Viktima e parë nga AH1N1, Maqedonia: Ska vend për panik

Viktima e parë nga AH1N1, Maqedonia: Ska vend për panik

Ministri i Shëndetësisë në qeverinë maqedonase, Bujar Osmani ka pranuar se mbërëm është shënuar vitima e parë nga gripi i derrit, por ka shtuar se nuk është koha për panik, pasi rastet nuk janë të shumta.

Ministri Osmani tha se pacienti kishte qenë në gjendje të rëndë klinike, me temperaturë të lartë dhe frymëmarrje të vështirësuar.

Të gjitha përpjekjet për ta ndihmuar kishin rezultuar të pasuksesshme.

Ndërkaq, duke folur për programin BBC, Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Shkup, Shaban Memeti, tha se në Maqedoni numri i të prekurve kishte shkuar në 350, por nuk kishte vend për të bërë panik.

Pacienti ishte pranuar para 48 orëve në Klinkën Infektive në Shkup me shenjat klinike të një bronkopneumonie. Ështe diagnostifikuar se ka virus AH1 N1 në laboratorin tonë pranë Institutit të Shëndetit Publik.
Situata klinike, shenjat dhe simptomat kanë avancuar shpejt dhe më pas është vendosur në respirator. Keqësimi i situatës ka vazhduar, ndaj pacienti nuk ka mbijetuar dhe ka vdekur rreth orës 19. 00.

Sipas tij, numri i të prekurve shkon duke u rritur, numri ka kaluar 350, por ky ishte rasti i parë që ka vdekur nga virusi. Epidemiologët do të marrin të dhëna më të qarta.
Bëhet fjalë për një pacient që nuk ka udhëtuar jashtë vendit, por që ka jetuar brenda në Maqedoni. Mosha e tij është e re.
Duhet të shihet konktakti i tij me familjarë dhe njerëzit përreth, të merret një anamnezë epidemiologjike e saktë që të shihet se cili ka qënë kontakti i pacientit me të tjerë dhe të gjitha rastet të izolohen.

Memeti shton se nuk ka vend për panik nuk ka pasi numri nuk është shumë i madh.
Të gjithë qytetarët dhe institucionet përkatëse duhet të respektojnë rregullat që dalin nga Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Nëse flasim për kushte, të cilat pacientët apo qytetarët duhet t’i respektojnë ato janë që nëse ka raste të tilla në familje ose tek qytetarët duhet të paraqiten tek mjeku i familjes, nëse kanë simptoma të gripit sezonal apo të AH1 N1.
(bbc)

Maqedoni, regjistrohet viktima e parë e gripit të derrit

Në Maqedoni është regjistruar viktima e parë nga gripi AH1N1 apo i ashtuquajturi gripi i derrave. Agjencia e lajmeve INA bën të ditur se personi që ka ndërruar jetë është Halil Tahiri, 32 vjeç nga fshati Maran i Shkupit. Ai mbrëmë është pranuar në Klinikën Infektive në Shkup, ku mjekët kanë konstatuar temperaturë të lartë dhe pengesa në frymëmarrje.

Vdekjen e tij e konfirmoi sonte edhe ministri i shëndetësisë, Bujar Osmani, i cili ka shprehur keqardhje për regjistrimin e viktimës së parë nga ky virus. Në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe një grua e moshës 55 vjeçare, ndërsa gjatë ditës së sotme janë regjistruar nëntë raste të reja të personave të infektuar. Numri i të infektuarve nga virusi AH1N1 ka arritur rreth 350 veta. (INA)

-e3ChhwBPls

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27175. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27175

Top