Viktor Hygo

Seyfert

Valoris scriptorum
Mbjellësi.

Kam dalë e jam ulur te pragu
Në orën e muzgut të qetë
Dhe shoh si punon fusharaku
Gjer vonë, në dritën e zbehtë.

Në dherat e zhytur në hije
Sodis i malluar fshatarin
Si farën në brazda e shtie
Që nesër të mbushë hambarin.

Në fushën e gjërë sundon
Figura e tij simbolike
Me veprën e vet na tregon
Fuqinë e tij jetike.

Me çapin ritmik bredh
Dhe vete e vjen nëpër arë
Ngre dorën, hap grushtin dhe hedh
Në gjirin e tokës farë.

Pëlhurëzat nata po shtjell
Qëndisur me gurë të shtrenjtë
Të duket se ngre gjer në qiell
Të mbjellat, xhestin e shenjtë.
..................................................


The Sower

Sitting in a porchway cool,
Fades the ruddy sunlight fast,
Twilight hastens on to rule—
Working hours are wellnigh past

Shadows shoot across the lands;
But one sower lingers still,
Old, in rags, he patient stands,—
Looking on, I feel a thrill.

Black and high his silhouette
Dominates the furrows deep!
Now to sow the task is set,
Soon shall come a time to reap.

Marches he along the plain,
To and fro, and scatters wide
From his hands the precious grain;
Moody, I, to see him stride.

Darkness deepens. Gone the light.
Now his gestures to mine eyes
Are august; and strange—his height
Seems to touch the starry skies.
 

Mystique

Larg
Mbi kupen tende

Meqë mbi kupën tënde kam puqur buzët sot,
Meqë ballin e zbehtë te duart tua e sjell,
Meqë nga shpirti yt ndonjëherë jam mbushur plot
Me frymë të ëmbël, një parfum me hije i pështjell,

Meqë kam dëgjuar fjalë, që m´i thoshe aq shpesh,
Ku zemra misterioze derdhej si puhi,
Meqë kam parë si qan, kam parë si buzëqesh,
Gojën tënde mbi timen, sytë e tu mbi të mitë,

Meqë kam parë sa herë të më shkrepë mbi ballë
Një rreze të yllit tënd, që me mjegulla u mbulua,
Kam parë të më bjerë mbi shkulma e mbi valë
Një fletë trëndafili, që u shkul nga ditët tua,

Ahere u them viteve që ikin me të shpejtë:
-Kaloni pa pushim! Unë nuk do plakem kurrë!
Ikni me ato gjethe të vyshkura krejt,
Në shpirt kam një lule, që askush s´mund ta shkulë!

Poçen, ku pi, s´mund ta derdhni, duke u vërsulur,
Kur me krahun tuaj e flakni me rrëmbim,
Shpirti im ka zjarr më shumë nga ç´keni ju pluhur!
E dashuri më shumë nga ç´keni ju harrim
 

Wishmiss

Valoris scriptorum
Fjala e Fundit

Ndërgjegjja njerëzore ka vdekur; n’aheng zhyer,
Ai shkryhet mbi të; kjo kufomë i pëlqen;
Ndonjëherë, gjithë gaz, sygjak e i ndërkryer
Ngre dorën e i bie së vdekurës qe s’ndjen.

Korrupsioni i sjell të ardhura gjyqtarit.
Kur sheh ç’bëjnë klerikët njeriu e humbet,
Gërmojnë e gjejnë qesen në arën e poçarit;
Krishtin që shiti Juda, Siburi prapë e shet!

“Qesari mbretëron. Vet Zoti i lavdëruar
E zgjodhi,-thonë ata.- Popull falju me shpirt!”
Teksa me duart mbyllur shkojnë duke kënduar,
Duket nëpër gishtërinj floriri si u ndrit!

Oh! Gjersa të qëndroj në fron ky horr nga princat,
Me bekimin e papës perandor,-maskaraj,-
Në njërën dorë sqeptrin, në dorën tjetër pincat,
Karli i Madh prej Mandrinit që e gdhendi satanaj;

Gjersa të bëjë pallë duke bluar me dhëmbë
Besë, nder e virtyt, zulmin tënd, o atdhe,
Si derri në batak i zhytur kokë e këmbë
Sa kohë që të jetë ky turp i zi mbi dhe;

Edhe sikur të arrinte poshtërsia në jetë
Sa që ta adhuronin atë që ndjell ndot,
Edhe sikur Anglia e Amerika vetë
T’i thoshin mërgimtarit: “Shko se nuk të mbajmë dot!”


