Veze, domate dhe nafte....

Veze, domate dhe nafte....

Studentët, vezë e naftë ndaj menaxherit të TEC-it

Vlorë, degjeneron takimi i zhvilluar në universitet

Një grup studentësh në Vlorë i kanë ngritur një kurth përfaqësuesit të Petroliferës. Pasi i kanë kërkuar takim, e kanë sulmuar duke e gjuajtur me vezë dhe duke i hedhur naftë në fytyrë. Kjo ka qenë një skenë aspak e këndshme, që ka ndodhur ditën e djeshme në ambientet e Universitetit të Vlorës, kur edhe vetë rektori, Bilal Shkurtaj, është përballur me rebelimin e studentëve, të cilët e kanë shprehur hapur kundërshtimin e tyre për ndërtimin e Petroliferës në qytetin bregdetar.

Disa studentë të universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës, pak ditë më parë kanë kërkuar një takim me përfaqësuesit e Petroliferës, që pritet të ndërtohet në Vlorë. Kjo ftesë është pritur më kënaqësi nga përfaqësuesit e Petroliferës. Takimi është lënë për t‘u zhvilluar në sallën qendrore të universitetit. Ka qenë rektori i universitetit "Ismail Qemali", Bilal Shurtaj, i cili bëri paraprakisht edhe prezantimin e Gazmend Shalsit, menaxher në punimet e Petroliferës. Sipas kreut të universitetit, Shalsi, në kuadër të transparencës që ishte kërkuar nga vetë studentët, do të fliste rreth projektit dhe njëkohësisht do t‘iu përgjigjej pyetjeve të studentëve dhe të pranishmëve të tjerë në sallë. Sapo Shalsi ka filluar të jepte shpjegime, disa prej studentëve janë ngritur në këmbë me banderola, ku shkruhej "Petrolifera fuori" dhe gjuanin me vezë e domate në drejtim të tavolinës qendrore. Ndërsa njëri prej studentëve i hodhi në kokë enën e mbushur me naftë Shalsit, i kërkoi që të dilte jashtë sallës. Më pas situata u rëndua dhe studentët bërtisnin jashtë, e vijonin të gjuanin me ç‘të mundnin në drejtim të të ftuarve, të cilët më pas u larguan nga salla. Edhe vetë Shalsi nuk është përmbajtur ndaj agresivitetit të studentëve dhe ka nisur të qëllojë në drejtim të tyre me ç‘të mundej. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif (hajde, lufte, hajde)

Sipas studentëve, një iniciativë e tillë u ndërmor pasi sipas tyre "Vlora nuk është dëgjuar lidhur me kundërshtimet që ka bërë për sa i përket ndërtimit të Petroliferës në gjirin e Vlorës". Mësohet se ata kanë qenë dhe anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. Ndërsa rektori i universitetit, Bilal Shkurtaj, i përlyer me naftë, e ka dënuar aktin brutal të studentëve, duke sqaruar se ky takim ishte kërkuar pikërisht prej tyre, dhe përfaqësues të Petrolifera italo-shqiptare i ishin përgjigjur ftesës së studentëve të universitetit "Ismail Qemali", në kuadër të të qenit transparentë, e për t‘u dhënë fund polemikave. Sipas tij, ishte një veprim që nuk pritej dhe nuk duhej bërë nga njerëz të arsimuar, dhe njëkohësisht në një vatër të arsimit, sikundër është universiteti. Shkurtaj, i shokuar nga situata, deklaroi se studentët e kanë penalizuar vetë vetveten me aktin e turpshëm të kryer mesditën e djeshme. Më pas, përfaqësuesit e Petroliferës kanë bërë ankimim në polici për ngjarjen e shëmtuar të kryer nga disa studentë. Policia më pas ka bërë identifikimin e tyre dhe i ka shpallur ata në kërkim. Deri në orët e vona janë shoqëruar për në ambientet e komisariatit disa prej tyre dhe ende nuk është vendosur masa e sigurisë për ta.

