Vitamina C nuk mbron nga ftohja

Vitamina C nuk mbron nga ftohja

Instituti gjerman për shëndetësi kualitative (IQWiG) njofton se vitamina C nuk mbron nga ftohja, duke u thirrur në rezultatet e studimit të grupit Cochrane Collaboration.
Në studimin e kësaj shoqate ndërkombëtare kanë marrë pjesë më shumë se 11.000 njerëz. </p>


Një pjesë e pjesëmarrësve kanë marrë placebo, ndërsa të tjerët kanë marrë së paku 0.2 gramë vitaminë C në ditë. </p>


Personat të cilët morën sasi më të madhe të vitaminës C pasi ishin ftohur, nuk kishin pasur asnjë dallim në kohëzgjatjen dhe intensitetin e sëmundjes në krahasim me ata që kishin marrë placebo (tableta të rrejshme). </p>


Ndërsa, tek ata të cilët kishin marrë vitaminë C para se të ftoheshin, kohëzgjatja e sëmundjes ishte shkurtuar, mesatarisht për një ditë. /Telegrafi/</p>
d3GUcnZ5Ofc

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26898. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26898
 
Top