Virgjëria e përjetshme nuk ekziston

Virgjëria e përjetshme nuk ekziston

Jeta seksuale e është një eksperiencë intime, e cila duhet të ndahet vetëm me njeriun që mendon të lidhësh jetën

Mosha e fillimit të aktivitetit seksual është ulur gjithnjë e më shumë, të rinjtë nuk mund të presin natën e parë të martesës

Unaza e besnikërisë ka filluar të përdoret prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku çdo vit organizohen me mijëra purity ball. Purity ring është një unazë që mbahet nga vajzat në dorën e majtë dhe me të cilën dëshmohet pikërisht dëshira për të qëndruar e virgjër deri në momentin e martesës, ndërsa purity ball janë mbrëmje gala, ku vajzat që kanë arritur moshën e pubertetit i prezantohen shoqërisë, ndërsa babai duhet të angazhohet për të ruajtur virgjërinë e tyre deri në momentin e martesës. Dëshira e adoleshentëve dhe e prindërve të tyre për ta shtyrë sa më shumë momentin e raportit të parë seksual, ndërsa jemi duke jetuar në një epokë kur vazhdon të ulet mosha e hyrjes në aktivitet seksual, ka filluar të ndihet edhe më e pranishme.
Shumë në vende të Europës po i kushtojnë rëndësi virgjërisë dhe dëshira e pritjes së momentit magjik po merret në konsideratë nga të rejat, të cilat deklarojnë se do e presin partnerin për gjithë jetën.
Por ajo që vazhdon të na habisë është fakti se si vazhdohet të bëhet publike dhe e dukshme ajo që në fakt duhet të mbetet private dhe e rezervuar. Jeta seksuale e një personi është një eksperiencë intime, e cila duhet të ndahet vetëm me njeriun që ke menduar të lidhësh jetën. Të gjitha lavdërimet, deklarimet, konfirmimet, përfaqësojnë shpesh një “veshje sociale”, e cila përvetësohet për tu ndier më mirë. Kështu secili prej nesh duhet të dijë se çfarë kërkon nga shoqja/shoku i jetës, duke njohur fillimisht mirë veten, e pastaj të tjerët, pa iu imponuar betimeve publike.

Sa shumë ndrojtje për të folur për seksin me fëmijët
Një sondazh i institutit të kërkimit Coesis Reserch zbulon se 36% e prindërve në vendet më të zhvilluara nuk e kanë prekur asnjëherë temën e seksit me fëmijët e tyre, 52% e tyre mendojnë se fëmijët janë në gjendje që të tilla gjëra ti diskutojnë me moshatarët e tyre, 22% këto informacione i marrin nëpërmjet televizionit, ndërsa pjesa tjetër nga burime të tjera alternative, siç mund të jetë edhe interneti. Në fakt, kjo heshtje që lidhet me seksualitetin është e lidhur me një sërë elementesh, por ajo që veçohet nga të tjerat është mungesa e një artikulimi të pranueshëm nga të rriturit për temën e seksualitetit. Në fakt, kush është prind sot, nuk ka mundur të ketë një eksperiencë apo edukatë të plotë seksuale në të shkuarën e tij, e në këto kushte ka mungesën e leksikut për ta interpretuar atë për fëmijët. Për të thënë të vërtetën, kjo është një temë shumë e vështirë, por jo e parealizueshme: mjafton të lexosh pak më shumë dhe mundësitë tashmë janë të pafundme.

Çfarë është purity ring?
Purity ring është një unazë simbolike, si një premtim ndaj Zotit për të qëndruar e virgjër deri në momentin e martesës. Unaza e virgjërisë ka lindur si simbolikë në Arizona, në fillimin e viteve 90, e nxitur nga kisha evangjeliste, si një lëvizje e quajtur Silver ring thing, me qëllim moralizimin e jetës seksuale të adoleshentëve, parandalimin e shtatzënisë së parakohshme dhe frenimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Unaza mbahet në dorën e majtë dhe ai që e vë në gisht do ta ruajë atë për ta zëvendësuar me unazën e besnikërisë që vendoset në altar. Unaza, e cila mund të ketë stile të ndryshme, mund të mbahet nga të gjithë anëtarët e besimeve, por kur vihet në gisht nga kristianët duhet të ketë disa simbole të veçanta, mes të cilave ndonjë kryq apo edhe ndonjë mbishkrim. Nuk janë të përjashtuar edhe gurët e çmuar. Funksioni i saj është që në mënyrë të vazhdueshme ti kujtojë atij që e mban besimin për virgjërinë, e dukshme kjo edhe për të tjerët, e mbi të gjitha për të edukuar të rinjtë me kulturën e besnikërisë dhe monogamisë.

Kritikat për unazën e virgjërisë
Ka pasur gjithnjë kritika për përdorimin e unazës së virgjërisë, të cilat lidhen me shqetësimin për lirinë e mendimit dhe të zgjedhjes së të rinjve. Kjo është një formë, e bërë e detyrueshme në shumë shkolla në Britani dhe Amerikë (përgjithësisht në kolegje). Një tjetër kritikë për mbajtjen e unazës së virgjërisë është se duket se nuk ka ndikuar thuajse fare për të parandaluar shtatzëninë tek adoleshentet, ashtu sikundër edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Një numër shumë i madh i adoleshentëve nuk arrijnë që ta mbajnë premtimin.(Shqip)

OVOcdViVPc8

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26404. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26404

Top