Prej kohësh qindra qytetarë vlonjatë kanë kundërshtuar ngritjen e TEC-it në Vlorë, por me një vendim qeverie aty kanë nisur punimet për ngritjen e saj. Disa herë drejtuesit e Aleancës për mbrojtjen e gjirit të Vlorës kanë kërkuar dhe zhvillimin e një referendumi, ku të pyeten banorët nëse janë dakord apo jo për ngritjen e Petroliferës.

Punimet e Petroliferës janë shtrirë në një sipërfaqe prej 183 mijë metra katrorë në zonën më të ndotur të qytetit të Vlorës, në ish-Sodë PVC, rreth 4 kilometra larg nga qendra e qytetit të Vlorës. Shoqëria "La Petrolifera Italo-Albanese" është një shoqëri e themeluar nga shoqëria PIR, operatori më i madh italian për depozitimin e karburanteve, që ka firmosur marrëveshje koncesioni me qeverinë shqiptare që janë aprovuar edhe nga parlamenti shqiptar për të realizuar në qytetin bregdetar të Vlorës, në zonën e ish-uzinës së PVC, një terminal të përbërë nga porti dhe depozitat e produkteve të naftës dhe gazit të lëngëzuar. Vendi për ndërtimin e këtij terminali është përcaktuar në bazë të vendimit të qeverisë shqiptare në muajin prill të vitit 2001.
 

Al-Punk

Still here
Re: Veze, domate dhe nafte....

Zakonisht nuk kam qejf paranojat e tepruara, por kam nje mendim qe keto levizjet per mos ndertimin e TEC jane te orientuara nga disa individe te caktuar qe ngjisin te tilla akte.
Vlora duhet ta kuptoje qe nje nder burimet ekonomike qe ka Shqiperia eshte ai Port dhe per ate port dhe per te tjera gjera duhet krijuar infrastrukture.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Veze, domate dhe nafte....

Dhe une keshtu mendoj! Dikush ka qene prapa atyre studenteve, sepse qe nga '90 nuk eshte degjuar ndonjehere qe studentet te fillojne ndonje levizje. Gjithmone jane shfrytezuar. Por me pelqeu shume reagimi i Shalsit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Veze, domate dhe nafte....

Per mua s'kane bere keq. Dihet fakti qe ne Vlore ka njerez ne sasi te konsiderueshme qe jane perpjekur te shprehen kunder ketij projekti dhe askush s'ua ka vene veshin, kete e them me siguri sepse ma kane thene persona te ndryshem me banim ne Vlore, qe s'kane lidhje me njeri tjetrin. Ne kete menyre u degjuan, brutale dhe pa shume takt, por ndodh perhere kur i injoruari vendos te mos injorohet me.
Petrolifera 4km larg Vlores mund te kete domethenie ne permiresimin e infrastruktures se Vlores, por behet fjale per nje port me natyre industriale praktikisht ne zemer te Vlores. Moli i Vlores 2 anije e gjysem qe ka aktualisht dhe eshte zone e vdekur atje perreth dhe mban nje ere te paharrueshme dhe "oreksndjellese", e jo me zone ku ka trafik te rregullt nafte. Do kete te beje shume dhe me TEC-in, sic u tha dhe me lart!
Do kishte shume me teper sens nese flitej per 15-20km larg, te pakten dhe nje autostrade per te qene qe e lidh me pas me Vloren dhe me cdo pike tjeter strategjike per transportin dhe ekonomine. Ketu flasim me pas per infrastrukture.
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Veze, domate dhe nafte....

