Videoskandali në QSUT, policia nis hetimet
Publikuar më 04.01.2015 | 7:57
Policia e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen disa persona që ngacmojnë seksualisht një vajzë, e cila duket se është në gjendje të fikti.
Ngjarja besohet se ka ndodhur në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, sipas personave në videon e regjistruar po prej tyre.
Përmes një njoftimi për shtyp, policia e kryeqytetit bën me dije se po punojnë për identifikimin e autorëve, mbi të cilët rëndon akuza “Ngacmim seksual të kryer në bashkëpunim”.
Deklarata e policisë së Tiranës:
“Në vijim të publikimeve në mediat sociale të një video e cila prezantonte se disa persona manifestojnë sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje të pa identifikuar, veprime aktive të cilat dyshohet se mund të kenë ndodhur në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe të të dëmtuarës nga kjo vepër penale. Hetimet kanë nisur për veprën penale “Ngacmim seksual e kryer në bashkëpunim”. Materialet do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.
Ministria e Shëndetësisë ngre grup pune për verifikimin
Dyshimet se i gjithë skandali ka ndodhur në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka vënë në lëvizje edhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është ngritur një grup i posaçëm pune për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje dhe marrjen e masave ndaj autorëve dhe përgjegjësve të kësaj ngjarje të dënueshme, nëse vërtetohet diçka e tillë.
Grupi i punës kryesohet nga Zëvendësministrja, Milva Ekonomi, ndërkohë që Ministri Beqaj ka kërkuar menjëherë ekspertizën e Institucionit të Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes dhe kryerjen e ekspertizës së nevojshme hetimore.
Videoja:
Dje në një faqe në rrjetin social “Facebook” publikoi një video, ku disa persona i zbulonin dhe preknin pjesët intime të një vajze të re, e cila besohet se ka ndodhur në spilatin “Nnën Tereza”.