truth_hurts
Primus registratum
viktimat e videove porno me cel.(VAJZAT)
MATERIALIN ME POSHTE SAPO E LEXOVA NE NJE FAQE TJETER INTERNETI EDHE U SKANDALIZOVA.DO KISHA DESHIRE TE JEPNIT TE GJITH MENDIMIN TUAJ RRETH KETIJ FENOMENI!
Hakmarrja e një 19- vjeçari ndaj ish- të dashurës së tij është kthyer në një mankth për këtë të fundit por edhe familjen e saj. Prej gati 2 javësh, një 16-vjeçare, nxënëse në vitin e dytë të njërit prej gjimnazeve të Lushnjes, po kalon ditët e saj të ferrit. Një video intime e xhiruar me ish- të dashurin 19- vjeçar po nga ky qytet qarkullon në shumë prej celularëve me video. Pas ndarjes së çiftit, djali është nxehur tej mase dhe e ka kërcënuar vajzën që të kthehet me të. Kur ajo nuk ka pranuar ai ka nxjerrë videon “në ankand”.
Fillimisht ia ka treguar shokëve duke u mburrur për bëmat e tij seksuale. Më pas videoja ka kaluar me “blu tooth” nga një celular në tjetrin duke u bërë argëtimi i gjithkujt. Vetë djali ka pohuar se videon ia kishte treguar shokëve pasi ish- e dashura kishte dërguar një letër në një gazetë ku e cilësonte si përdorues droge. Ky ishte preteksti që 19- vjeçari përdori pas shpërndarjes së videos 20 sekondëshe ku ai bënte seks oral me ish- të dashurën.
Por Lushnja është një qytet i vogël dhe nuk kaloi shumë kohë deri sa videoja të shkonte në duart e shoqeve të vajzës 16 -vjeçare, e aq më keq tek atë të prindërve të tyre. Mentaliteti shqiptar nuk mund ta durojë një gjë të tillë dhe njerëzit i janë larguar sikur ajo të kishte një sëmundje ngjitëse tejet të rrezikshme.
“Është e tmerrshme. Njerëzit më largohen, shoqëria nuk më flet më. Kur eci në rrugë më thonë lloj lloj fjalësh. Edhe në klasë nuk më afrohet më askush”,- ka pohuar dje vajza, e cila tashmë e ka të pamundur të jetojë në qytetin e saj.
Vajza deklaroi se videoja është bërë “pabesisht”, pasi i dashuri i ka thënë se po i telefononte një shoku, në kohën që në fakt po e filmonte fshehurazi. Të ndryshme kanë qenë dje dhe reagimet e shokëve të gjimnazit të 16- vjeçares. Një pjesë e tyre nuk kanë dashur ta komentojnë videon që mbante për protagoniste adoleshenten, ndërsa një pjesë të paktën publikisht pohuan se nuk do të donin të ishin në vendin e saj dhe të bëheshin publike momentet e tyre intime. Më ashpër kanë reaguar vajzat e shkollës ku studion vajza, të cilat pohojnë se nuk do të mund të pranojnë në gjirin e tyre një shoqe të tillë.
Të paktën dy video të tjera që pretendohet se janë filmuar në gjimnazet shqiptare qarkullojnë në rrjet
Mania e videove seksi në internet
Kohët e fundit duket se është rikthyer ndjeshëm “moda” e videove me motive seksuale që qarkullojnë jo vetëm në celularët e adoleshentëve e të rinjve shqiptarë por edhe në internet.
Më 27 shtator në videot e “google” është hedhur një pjesë prej një minute ku tregohet qartë një vajzë e re që bën “striptease” përpara një djali që mendohet se është i dashuri i saj. Nga titulli i videos aludohet për një vajzë që studion në gjimnazin “Ismail Qemali” të Tiranës por askush nuk e di nëse është e vërtetë apo jo. Videoja është marrë edhe në telefona celularë dhe hedhur në faqe të tjera interneti.
Pas kërkesës së vetë vajzës, të cilës i dukej shumë qartë fytyra, videoja është hequr nga interneti por ata që i kanë bërë “download” e kanë në telefonat ose kompjuterat e tyre. Ndërkohë një tjetër video qarkullon në internet ku tregon një adoleshente tepër mendjelehtë që tallet nga dy djem të moshës së saj.
Edhe këtë herë skena është në një banjo dhe vajza pranon që të filmohet, edhe pse në disa momente tenton të rezistojë, në vende intime. Kjo video ndodhet prej 11 shtatorit në internet dhe pretendohet se është regjistruar në banjot e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet. Në të dyja rastet flitet shqip dhe nuk ka asnjë montazh.
_________________