E ardhmja e Vlores eshte vetem Turizmi..ne dimer qyteti eshte i vdekur dhe ne vere kur fillon levizja turistike...qyteti gjallerohet perseri ...
Ndertimi i nje vepre te tille ka per te shkateruar zonen bregdetare te qytetit ....ket vit qe isha Shqiperi dhe shkova nje dite per plazh ne zonen ku behet fjale ishte vertet per te ardhur keq...
Studentet e Vlores ia kane bere fora dhe te mos harrojme qe nje nga deget e Universitetit eshte Turizmi ..dhe cdo vit profilizohen me qindra te rinj pikerisht qe ti sherbyer ketij sektori .....interesi eshte shume i drejtperdrejte ....dhe veprimi po aq shume i justifikuar .....
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Veze, domate dhe nafte....

Turp i vertete ata karagjoza duhen arrestuar pasi nese kerkoojne te respektohen dhe te mos neperkemben te drejtat e tyre veprime te tilla te shpifura vec nje simbolike kane, mos respektimi i atyre me te cilin je ulur per te biseduar dhe ata duhet te kuptojne se ka disa rregulla ne kete bote dhe kjo eshte arsya e cila ka bere qe ata te petrolofera te ulen e te diskutojne me ta perndryshe nuk i pyeste njeri dhe ata u pergjgjen me...
Barbar... femije... karagjoza qe nuk meritojne te perfaqesojne studentat me keto veprime te nxituara
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Veze, domate dhe nafte....

Përse mendohet se njëra përjashton tjetrën? Përse mund të mos ketë një impiant nafte në veri të portit dhe njëkohësisht turizëm në jug?
Ekonomia ka nevojë për shtytje ngado që ato vijnë. Turizmi për momentin është plehrë dhe shumë më ndotës se impianti i naftës. Ata studentat e përgjegjshëm për ambjentin a e kanë ngritur zërin për miliona metra kub beton të hudhur në rivierën shqiptare? Po për qindra mijëra pemë të prera për ti bërë vend betonit? Po për makinat që bredhin lart e poshtë me 0 - 10 km/orë pasi rruga është e bllokuar?
Para se të kapen me miun që duket, duhet të heqin qafe milingonat.

Dhe është turp të thërrasësh dikë për bisedime dhe ta presësh në besë. Nëse gjithkush i injoronte këta studentë, më së fundi doli dikush që kishte vullnetin për ti dëgjuar, dhe ja si u shpërblyen ...
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Veze, domate dhe nafte....

Vija bregdetare nuk eshte aq e gjate sa te lejoje zhvillimin e dy ekstremiteteve ..naften dhe turizmin ....dhe momentalisht Turizmi sado ndotje eshte i vetmi aktivitet qe sjell te ardhura ....
Ajo ka qene nje shenje rebelizmi e skajshme ..sepse kane qene te vetedijshem qe sado ektrem veprimi i tyre ska per ta ndryshuar dot realitetin .... normale perderisa dhe vete e kemi quajtur vend paradoksesh .....
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Veze, domate dhe nafte....

Ajo ka qene nje shenje rebelizmi e skajshme ..sepse kane qene te vetedijshem qe sado ektrem veprimi i tyre ska per ta ndryshuar dot realitetin .... normale perderisa dhe vete e kemi quajtur vend paradoksesh .....

ti mendon se kushdo qe e ka te qarte se nuk e ndryshon dot realitetin duhet te bej akte ekstreme, jemi mbi 7 miliard banore te kesaj bote dhe vetem disa qindra mijera e kane mundesin te ndryshojne realitetin dhe kjo me marreveshje me te tjeret se imagjino se cdo ndodhte sikur cdo i cmendur nga vlora te kerkoj te imponoj mendimin e tij me menyren e vete ekstreme se cdo ndodhte, prandaj ka rregulla si logjore por edhe morale pasi nuk ka se si dikush qe ulet pranon te bisedoj ne menyre te qyteteruar me ty per problemin ti e fyen ate pa mase duke u tallur.Karagjoza pa norma dhe respekt, nuk ka asnje justifikim!!!!!!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Veze, domate dhe nafte....

