Hektor12
Locus omnem
Tradita e "virgjëreshave të betuara" në Shqipëri është duke u zhdukur
Shkruar nga Elena Becatoros
Drene Markgjoni i kaloi 12 vjetët e jetës në një kamp pune të detyruar, duke u dënuar për përpjekjen e të fejuarit të saj për t’u larguar nga regjimi diktatorial i Shqipërisë. Ajo u betua se nuk do të vuante kurrë si në atë kohë për dikë tjetër, ndaj hoqi dorë nga seksi dhe martesa për pjesën tjetër të jetës së saj dhe e deklaroi veten burrë.
Kjo ishte gjashtë dekada më parë. Tani, 85-vjeçarja, me flokë të bardha të qethura shkurt, e veshur me një këmishë burrash në vija blu dhe pantallona të zeza, ajo përshëndet vizitorët me një shtrëngim dore burrëror. Mënyra sesi ajo ecën, gjestet e saja plot besim në vetvete, çdo gjë e saj është mashkullore. Vetëm zëri i butë dhe femëror nxjerr në shesh se ajo është një prej virgjëreshave të fundit të betuara në Shqipëri: Gra që vishen, veprojnë dhe trajtohen si burra. "Unë jam e lumtur me këtë", thotë ajo. "Nuk pendohem aspak për këtë. As një fije floku në kokën time nuk pendohet".
Në këtë shoqëri të fortë patriarkale ku për shekuj gratë nuk kanë pasur virtualisht asnjë pozitë, virgjëreshat e betuara gëzonin të njëjtat të drejta dhe respekte si edhe burrat. Ato mund të trashëgonin pasuri, të punonin për një jetë dhe të uleshin në këshillin e fshatit, megjithëse pa të drejtë për të votuar.
Privilegjet erdhën me një çmim. Ato bënë një betim për beqari dhe nuk mund të kishin kurrë marrëdhënie seksuale, si dhe nuk mund të riktheheshin më femra. Nuk ka të dhëna zyrtare, por Antonia Young, një kërkuese ne Universitetin e Bradfordit në Britani, e cila ka studiuar praktikën për më shumë se një dekadë, vlerëson se Shqipëria kishte të paktën 100 virgjëresha të betuara në fillimin e viteve 1990. Ky numër tani është padyshim shumë më i vogël, përderisa praktika dhe gratë po zhduken gradualisht.
Arsyet për t’u bërë një virgjëreshë e betuar mund të jenë praktike: drejtuesi i familjes vdes dhe nuk ka më asnjë trashëgimtar mashkull. Ose ato mund të jenë emocionale: gruaja nuk dëshiron të martohet me burrin që i kanë zgjedhur. Në Shqipëri, veçanërisht në Veriun e varfër rural, ishte praktikisht e papërfytyrueshme për një grua që të mbetej beqare dhe të jetonte e vetme. Por duke u bërë një burrë, Margjoni ishte e lirë. Ajo mund të fitonte një jetë dhe të pinte e hante së bashku me burrat, në vend që të ishte mbyllur vetëm në kuzhinë. Dhe ajo mund të merrte dy zakone që i refuzoheshin një gruaje tradicionale shqiptare: duhani dhe mbajtja e një ore. Ajo thotë se kishte punuar si karpentiere në bujqësi dhe ndërtim në rininë e saj kur, mburrej me krenari, se kishte transportuar hekurat për të përgatitur betonin me forcën e dy burrave. Markgjoni punon akoma, megjithëse puna e saj tani është më pak fizike: prodhon tespihe për kishën e saj katolike në qytetin verior të Shkodrës. "Unë kam pasur më shumë respekt nga njerëzit e mi, nga familja ime", thotë ajo.
Praktika e virgjëreshave të betuara vjen nga Kanuni, kodi mesjetar, të transmetuara gojarisht për breza me radhë përpara se të kodifikoheshin në fillimin e shekullit të 20-të. Ai kapërcen besimin fetar, me virgjëreshat e betuara të gjetura midis komunitetit mbizotërues mysliman shqiptar si edhe minoritetit katolik dhe kristianëve ortodoksë. Në shoqërinë e Shqipërisë të dominuar nga meshkujt, një grua nuk ka praktikisht asnjë të drejtë: Sipas Kanunit, "një grua është njohur si një thes, e bërë për të duruar sa kohë ajo jeton në shtëpinë e burrit të saj". Ajo nuk mund të trashëgojë pasuri, por duhet të punojë në punët e përditshme të familjes dhe për të rritur fëmijët.
