VIDEO: Chelsea fitues i derbit, Arsenal tund Blackburnin

VIDEO: Chelsea fitues i derbit, Arsenal tund Blackburnin

drogba595ap-300x168.jpg
Skuadra e futbollit Chelsea e ka fituar kryendeshjen e javës së tetë të premier ligës, duke mundur me rezultat 2:0 Liverpoolin. Futbollistët e Chelseas e deshën më shumë fitoren dhe e arritën në përballje me Liverpoolin e papërshtatshëm. Anelka e Malouda ishin “macja e zezë” për Liverpoolin. Në minutën e 60-të, Anelka dinak, gëzoi adhuruesit në tribuna me golin që shënoi dhe epërsinë 1:0 te Chelseas. Në çastet e fundit të ndeshjes kur pritej se Liverpooli do të ia dalë ta barazoi, ndodhi e kundërta. Futbollisti Malouda përmbysi tërësisht rivalin dhe siguroi fitoren Chelseas me rezultat 2:0. Chelsea kryeson tabelën më 21 pikë, ndërsa Liverpool mbetet në vendin e pestë më 15 pikë.</p>


Arsenali shpërtheu me gjashtë gola (6:2) të shënuar kundër skuadrës së Blackburnit, në javën e tetë të premier ligës angleze në futboll. Mysafirët të parët zunë mat skuadrën e Arsenalit me golin e Nzonzit në minutën e 4-të. Mirëpo, mjeshtri i golave Vermaeler shënoi në minutën e 17-të dhe barazoi shifrat 1:1. Më pas Dunn kaloi në epërsi mysafirët 1:2. Kjo epërsi nervozoi së tepërmi skuadrën mikpritëse dhe filluan të bombardojnë skuadrën rivale. Van Persie barazoi 2:2 në minutën e 33-të dhe 3:2 e ktheu rezultatin Arshavin. Fabregas në minutën e 57-të shënon për 4:2 dhe Walcott një specialist i golave (75′) ngriti rezultatin në 5:2 dhe Bendtner shënoi për epërsinë përfundimtare 6:2. Arsenali më këtë fitore ngjitet në vendin e katërt me 15 pikë, kurse rivali i tij radhitet i 16-ti më shtatë pikë. West Ham luajti baras (2:2) me Fulhamin. Valon Behrami inkuadrohet në lojë nga minuta e 71-të dhe kontribuoi në pikën e fituar të skuadrës së West Hamit. Cole shënoi për West Hamin në minutën e 16-të dhe Stanislas (90′), ndërsa për mysafirët shënuan Murphy (47′ nga penalltia) e Gera (57′). West Ham e mban vendin e parafundit (19-tin) më pesë pikë, ndërkaq Fulhami renditet i 15-ti më shtatë pikë. Everton është befasuar me Stoken, duke luajtur baras 1:1. Huth shënoi në minutën e 50-të për Stoken dhe për Evertonin pas pesë minutave ka shënuar Osman. Evertoni më këtë barazim e mban vendin e dhjetë më 10 pikë, ndërsa i 11-ti Stoke më një pikë më pak.</p>


</p>


</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23659. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23659
 
Top