Vallaj o Pulso, turizmi i sotëm shqiptar nuk ka ndonjë dallim me kjoskat e para 2000.

Sa për rrebelimin e skajshëm, ai është gjithmonë i dëmshëm, dhe më i dëmshëm është për atë që e "praktikon". Kështu që, shpresoj që këta kokëboshë universiteti të dënohen për agresion ndaj pjesëmarrësve në takim nga ana e kompanisë. Me shpresë se kokëboshë të tjerë do venë mend ...
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Veze, domate dhe nafte....

Kondre une veprimin nuk e perkrah , por me ben te qesh menyra e pazakonte qe ata kane gjetur per tu kunderpergjigjur .......kur te gjitha fjalet shkojne ne vesh te shurdhit ( qeveria jone)........kurse ai perfaqsuesi qe ka pranuar ti sqaroje ska qene as shurdh, as i verber ....madje ka patur shpirt luftarak /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Veze, domate dhe nafte....

epo edhe mua po ta zeme me nje shembull banal impuls kryetari i gjykates nuk me dha te drejte per nje ceshtje pronash une nuk isha dakort me te edhe pse ligj ishte une cduhet te bej ta vrase apo ti hedh veze e kos, mendimi jote eshte komplet antishoqeror, prandaj ekzistone apeli per pakenaqesite dhe ne rast se edhe ajo nuk me jep te drejte une detyrohem ta pranoj pasi ska kuptim sikur te revoltohesha une dhe te gjithe, ka shume njerez dhe si pasoje mendime te ndryshme per ceshtje te njejta ndaj edhe ne si shoqeri per mbarevajtjen e saj kemi rruge te mesme per ti rregulluar dhe nuk ka se si dikush ti mos pranoj prendryshe-BURG-BURG-BURG
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Veze, domate dhe nafte....

Tope Strafullah!

Impuls po ti e di qe ideja e Tec-it ne vlore eshte hedhur nga padrinoja i krimit, kreu i klanit te Zemunit, ndaj nuk duhet share e hedhur poshte. Per aq me teper qe sot eshte PD-ja dhe Berisha (qe iu befte dita 1000) qe mendojne per kete popull dhe do te na elektrifikojne dhe do te eksportojne energji... brenda vitit tjeter (se premtimi teper i zgjuar per eksportimin e energjise ne 2007, duket se deshtoi).

Ore, po pak qytete ka ne Shqiperi ku mund te ndertohet nje TEC? Ai Tec-i gjigand i Fierit akoma nuk u ndetua? Sikur ne 2007 e kishte dhe ai afatin apo jo?

CeljanFr all, ne kohe te Enverit i fusnin studentet ne burg per kundershti ndaj partise. Po ta kesh pare kudo ne bote zhvillohen protesta te tilla.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Veze, domate dhe nafte....

protesta te tilla me boj e ke fjalen ndaj dikujt qe te ka besuar dhe te ka respektuar si te barabart jo miku im ne bote keto ndodhin pasi enveri nuk ishte i barabrat dhe nuk krahasohen keto te dyja pasi kemi disa barbar me probleme shoqerore qe nuk pranojne rregullat ndersa ne bote kemi disa aktivista qe mbeshteten ne nje ideologj per te ndryshuar boten kur ata qe kane fatet e botes nuk i marrin parasysh dhe nuk jane ne kushte te pabarabarta gje qe nuk ka ndodhur ketu por keta aktivista-studenta(qe zoti ti bej te tille) financohen nga biznesmen dhe parti te cilet vene keta karagjozat e rinj qe nuk veprojne ne menyre llogjike por duke munduar te kopjojne ne menyren me te shemtuar ata aktivista per te cilet ti fole dhe qe jane te respektuar.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Veze, domate dhe nafte....

