Viktima civil dhe të plagosur në Brodec të Tetovës
Viktima civile dhe të plagosur në përleshjet e armatosura në Brodec të Tetovës
Në fshatin Brodec të Tetovës sot ka filluar përleshje e armatosur midis një grupi të armatosur dhe forcave shtetërore të sigurisë. Burime brenda fshatit për agjencinë INA jozyrtarisht bëjnë të ditur për tetë civilë të vrarë, emrat e të cilëve pritet të zbardhen. Në Spitalin Kirurgjik të Shkupit dhe Spitalin Ushtarak janë ndërmarrë masa të larta sigurie dhe sipas reporterit tonë ndalohet hyrja brenda hapsirave të këtyre dy institucioneve shëndetësore. Reporteri ynë bën të ditur për mbërritjen e helikopterëve, të cilët siç thuhet bartin pjestarët e plagosur të policisë.
Burime pranë këtij rajoni thanë se përleshja e armatosur ka nisur nga ora 6 e mëngjesit, ndërkaq grupi që po konfrontohet me policinë thuhet se është pjesë e AKSH-së, një komandant i cilës u vra javën e kaluar në fshatin Odër, disa kilometra afër Brodecit në Malësinë e Tetovës.
Burime policore në Shkup konfirmojnë ngjarjen, duke deklaruar se bëhet fjalë për një sulm ndaj siç theksohet grupeve kriminale kryesisht të përbërë nga të arratisurit nga burgu i Dubravës Lirim Jakupi-Nacisti dhe Ramadan Shiiti. Deri tani nuk ka marrë përgjegjësinë edhe AKSH, e cila më herët theksoi se ka formacione të saj edhe në Maqedoni, me vrasjen e Xhavit Morinës, për të cilin u tha më vonë se ka qenë pjestarë i këtij formacioni.
Burime policore bëjnë të ditur gjithashtu se grupi i armatosur në radhët e të cilit ka edhe të vrarë , është tërhequr nga fshati Brodec, ndërsa edhe më tej vazhdojnë luftimet në Malësinë e thellë të Sharrit.
Poashtu bëhet e ditur se në këtë rajon janë dislokuar forca të mëdha të sigurisë, mjete të blinduara dhe helikopterë, të cilët shtiejnë në drejtim ku janë të locuar grupet e armatosura rreth fshatit. Në fshat kanë ngelur të patërhequr banorët lokal, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Të gjitha linjat telefonike janë fikur dhe është ndërprerë komunikimi me këtë fshat.
Parlamenti sot pritet të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar gjendjen e sigurisë në vend. Tensionimi i situatës në këtë rajon filloi pas vrasjes së Xhavit Morinës, që më pas u deklarua se ka qenë komandant i Armatës Kombëtare Shqiptare. Morina strehohej në Maqedoni pas arratisjes nga burgu i Dubravës. (INA)
http://www.ina-online.net/