Re: viktimat e videove porno me cel.(VAJZAT)
Injoranca eshte nena e gjithe te keqijave dhe shqiptaret kete e kane vuajtur ne kurriz te tyre per shume vjet, pa dashur te nenkuptoj qe nuk e vuan ende. Nje rini deri para pak kohesh me nje numer analfabetesh shqetesues, shkolla jo te forta dhe te organizuara ne menyre joserioze, mbyllja per nje kohe te gjate nga bota perendimore, ishin me se te mjaftueshme per gabime te renda dhe disa here me pasoja fatale per te ardhmen. Ku dine te rinjte e sotem se ç'eshte e mire per ta dhe e keqe, bjeri ti biem.
Kur je i pamesuar me sjellje te reja, je i prirur instiktivisht te pershpejtosh dhe mirepranosh qofshin keto veprime te keqia. Dhe ti eksperimentosh e zbatosh...