Dhe si fletë e këputur të vërtiteshin ne erë,
Edhe të na mohonin të gjithë gjer në fund,
Dhe sikur mërgimtari të endej derë më derë,
Arratisur, pa i zënë këmbët dhe asgjëkund;

Dhe sikur shkretëtira, ku rrallë shkel njeriu,
T’i zbonte të përzënt e t’ua mbyllte çdo shtek;
Dhe sikur varri i zi të çahej prej vetiu
E të vdekurit jashtë t’i hidhte brek me brek

Jo! S’do përkulem unë! Pa një ankim ne gojë,
Zinë thellë në shpirt, po i qetë e krenar!
Ne syrgjyn zemra ime do të ju përqafojë,
Liri flamuri im! Mëmëdhe,-o alltar!

O shokë të syrgjynit, i falem kultit tuaj;
Republika, o shokë, na lidh e na bashkon.
Çdo gjë që shajnë e shkelin - nder e lavdi e quaj
Dhe damkën unë i vë dhunës që triumfon.

Hakmarrja do të jem e atdheut të gjorë,
Zëri që hedh mallkimin! Goja që thotë: Jo!
Kur lëvrin të tregojnë, Qesar, larot, me dorë,
Birucën – do të them – që po të pret shiko!

Përpara tradhtisë dhe atyre që iu shtruan,
Do të kryqëzoj duart, ballin lart, plot zemërim.
Besnikëri e hidhur ndaj së drejtës që vuan
Shtylla ime ti bëhu, gëzimi e krahu im!

Po! Sa të jetë aty, o Francë, Francë e shtrenjtë,
O nënë e adhuruar që të dua me zjarr,
Do të me qaj syri për ty o tokë e shenjtë, -
Fole e jetës sime dhe i gjyshërve varr!


S’do t’i shoh ato anë ku mendja ime rendën,
O Francë! Veç detyrës, çdo gjë do të harroj.
Me shokët në arrati kam për të ngulur tendën,
Do rri në dhe të huaj, po skllav, jo, nuk rroj!

Do vuaj, do duroj pa u penduar kurrë,
Pa shikuar tjerët në qëndrojnë apo jo,
Në u përkul ndokush që e pandehnim më burrë,
Në ikshin shumë veta që nuk u ka hie kjo.

Një mijë po të mbeten, do mbetem edhe vetë;
Edhe njëqind të bëhen, nuk tundem, jo që aty.
I dhjeti të jem po qe se mbeten dhjetë:
E ne mbet vec një, - do jem vec unë ai!
 

Mystique

Larg
Ti me pyet: Cdo te ndodhe pas nesh? Une te pergjigjem: do te kete jete. Po dashuri? -me pyet ti ...njerezit do te duhen, por jo sa ne te dy...

- V.Hygo
 

Mystique

Larg
Vdekja dhe bukuria janë dy gjëra të thella, të cilat përmbajnë aq kaltërsi e aq ngjyrë të zezë, sa duken si dy motra të frikshme, që mbartin në vetvete të njëjtën fshehtësi dhe të njëjtin mister.

-V.Hygo
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ditën e nisjes sime.

Viktor Hygo

Krijesa ka dy gjendje të mundshme: të qenit dhe të jetuarit. Të jesh është gjendja pasive, të jetosh është gjendje aktive. Të jetosh, do me thënë të kesh ndërgjegjen e të qenit. Ndërgjegjja është parimi i veprimit. Ai që nuk ka ndërgjegjen, mund të përmbushë një funksion, por nuk mund të bëjë asnjë veprim. Të bësh është saktësisht të jetosh. Të jetosh do me thënë të veprosh. Të veprosh do me thënë të duash.

Vullneti fillon tek veprimi dhe provohet nga ai. Mendimi fillon tek vullneti dhe afirmohet nga ai. Arje ku nuk ka veçse veprim dhe vullnet, nuk ka ende veçse instinkt. Instinkti është nocioni fillestar i mendimit. Instinkti është gjithë sasia e mendimit të mundshëm në qenien pa liri.

Vullneti gjen, liria zgjedh.

Të gjesh dhe të zgjedhësh, do me thënë të mendosh.

Njeriu ka lindur skllav. Ai është skllav i domosdoshmërisë absolute, skllav i egoizmit të tij dhe skllav i ndërgjegjes së tij. Liria e tij konsiston në të zgjedhurit ndërmjet këtyre skllavërimeve.

Egoizmi është tirani, ndërgjegjja është despoti. Bruti është skllav i virtytit, Katoni është skllav i detyrës, Uashingtoni është skllav i lirisë. Nën emrat virtyt, detyrë, liri, është koshienca që mbretëron mbi këta njerëz.

