Video Dritan Prifti dhe Ilir Meta, korrupsion me centrale e te tjera

Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e sotme korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë. Në një video që ka mbërritur në redaksinë e emisionit shfaqen zëvendëskryeministri Ilir Meta dhe ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, të cilët bisedojnë për një aferë, që ka të bëjë me dhënien e një tenderi. Ja dhe dialogu i zhvilluar mes dy zyrtarëve, ndër më të lartët e qeverisë Berisha:
Meta: Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Thoshte: faleminderit për punën tuaj. Mua mu bë presion, por është e kotë. Në Lushnje unë kam një që duhet ta bësh inspektor.

Prifti: Po cfarë problemi ka?

Meta: Kam detyrim, është një shoku im që e kam pasur në shkollë, duhet ta marrësh.

Prifti: Pa diskutim. Me kontratë do ta bësh?

Më pas dy zyrtarët e lartë vijojnë bisedën për një cështje tjetër. Pamjet tregojnë se Prifti është i gatshëm të plotësojë cdo kërkesë të Metës, që kanë të bëjnë me manipulimin e një tenderi.

Meta: Po për Bekimin si do ta zgjidhësh?

Prifti: Do ta zgjidh, do bisedoj edhe njëherë me “Armon” dhe mbase e anuloj.

Meta: Zgjidhe pra. Anuloje pra.

Prifti: Këtu ka një problem. Ta jap tenderin pa mbaruar punë? Të cojmë një letër zyrtare, ku thuhet: ky është vendimi.

Por aferat mes numrit dy të qeverisë dhe ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës nuk mbarojnë me kaq. Ata diskutojnë për cështjen e një hidrocentrali, ku Meta thotë se nëse i jep lejen një personi të afërt me të, merr një fitim prej 7 për qind.

Meta: Për punën e hidrocentralit të Gimit, unë e takova dje njëcikë. Tani, nuk e di në c’formë do të hysh ti. Gimi më tha mbrëmë se ne mund të bëjmë dicka tek 7%. Ata le ta ndjekin dhe nëse e marrin le ta marrin ata. Kjo është e mbaruar. Gimi më tha mua, nga ana ime deri në 700.

Pastaj Meta zhvillon një bisedë telefonike, pas të cilës thotë se ka marrë garanci nga “doktori”, që puna do të marrë fund.

Meta: Alo, Gimi, si kalove? Fol pak me Dritanin.

Prifti: Dëgjo cfarë duhet të bëhet. Të më dërgojnë protokollin. Jo ti, ata të firmës. Ta bëjnë prapë dhe t’i bashkangjisin fletën e Apelit.

Pas telefonatës:

Meta: Për emrin tim, prandaj them që duhet bërë. Bisedova me doktorin dhe për një javë e mbyllim. Më pas duhet shumë kujdes... se prokuroria e hap...
 

Al-Punk

Still here
Megjithese akoma nuk ka reagime zyrtare (Ndoshta nuk duan te "gabojne" serish si me shkarkimin e shpejte te Pangos), vihet re qe ka levizje midis PD dhe LSI.

Video, Basha në zyrën e Metës (TCH)
Ndërkohë, pak përpara dhe pas bërjes publike të videos shokuese në zyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta kanë mbërritur Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha dhe Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.
Nuk dihen arsyet e vizitës së ministrit Basha në zyrën e Metës, ndërsa mund të merren me mend ato të pranisë së ministrit Vasili, si një nga drejtuesit e LSI-së dhe njerëzit e afërt në parti të zotit Meta.

Ministrat në fjalë dhe të tjerë zyrtarë kanë qendruar për më shumë se dy orë të mbyllur brenda Ministrisë së Ekonomisë, ndërkohë që godina është rrethuar përvecse nga makinat e ministrave me targa zyrtare edhe nga të tjera makina me targa të huaja, që besohet se mund t’i përkasin shërbimeve të inteligjencës.

