VIDEO: Del në pah e vërteta e Skandalit Pango
Zbulohet në internet videoja e pacensuruar e të ashtuquajturit skandali Pango. Pamjet e ofruara nga televizioni që publikoi videon ku dukej qartë se ish ministri i Kulturës Ylli Pango i ofron punë në ministri një vajze të re në këmbim të favoreve seksuale, duket se kundërshtohen nga materiali bruto që prej disa ditësh mund të shihet në internet.
Ndërsa kanë kaluar 7 muaj nga koha kur materiali i paraqitur në televizion fliste tërësisht kundër Ylli Pangos, del në dritë videoja e pacensuruar në të cilën duket qartë se vajza prezantohet tek ministri duke i kujtuar se ata njiheshin e madje ishin takuar 4 vjet më parë. Më pas vajza i telefonon ministrit duke thënë fjalët e sugjeruara nga dikush tjetër, që sipas videos së publikuar në Youtube, bëhet fjalë për kryredaktorin e emisionit në të cilin u publikua skandali. Më pas regjistrimi vazhdon me sekuencat kur vajza futet në shtëpinë e Pangos, ndërsa në video shkruhet As vetë Churchilli nuk do të mund ti rezistonte një fushate kaq të gjatë provokimi dhe mashtrimi. Faktikisht edhe vetë ish ministri i Kulturës ka pretenduar se vajza ka qënë e veshur në mënyrë tepër provokuese, por për shkak të një xhupi që ajo mban veshur , në videon e pacensuruar nuk arrihet të vërtetohet ky fakt.
Ylli Pango nuk ka rreshtur përpjekjet për të përgënjeshtruar videon, sipas tij të montuar në mënyrë të tillë që të fliste kundër tij, publikimi i së cilës solli edhe shkarkimin e menjëhershëm nga posti i ministrit.</p>
</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22595. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22595
![ylli-pango-video-skandali1-300x221.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Fylli-pango-video-skandali1-300x221.jpg&hash=727bd57227c951bd0ba38f3c6383dd05)