VIDEO: Spanja kampione e Evropës në basketboll

VIDEO: Spanja kampione e Evropës në basketboll

spanja.jpg
Basketbollistët e Spanjës janë shpallur kampion të Evropës, pasi në ndeshjen finale në Eurobasket 2009, i cili u zhvillua në Poloni, arritën ta gjunjëzojnë Serbinë, me rezultat 85:63. …</p>


Spanjollët e nisën shumë mirë ndeshjen dhe falë lojës së shkëlqyeshme dhe efikase në dy çerekët e parë arritën që të krijojnë epërsi të madhe pas pjesës së parë prej 23 pikësh (52:29), të cilën më pas nuk e patën vështirë ta ruajnë. Më i dalluari tek Spanja ishte ylli i NBA-së, Pol Gasol, me 18 pikë e 11 kërcime, kurse me lojë të mirë u dallua edhe Rudi Fernandez, me 13 pikë. Kjo ishte finalja e shtatë e Spanjës në Eurobasket, por vetëm triumfi i parë, ndërkohë që janë edhe kampionë botëror në fuqi. Në anën tjetë, basketbollistët e Greqisë janë stolisur me medaljen e bronztë, pasi në ndeshjen për vendin e tretë kanë mundur Slloveninë, me rezultat 57:56.</p>


</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22658. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22658
 
Top