Antropologët nënvizojnë se tradita e virgjëreshave te betuara, me shprehjen e saj mbi beqarinë, nuk është e barabartë me homoseksualitetin, i cili nuk ka qenë legal në Shqipëri deri në fillimin e viteve 1990. "Kjo është diçka krejtësisht e ndryshme", thotë Young. "Në një mënyrë, virgjëreshat e betuara mbështesin patriarkatin, sepse ato mbështesin ndjenjën se duhet te ketë një burrë në krye, dhe kjo grua mund të jetë një burrë". Nga ana tjetër, vëren Young, "kjo do të ishte një mënyrë e tërthortë për një grua, e cila kishte tendenca homoseksuale".
“Tradicionalisht vendimi për t’u bërë një virgjëreshë e betuar varej nga arsye sociale të tilla si, mospasja e burrave të mjaftueshëm në familje, por së fundmi kjo ishte bërë më shumë një çështje që kishte të bënte me zgjedhjen e vetë gruas”, thotë Young.
Me një zë te zhurmshëm dhe të trashë dhe një krekosje karakteristike, Dina Rakipi, një roje sigurie në një klinike në qytetin bregdetar të Durrësit, shpjegon se ajo gjithnjë ka pasur një pamje mashkullore. Rakipi, 54 vjeç, ndërron kasketën e saj si roje sigurie për një berete ushtarake kur nuk është në uniformë, asnjëherë nuk është ndjerë si një vajzë. "Unë nuk kam veshur kurrë një fund", thotë ajo gjatë një pushimi të shkurtër në punë. "Askush nuk më kishte imponuar që ta bëja këtë, askush nuk më nxiti të mbaja këto veshje. I zgjodha vetë ato".
Familja e saj kristiano-ortodokse e pranoi vendimin e saj dhe prej asaj kohe ajo gëzoi respektin e të afërmve dhe komunitetit, dhe askush nuk e ka vënë në diskutim të drejtën e saj për të fituar një jetë ashtu siç e ka zgjedhur. "Askush nuk ka guxuar të më pyes përse nuk jam martuar", thotë ajo. "Unë jam konsideruar si numri 1 në familjen time".
Ky është brezi i fundit i virgjëreshave të betuara, sipas Afërdita Onuzit, një profesore në Institutin e Kërkimeve Kulturore-Antropologjike në Tiranë. Në Shqipëri këto ditë, gratë hyjnë në Parlament, ministritë qeveritare dhe në forcat e policisë.
Kur Qamile Stema ishte fëmijë, kishte dy virgjëresha të betuara në Barkanesh, një fshat i vendosur në kodrat mbi qytetin verior të Krujës. Stema, më e reja midis nëntë motrave, vendosi të qëndrojë dhe të kujdesej për nënën e saj kur tre motrat më të vjetra të mbetura gjallë u martuan dhe u larguan. Tani, 88 vjeç, e veshur me pantallona të varura me jelek te zi mbi këmishën e saj dhe duke u argëtuar me kësulën tradicionale prej leshi të burrave myslimanë të Shqipërisë së veriut, Stema është virgjëresha e fundit e betuar e Barkaneshit. Ajo ka jetuar një jetë të lirë, megjithëse e vetme, thotë ajo. "Unë kam folur me burrat e tjerë, kam udhëtuar me burra të tjerë, madje kam ngacmuar gratë", thotë ajo. "Edhe kur shkoja për të kërcyer, kërceja si burrë". Ajo ka pasur respekt të vazhdueshëm për familjen dhe nuk ka asnjë pendese. "Vendosa të mos martohem kurrë dhe nuk më vjen keq për këtë vendim", thotë ajo.
"Veçanërisht në ditët e sotme, të gjithë pleqtë janë të vetëm. Unë jam e vetme, por nuk ankohem. Të gjithë fëmijët janë larguar nga familjet dhe ata nuk janë të ndryshëm nga unë".