Vidhen mijëra llogari të përdoruesve të Hotmail

Vidhen mijëra llogari të përdoruesve të Hotmail

Hotmail1.jpg

Microsoft ka konfirmuar se në sulmin e fundit të hakerëve janë vjedhur mijëra llogari të Hotmail, derisa transmetuesi britanik BBC ka marrë listën e mbi 10.000 llogarive të e-mailave të dhënat e të cilave janë bërë publike.</p>


Gjiganti softuerik Microsoft, nën pronësinë e të cilit është sistemi i bazuar në ueb i e-mailave, respektivisht Hotmail, ka deklaruar se ka nisur një hetim ndaj autorëve të krimit.</p>


Sulmi (phishing) përfshin përdorimin e faqeve të rrejshme të internetit të cilat nxisin përdoruesit për të zbuluar të dhënat personale, si llogaritë bankare, llogaritë e përdoruesve dhe të dhënat tjera personale.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1335. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1335
 
Top