Video, "Mjaft" proteston në Tiranë, shoqërohen 2 të rinj para LSI-së

Lëvizja “Mjaft” ka protestuar sot përpara dyerve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës në kuadër të reagimit qytetar për videon e publikuar nga emisioni “Fiks Fare”.

Aktivistët e kësaj lëvizjeje, eksponentë të politikës e shoqërisë civile kërkuan largimin e zv/kryeministrit, Ilir Meta nga funksioni i tij, në shenjë përgjegjshmërie ndaj përmbajtjes së asaj videoje që u cilësua si skandal.

Ndërkohë policia në një njoftim të saj deklaroi se ka shoqëruar në komisariat dy anëtarë të kësaj lëvizje. Ata janë, E.Xhani 24 vjec dhe E.Brahimllari 20 vjec.

Sipas deklaratës së policisë, përfaqësues të kësaj levizje pasi kanë tubuar e protestuar të qetë, para METE-s kanë kaluar më pas në rrugën “Sami Frashëri”, pranë selisë ku ndodhet LSI, ku anëtarë të Mjaft kanë fyer dhe qëlluar me vezë në lokalin e katit të I, ku ndodhet dhe selia e këtij subjekti.

Shërbimet e parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, pasi kanë konstatuar veprimet e paligjshme të këtyre shtetasve, kanë shoqëruar në ambjentet e policisë, këta dy shtetas.
Sipas policisë, këta do ndiqen në gjendje të lirë për konsumim të veprave penale të “Dhunimit të pronës”, “Prishjes së rendit dhe të qetësisë publike” dhe të “Fyerjes”.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Levizjës Mjaft e cila ka mohuar përfshirjen e anëtarëve të saj në konfliktin para LSI-së, ndërkohë drejtuesit e kësaj lëvizje kanë depozituar një kallëzim penal për kërcënim nga anëtari i LSI-së, Dorian Veliu.

Ndërkohë në një reagim të saj, Lëvizja Socialiste për Integrim theksoi se personat e shoqëruar ishin të armatosur. Sipas kryetares së LRI-së, Erisa Xhixho këta persona ushtruan dhunë ndaj të rinjve të LSI-së.

Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kole Nikolaj ka pranuar se personat e shoqëruar nga policia janë anetarë të kësaj konfederate dhe janë provokuar nga përfaqësuesit e LSI-së.

(e.n/BalkanWeb)
 

Al-Punk

Still here
Me vjen mire qe ka akoma nje aktivizem ne Shqiperi. dhe me vjen keq qe paskan kaluar ne shenja dhune (veze e te ngjashme).
 
Top