Filmimi amator siguruar nga CityFM.al, tregon se diten e merkure ne 29 prill, rreth pasdites diku ne zonen e quajtur Shen Triadha. Nje ambulance duket e ndaluar ne rruge. Pamjet tregojne sesi dy bluza t e bardha (mjek ose infermier), terheqin zvare nje person te cilin e mbeshtetin ne muri prane trotuarit. Personi duket i pafuqishem dhe nuk reagon. Njeri nga bluzat e bardha hipen ne ambulance, ndersa i dyti duket qe komunikon me nje tjeter femer veshur me te zeza.
Personat qe ishin prane thane per cityfm.al se ambulanca ishte njoftuar per nje person qe gjendej i shtrire ne rruge. Femra e veshur me te zeza, qe duket ne video, ju lutej bluzave te bardha ta mernin personin qe gjeten ne rruge dhe ta conin ne spital pasi ai dukej ne gjenje te rende. Por ambulanca pasi e ka hedhur nga rruga ne trotuar eshte larguar. Gjithcka ka ndodhur rreth ores 16.00 te pasdites te dites se merkure.
Nuk dihet nese personi i terhequr zvare eshte nje pacient apo nje person i dehur, por rasti eshte skandaloz dhe flagrant. Ambulanca kudo ne bote shkon per ndihme, qofte dhe i dehur personi i jep atij ndihmen nuk e terheq zvare ne trotuar drejt murit.
Personi eshte lene aty dhe ambulanca eshte larguar. Ende nuk dihet fati i qytetarit qe u hoq zvare nga bluzat e bardha
http://www.cityfm.al/2015/04/ekskluz...in-ne-trotuar/