Ndërgjegjja juaj u gjykon dhe u ekzekuton. Kur ajo është e egër, atëherë është e mirë. Ndërgjegjja i jep skllavit të saj varfërinë, rrënimin, mërgimin, gjithë mohimet, gjithë mjerimet, gjithë torturat. Ajo do që ai ta vuajë dhe ajo kërkon ngultas që ai të qeshë. Dhe sa më shumë që ai është skllav, aq më shumë ai është hero. Ndërgjegjja thotë: shko. Duhet shkuar. Ndalo. Duhet ndaluar. Mos fol. Duhet heshtur. Vdis. Duhet vdekur.

Egoizmi thotë: rrej, tradhto, vidh, vra. Bindmu mua. Unë quhem haku yt. Pi, ha, fli. Dhe njeriu bie të flejë. Dëfre dhe njeriu ia shtron të dëfrejë. Kjo është skllavëria e njeriut. Ndërgjegjja, edhe ajo gjithashtu, kërkon nënshtrim total.

Robëri e pafund, totale absolute; të themi e verbër, në qoftë se kjo nuk është bindje karshi dritës. Ç’është kjo skllavëri? Skllavëria e zotit.

Ai që zgjedh këtë skllavëri, është njeriu i lirë.
 

Universal

AnonymouS
Viktor Hygo: Dashnori

30 Mars 2014 | : Kulturë | Autor: Alda Bardhyli

Victor-Hugo“Kur dy shpirtra që kanë kërkuar njëri-tjetrin, sado gjatë të kenë ndenjur me turmën, e gjejnë më në fund njëri-tjetrin… Një bashkim i flaktë dhe i pastër, i tyre nis në tokë dhe vazhdon përgjithmonë në Parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë, një fe që sfidon të dashuruarin, jeta e të cilit vjen nga përkushtimi dhe pasioni, për të cilat sakrificat më të mëdha janë kënaqësitë më të ëmbla. Kjo është dashuria që ti frymëzon brenda meje… Shpirti yt është bërë për t’u dashur me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve, por ndoshta ai mund të dashurojë veç një engjëll tjetër e në këtë rast duhet të dridhem me mirëkuptim…”. Ishte mbrëmje e vitit 1821, kur një djalosh i ri francez, në dhomën e tij të mbushur me plot libra, i shkruante këtë letër, Adele Foucher, vajzës që jetonte vetëm disa metra larg apartamentit të tij. Sytë e saj ishin të zinj, ndërsa flokët e gjatë mbi supe. Viktor Hygo e sillte kaq herë në mendje imazhin e saj, teksa përpiqej të shkruante mbi letër. Vetëm Adele, ecja e saj në rrugët e mbushura plot erë të Parisit, i shfaqesh mbi letër. “Më duket se ajo çfarë ndiej nuk është tokësore. Ende nuk mund ta kuptoj këtë parajsë pa re…”, shkruan ai. Djaloshi i pashëm që kishte nisur të botonte shkrimet e para në revistat e kohës, ndihej më i sigurt t’ia shprehte dashurinë Adele-s përmes letrash. 200 letra ai i shkroi asaj, letra ku flet për padurimin e zemrës, librat që kishte dëshirë të shkruante, Francën, apo mendimin e kohës. Kjo vajzë që ecte lehtë dhe që i pëlqente leximi, do të kthehej në frymëzim për dhjetëra libra që ai shkroi më vonë. Por marrëdhënia e tyre nuk qe e lehtë që në fillim. Dhe pse jeton shumë pranë njëri-tjetrit, pasi ishin komshinj, mamaja e Hygoit nuk ishte dakord për këtë lidhje. Ajo donte që i biri të martohej me një vajzë të shtresës më të lartë, të denjë për familjen Hygo. “Ti mund të bësh gjithçka me mua dhe nesër do jem i vdekur, nëse tingujt e ëmbël të zërit tënd, prekja e butë e buzëve të tua të adhuruara, nuk mjaftojnë për të sjellë sërish në jetë trupin tim. Me ç’ndjenja të ndryshme në krahasim me të djeshmet do të fle sonte! Dje, Adele nuk besoja më në dashurinë tënde. Ora e vdekjes do të kishte qenë e mirëpritur për mua. Dhe, sërish i thashë vetes: nëse është e vërtetë që ajo nuk më do, nëse asgjë e imja nuk e meriton bekimin e dashurisë së saj, pa të cilin jeta nuk ka më hijeshi, a është kjo arsye për të vdekur? A ekzistoj unë për lumturinë time vetjake? Jo e gjithë ekzistenca ime i kushtohet asaj dhe pavarësisht nga ajo. E, me ç’të drejtë duhej të guxoja të fitoja dashurinë e saj? A jam unë, atëherë më shumë engjëll apo perëndi? E dua vërtet dhe jam gati të sakrifikoj gjithçka me kënaqësi për hir të saj, gjithçka edhe me shpresën që ajo të më dojë. Nuk ka përkushtim, që nuk do t’ia falja asaj për një buzëqeshje, për një shikim. Por, a do të mund të bëja ndryshe? A nuk është ajo qëllimi i vetëm i jetës sime?

