Virtuozi Vlonjat, kengetari Lirio Nushi neper bote...

shqiptariAL

Primus registratum
Virtuozi Vlonjat, kengetari Lirio Nushi neper bote...

Virtuozi Vlonjat, kengetari Lirio Nushi eshte kengetari qe me zerin e tij magjik po i tregon botes se shqiptaret dhe kultura e tyre nuk jane nje ndjesi pagane por nje origjine e vertete me nje art te mirfillte qe burojne nga nje qyteterim i vertete dhe i lashte.

U deshen afersisht rreth pese vjete per te grumbulluar materialet baze muzikore te ketij disku te cilat jane nje hulumtim ne retrospektive duke kompletuar keshtu nje koleksion me te vertete te rralle dhe te mahnitshem persa i perket vlerave kulturore dhe historike qe permban ky disk. Nje permbledhje e kujdes'shme nga te gjitha zonat ku gjenden dhe banojne Arbereshet e Italise se Jugut , pune te cilen me shume dashuri jua perkushton te gjithe shqiptareve qe mbeten merguar larg dheut te Atit, te gjithe mergimtareve te vjeter dhe te rinj, atyre qe mbajten dhe ruajten gjalle gjuhen shqipe sikurse ruan dhe mbron mema foshnjen e saj per nje periudhe kohore rreth peseqint e me teper vjecare. Ne nje percapje serioze kenget e ketij disku nen nje perpunim te lire muzikor plotesojne njembedhjete materiale.Këngët janë bazuar në muzikën tradicionale të Arbëreshëve të Italisë së Jugut. Disa prej tyre vijnë nëpërmjet një udhe katërqint vjeçare. Arbëreshët janë Shqiptarë që u larguan kryesisht nga Arbëria (Shqipëria e sotme) dhe Peloponiso (Arvanites), gjat viteve 1400 për të mos rënë në duar të turqve. Këngët flasin për bukurinë e vashës, për dashurinë dhe për gjithe çka mbeti pas. Arbereshet që duke çarë historinë u takuan në Italinë e Jugut kanë gdhendur dhe mbajtur atje të padeformuar prezencën e tyre, duke ruajtur dhe shkëmbyer njëkohësisht gjuhën, traditat, kulturen, legjendat dhe gojdhanat e tyre. Kjo trashëgimi që përbën padyshim një pjesë të rëndësishme të kulturës mesdhetare vjen nga e kaluara duke tejpërshkuar kohën, e rinovuar tashme të pasurojë të sotmen tonë.
Orkestracionet dhe Vokali u realizuan gjat periudhes Janar-Maj 2002 ne studio Aiolia ne Athine-Greqi nen ekzekutimin e vegalve live muzikore te cilat u lujten me mjeshteri nga muzikante shqiptare dhe greke, me seriozitet profesional i cili beri te mundur realizimin e nje cilesie te mire dhe teper dinjitoze e cila po e perfaqeson ndoshta per here te pare muziken e vertete shqiptare ne nje hapesire me te gjere duke i kapercyer shume vrulshem kufijte kombetar.
I cilesuar nga Mediat Greke si Komponenti me cilesor Muzikor i vitit pune e cila eshte realizuar nga nje shqiptar emigrante kane bere qe disku te jete nje sukses edhe ne show-bizin grek, italian, shqiptar, kosove, zvicer, gjermani etj.
Per me teper informacion: www.lyrionushi.gr

Titujt e Kengeve

1.Meme e Perendeshe
2.Per ty Arberi
3.Maca-Maca
4.Iliria
5.Pike e loteve te mia
6.Hajde-Hajde
7.Luli zemra ime
8.E Bukura moren
9.Nga larg
10.Dy Manushaqe
11.Vasheza ime

www.lyrionushi.gr
 
Top