VIDEO: Inter kryeson në Seria A

VIDEO: Inter kryeson në Seria A

InterMilan-AP-300x228.jpg
U luajten ndeshjet e vlefshme per javen e peste te Serise A. Inter fiton ndaj Napolit, Milan humbet ne Udine ndersa Fiorentina zbret me kembe ne toke Sampdorian. Kane mjaftuar vetem pese minuta loje qe Napoli i Donadonit te shkaterrohet ne Milano ne sfiden perballe Interit. Seria e golave per zikalterit hapet ne minuten e 3-te me ane te kamerunasit Etoo.

Me pas per te dyfishuar rezultatin mendon Milito ne minuten e 5-te, megjithese ne nje pozicion te dyshimte loje. Pas nje periudhe qetesie Inter gjen serish golin. Kete radhe me ane te mbrojtesit shtatlarte brazilian Lucio ne minuten e 32-te.

Goli i Lavecit vetem 5 minuta pas atij te Lucios nuk i mjafton Napolit per te arritur nje rezultat pozitiv perballe kampioneve ne fuqi. Ndeshja mbyllet 3-1.

Nderkohe ne Friuli kuqezinjte e Milan jane mundur nga nje gol i shenuar nga Di Natale ne minuten e 22, duke shuar shpresat e tyre per nje vazhdimesi te rezultateve pozitive ne Serine A pas fitores se javes se shkuar ndaj Bolonjes ne transferte.

Sampdoria nuk ka marre trepikeshin e peste per kete sezon. Pas kater fitoreve radhazi skuadra e Del Nerit eshte mundur ne transferten e Firences me rezultatin 2-0 nga Fiorentina. Golat u shenuan nga Jovetic ne minuten e 25-te dhe Xhilardinjo ne minuten e 66-te.

Ndeshjet e tjera u mbyllen si me poshte, Palermo-Roma 3-3, Lacio-Parma 1-2, Bolonja-Livorno 2-0,  Bari-Kaljari 0-1, Atalanta-Katania 0-0 dhe Siena-Kievo 0-0.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22920. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22920

Top