëndë e përjetuar nga të gjitha vendet e planetit që nga vitet 30. Ndërkaq, pasardhësit e kinezit Deng po fitojnë përditë e më shumë terren ndaj amerikanëve dikur të fuqishëm. Sipas parashikimeve të fundit, pritet që Prodhimi Kombëtar Bruto në Kinën e vitit 2027 të jetë më i madhi në të gjithë botën. Më së fundi, trashëgimia më e rëndë është ajo e revolucionit islamik në Iran, në vitin 1979. Ky revolucion frymëzoi jo vetëm liderët e Iranit, por edhe një rrjet të tërë terroristësh dhe simpatizantësh të terrorizmit kudo në botë. Shkurt, viti 1989 ishte më pak i rëndësishëm në thelb se 1979. Ishte pikërisht ky vit në të cilin iu vunë minat shumë shpërthimeve që do të ndodhnin në dhjetëvjeçarët në vijim, madje edhe aktualisht po përjetojmë pasojat e vendimeve të marra nga liderët e atyre viteve. 89 ishte një pikë e fortë kthese, por tendencat e kësaj pike nisën një dhjetëvjeçar më parë. 30 vjet pas vitit 1979 ende po përjetojmë pasojat e atij viti shumë të rëndësishëm. Muri i
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26689. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26689