Gjithçka që zemra e tij pulsoi për këtë grua, Hygo i përshkroi në letrat që ia shkroi çdo mbrëmje. Orët e para të takimeve me të, janë manuale dashurie, në rrëfimet e tij. “Pra, është e vërtetë që më dashuron Adele? Më thuaj, a mund të besoj këtë ide magjepsëse? A nuk mendoj se mund të përfundoj i çmendur nga gëzimi nëse do të mund të kaloj gjithë jetën time në këmbët e tua, i sigurt se do të adhurosh po aq sa të adhuroj unë ty? Ah, letra jote më ka rikthyer me lumturi paqen. Një mijë falënderime Adelë, engjëlli im i dashur! Nëse më dashuron mund ta lëshoj veten para teje si para një perëndeshe”, i shkruante ai. Adele dhe Viktor lidhën kurorë pas vdekjes së nënës së tij dhe patën 5 fëmijë. Zakoni i letrave vazhdoi dhe kur ajo ishte çdo mbrëmje përkrah tij. “Kisha menduar se kufiri më i skajshëm i përkushtimit tim do të ishte vetëm sakrifikimi i jetës sime; por ti, dashuria ime bujare, ishte gati të sakrifikoje edhe prehjen tënde të përjetshme. Ke pasur privilegjin të marrësh çdo dhuratë të natyrës ke edhe forcë edhe lot. Kalimi i menjëhershëm nga dorëzimi i trishtë në lumturinë e pafund, dukej se më mërziti. Edhe pse tani jam pranë vetes, ndonjëherë dridhem nga frika se mos papritur zgjohem nga kjo ëndërr hyjnore. Ah, tani je e imja! Më në fund je e imja! Së shpejti pas pak muajsh ndoshta engjëlli im do të flejë në krahët e mi, do të zgjohet në krahët e mi e do të jetojë aty”, shkruante Hygo. Kur i duhej të udhëtonte larg shtëpisë, ai i dërgonte të puthura te flokët. Por kohët e arta të kësaj martese që Hygo e kishte ëndërruar aq shumë, do të veniteshin nga vitet. Vetëm dhjetë vjet më vonë Adelë, tashmë i kishte kaluar të 30-tat, do të dashurohet me kritikun dhe mikun e ngushtë të të shoqit Sainte-Beuve. Kjo lidhje do të linte gjurmë më pas te shkrimtari, i cili pas ndarjes me të shoqen nuk do të gjejë asnjëherë paqe në jetën sentimentale. Ai jeton një lidhje dashurie me aktoren Juliette Drouet. Për pesë vite ata udhëtuan bashkë në vende të ndryshme në Europë, të cilat e frymëzuan Hygoin për të shkruar. Ndryshe nga letrat për Adele, letrat drejtuar kësaj gruaje ishin më pasionante. Nga dashuria djaloshare, tashmë ai ishte një burrë që kërkonte më shumë te një grua. Dhe Juliette e dashuronte atë, për gjithçka që ai kishte. Biografët e Hygoit i shohin letrat e shkruara prej saj si një mënyrë për të kuptuar dhe filozofinë që udhëhoqi prozën e tij. Por kjo lidhje nuk e pengoi Hygoin, të kishte lidhje të tjera dashurore. Leonie Biard është një tjetër grua, që ngacmoi zemrën e shkrimtarit. Lidhja e tyre është përfolur në Francën e atyre viteve, pasi të dy ishin të martuar. Alice Ozy ishte një tjetër pasion i madh i shkrimtarit. Çifti kishte gjetur përsosjen erotike në lidhjen e tyre. Për disa vite ata takoheshin çdo javë me njëri-tjetrin. Lidhja u bë e pashmangshme për shkrimtarin, i cili gjente te kjo grua gjithë fantazitë e tij prej burri. Shkrimtari që ka lënë pas një kryevepër si “Të mjerët” ishte një burrë që gjithë jetën kërkoi dashurinë, atë çfarë humbi kur Adele iku përgjithmonë nga shtëpia që ndanin bashkë prej vitesh. Format që ai gjeti ishin të ndryshme dhe shpesh e lënduan, zhgënjyen, por ai nuk u dorëzua, as atëherë kur emri i tij përbënte problem për ligjet e kohës, që ndalonin lidhjet jashtëmartesore. “Nëse gjithë ekzistenca ime nuk do të ishte e jotja, harmonia e qenies sime do të kishte humbur, dhe unë, me siguri do të kisha vdekur në mënyrë të pashmangshme”, i shkruante ai dikur, Adele.
 
Top