Pas disa orësh në zyrën e tij, e që ku muaj më parë është kryer edhe regjistrimi i bisedës kompromentuese, zoti Meta ka dalë për t’u larguar prej ministrisë.

Pavarësisht publikimit të videos, ku përfshihet një ndër zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe të mazhorancës, deri tani nga kabineti i zotit Berisha nuk ka patur asnjë reagim për këtë ngjarje. Qeveria ka preferuar të ruajë heshtjen, duke pritur ndoshta ditën e mërkurë, kur në orën 11 është parashikuar mbledhja e qeverisë e ku me interes do të pritet fjala e zotit Berisha.
 

Hank

Valoris scriptorum
Video, LSI: Një montazh
11/01/2011 23:50

meta-priftivideo.jpg
Reagimi i parë pas videos shokuese të “Fiks Fare” në Top Channel ka ardhur nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim.
Në një deklaratë për mediat, LSI e cilëson videon ku shfaqet zv/kryeministri, Ministri i Energjitikës dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta teksa urdhëron ish-ministrin Prifti për disa afera korruptive që lidhen me tenderat për HEC-et në vend, si një montazh.

“Është përdorur sërish Dritan Prifti, këtë radhë në një shfaqje të neveritshme realizuar përmes një montazhi të pështirë, ku në rolin e një çimke të komanduar nga Edi Rama përpëlitet në grahmat e fundit, i detyruar ta hedhë vallen sipas vijësjelljes së klaneve kriminale dhe korruptive, që me largimin e tij nga qeveria humbën instrumentin për realizimin e interesave të tyre kriminale”, thuhet në deklaratën e LSI-së.

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, shfaqje të tilla, që janë pjellë e krimit të organizuar, nuk përbëjnë asnjë shqetësim.

“Lufta pa kompromis e deri në qelizën e fundit ndaj krimit të organizuar dhe veprimtarisë mafioze e korruptive mbetet një konstante e pandryshueshme, një prioritet gjithnjë i pazëvendësueshëm, nga i cili nuk mund të na largojnë makinacionet dhe montazhet e një çimke të skaduar”, thuhet më tej në reagimin e LSI-së.

Në fund të deklaratës, LSI fton këdo që disponon prova, që në respekt të shtetit ligjor t’i drejtohen prokurorisë në mënyrë që të zbardhet e vërteta.
 

Slevin

Forumium maestatis
Po cfare e tmerrshme, se kuptoj pse beni te gjithe te habitur... te gjithe e dine e te gjithe gjithmone e kane ditur, tani ne vend qe te thuhet e tmershme te behen gjera tjera, te ngrihet populli por ne fund askush sdo bej asgje dhe cudia me e madhe 3 dite do zgjasi... si gjithmone...
 

DriniS

Ecejak
Nevojitet nje levizje me shpirtin si Vetevendosja e Kosoves dhe per Shqiperine por ne planin politik te saj. Mjaft-i per fat te keq i dogji te gjitha kartat qekur nisi afrimitetin me njerez partiake dhe partite politike.
Ne Shqiperi askush nuk merr persiper ti perndjeke, askush nuk merr persiper ti burgose pa afat deri ne hetim te plote, askush nuk vepron per t'iu kthyer ketij sistemi te kalbur qe nga koka (njesoj si peshku).
Normal, sepse jetojme ne nje diktature moderne ku nuk mund te ngresh krye ndaj padrejtesise perndryshe ngelesh pa pune ose i kercenuar me jete.
 

ArberB

Primus registratum
Nuk mund ta themi qe e dinim dhe ta leme me kaq.
Do te ishte fundi jone si shtet. Ketu duhet te merret nje mase.
 

Hank

Valoris scriptorum
Nje mase do merret qe c'ke me te! LSI deklaroi qe lajmi eshte shpifje. Tani do beje nje pazar me TCH ose do e hedhe ne gjyq e do i vendosin nje gjobe tjeter si ajo e Pangos!
 
Top