Vija më e shkurtë ajrore në botë, 2 minuta

Megg

Carpe Diem
Vija-m%C3%AB-e-shkurt%C3%AB-ajrore-n%C3%AB-bot%C3%AB-2-minuta-300x175.jpg

Fluturimi më i shkurtër në botë është planifikuar të lidhë dy ishujt skocez dhe merr kohë vetëm dy minuta. Piloti skocez, Stuart Linklater e ka provuar atë më shumë se 12 mijë herë. Tani ai po pensionohet, transmeton albinfo.
Bëhet fjalë për afërsisht 2.7 kilometra gjatësi, që do të thotë më shkurtë se sa në pistën e një aeroporti të madh. Koha normale e fluturimit përfshin startin dhe uljen në pistë. Madje Stuart Linklater njëherë kishte flutuar të njëjtën distancë për 53 sekonda më pak.
Ai ka pilotuar rreth 12 mijë herë nga Westray deri në Papa Westray. Linklater ështe pilot i shoqërisë së pilotëve “Loganair” për 24 vjet. Ai ka festuar të hënën ditëlindjen e 60-të. Ka arritur edhe moshën e pensionit dhe dëshiron të pilotojë fluturimin e fundit në distancën më të shkurtër në botë.
Dy ishujt Orkney gjenden në veri të Skocisë. Prandaj fluturimi nga Westray për Papa Westray është konsideruar fluturimi më i shkurtër i planifikuar në botë. “Loganair” e cila është e specializuar për fluturime midis ishujve të shumta të Skocisë, operon këtë rrugë që nga viti 1967.
Piloti skocez ka thënë të ketë fluturuar në kushtet më të vështira atmosferike në Skoci dhe kishte përjetuar turbulenca të shumta.
Si do që të jetë primatin e fluturimit më gjatë në botë aktualisht sipas “Telegraph” e mban Singapor Airlines nga Singapori në Los Angelos, përafërsisht në një distancë prej 16 mijë kilometrash ndërsa fluturimi zgjat 18 orë.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
te rrish te presesh ne aeroport, per te kalu 100 kontrolle sigurie, te paguash edhe pare... te presesh sa te vije rradha te ngrihet avioni per te fluturu vetem 2 minuta...te zbresesh e te presesh edhe dy ore bagazhe....une se kuptoj pse s 'ja fusin me varke ose me not !
ose duhet te jete avion i vogel fare qe mban 10 vete brenda e ecen shpejt puna!
 
Top