VIDEO: Mbi 100 të vdekur nga cunami në Ishujt Samoa

VIDEO: Mbi 100 të vdekur nga cunami në Ishujt Samoa

Samoa-tsunami-scene-of-de-001-300x180.jpg
Mediat lokale njoftojnë se në ishujt Samoa deri në orët e fundit është raportuar se të paktën 100 persona kanë humbur jetën nga dallgët e mëdha që përmbytën zonën si pasojë e cunamit i cili u regjistrua të martën në ishullin e quajtur Upolu. Autoritetet e Samoas thanë gjithashtu se të paktën 145 të tjerë janë plagosur dhe fshatra të shumtë janë shkatërruar. Delegati i Samoas në Kongresin Amerikan tha se mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë. Disa zona janë përmbytyr krejtësisht duke kaluar nivelin e detit. Ishujt Samoa përfshijnë dy entitete, Samoan dhe American Samoa, një territor amerikan, me një popullsi prej 250 000 njerëzish.</p>


</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23297. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23297
 
Top