VIDEO: Barazim në Milano, fitore për Arsenalin dhe Liverpulin

VIDEO: Barazim në Milano, fitore për Arsenalin dhe Liverpulin

champions-150x150.jpg
Interi e Barcelona shfaqën një futboll jashtë-planetar në përballjen midis dy prej klubeve më të mëdha të Europës, në prani të 80 mijë shikuesve në San Siro, ku nuk mungoi stili i lojës, pasimet e sakta, mbulimet e forta dhe mundësitë për gol nga të dyja ekipet, por ai mungoi.

Supersfida më e ndjekur e ndeshjeve të ditës së dytë të Ligës së Kampioneve përfundoi 0-0, ashtu si dhe ai shkurtit të vitit 2002, kur zikaltërit e katalanasit u përballën në San Siro, teksa ndeshja e parë në Kamp Nou kishte përfunduar me fitoren 3-0 për spanjollët.

I pari që tregoi klasin e tij ishte Lione Mesi, i cili në minutën e katërt gjarpëroi midis kundërshtarëve, përfshirë edhe Lusion, teksa u desh ndërhyrja e portierit të Interit, Hulio Sezar për të shpëtuar portën.

Dy minuta më pas u kundërpërgjigj Gabriele Milito për Interin , por pa sukses.

Në minutën e 8-të, një shans i madh për gol për Barçën. Zlatan Ibrahimoviç mori një top të gjatë në afërsi të 16-metërshit, e stopoi me gjoks, duke rrezikuar seriozisht.

Maikon goditi nga distanca në të 12, por sfera kaloi gati gjysmë metër mbi portën e mbrojtur nga Viktor Valdes. Ibra ishte pranë golit në të 37, por suedezi nuk mundi të moshtë dot ish-shokun e skuadrës së tij te Interi, Sezarin.

Në minutën e 43-të, një pas i bukur me stil i Mesit për Ibrahimoviçin, por Julio Cesar ishte në gatishmëri.

Pjesa e parë ishte më e mira për Barcelonën, ndërkohë që Interi më shumë u kujdes të mos pësonte gol apo të kapej në befasi nga kundërsulmi i katalanasve.

Në fraksionin e dytë, Interi ishte më i qartë dhe më afër zonës kundërshtare. Një top i gjatë i Muntarit për Militon (58) brenda 16-shes, por zikalteëri nuk e kontrollon mirë topin duke humbur një mundësi të mirë.

Dhjetë minuta më pas, një mundësi e shkëlqyer për mikpritësit. Milito fiton një duel me Abidal, topi shkon te Stankovic, serbi goditi fuqishëm por topi kaloi pak mbi portën e katalanasve.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Dinamo e Kievit mundi në shtëpi 3-1 kampionen e Rusisë, Rubin Kazan, duke marrë dhe kryesimin e përkohëshmë. Domingues shënoi i pari për Rubin në pjesën e parë (25), por ukrainasit shënuan tri herë brenda 15 minutash me anë të Jusuf (70), Magrao (79) dhe Gusev (85).

Në grupin H, Olimpiakos fitoi 1-0 me AZ Alkmar. Golin për grekët e shënoi Torosidis (79). Takimi tjetër, Standard Liezh-Arsenal u fitua nga topçinjtë londinezë me rezultatin 2-3. Belgët shënuan dy gola të shpejtë brnda pesë minutave të para: Mangala (3) dhe Jovanoviç (5, penallti), ndërkohë që për ekipin e Arsen Vengerit shënuan Bendtner (45), Vermaelen (78) dhe Eduardo (81).

Në grupin E, Liverpuli fitoi minimalisht 1-0 kundër kampionëve të Hungarisë, Debrecen. Golin për formacionin e Rafa Benitezit e shënoi holandezi Dirk Kajt në minutën e 45-të. Po me këtë rezultat fitoi edhe Lioni me Fiorentinën. Për francezët vendosi Pjaniç në minutën e 76-të.

VIDEO:
Liverpool Debrecen 1-0
Lyon Fiorentina 1-0
Standard Arsenal 2-3

Link:

Inter Milan – Barcelona 0 – 0

Sevilla – Unirea Urziceni 2-0

Link:

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22370. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22370

Top