si kan gjuajtur me gure po he. sa per naften, dikur kur ngeleshe pa karburant dhe dikush te ndihmonte, ishe ajo zorra nga ku thithej nafte dhe gelltisje nga pak pa dashje. e prap ska vdek njeri. per mos me thon pastaj qe autoritete botrore kan ngrene torta surratit.

si te besosh autoritetet kur kane dhone prove qindra here qe s'mund te kesh besim? si mund ti besosh atij qe thote "do kete edhe turizem edhe industri te rende", kur nuk ka preçedent qe ti vije afer ktij premtimi? si mund te jete i gzuar nje banor i asaj zone duke qene se i hiqet e vetmja pike e sigurte qe ka, bregdeti? s'ma merr mendja se ka njeri ne Vlore a rrethina qe mendon qe do ndertohet filan veper e do jemi me mire, sepse sfondi politik ku do ngrihet gjithçka eshte i njejti bloze si dikur. ne mos kopilave te zakonshem do i shtohen ca kopila te tjere, edhe me moderrne ne stilin e te rrjepmes biles. mos kerko qe te besoje njeri kur gjith kohes ke percjellur pershtypjen e kundert, te konditur me arrogance a paciperi.

ai drejtori i firmes, i ka kaq men dhe informacjon qe ti dije kto gjera qe shkrujta, po per menimin tim as i rruhet hiç, jo per natyren e Vlores po as per ndonje park te WWF. ti dali ndonjeri ti thote "plako pse nuk vjen te rrosh ktu afer ti, e te rritesh kaamoj", se du ta shof iher ça pergjigjet.
 

u74

Primus registratum
Re: Veze, domate dhe nafte....

Se e kane gjuajt me domate , gure apo kova nafte shefin e petroliferias zotin ia kane lujt . Ata qe e inicuan dhe perkrahen (dhe vazhdojne ta perkrahin edhe keta te sotmit) ndertimin e TEC-it nuk eshte se po e bejne qe ta nxjerrin Shqiperine prej erresires ku e zhyten vete , por thjeshte se zoterojne monopolet e importit te naftes dhe eksportit te energjise .

Imagjinoni Shqiperia humb rreth 60% te energjise elektrike nga amortizimi i rrjetit dhe keta politikanet mafioze ne vend qe te riparojne rrjetin e shperndarjes dhe ti japin fund erresires brenda nje kohe te shkurte , iu shkon mendja te TCE-et me nafte apo energjia nukleare(?)!!

Ne qofte se nevojitet nje port me infrastrukture perpunuese te naftes apo gazit , gje qe domosdoshmerisht duhet. A nuk do te ishte me i sigurte ndertimi i nje porti me infrastrukture te tille diku ne nje zone "remote" dhe jo midis nje qeteti mjaf te populluar si Vlora ?

Edhe ne vendet me teknollogji dhe siguri shum te larte si SHBA , Kanada apo kudo tjeter ne boten e industrializuar here pas here ka pas aksidente me tankeret e naftes . Imagjinoni derdhjen e miliona fucie nafte ne bregdetin shqiptar , kjo do i thoshte lamtumire njehere e pergjithmone jetes normale ne ato brigje .

Sikur kasta drejtuese e shqiptareve te ishte sadopak e ndergjegjshme per portetet me impjante te tilla duhet te ndertoheshin me sugurine me te madhe te mundeshme pa toleru edhe rrezikun me te vogel pa marre parasysh koston financiare te tyre .
Dhe jo me kaq mendjelehtesi sic veprohet sot qe dikush cohet ne mengjes dhe thote - e kam ndera mendjen do ndertoj nje impiant perpunimi te naftes dhe TEC mu ne mes te Vlores ....!
Dhe nje tjeter po ashtu zgjohet nga gjumi dhe thote - e kam nda mendjen do ndertoj nje reaktor nuklear te prodhimit te energjise mu ne mes te Shqiperise ...?
These are scary idiots .

Eshte e thanun dhe e sterthanun se Shqiperia ka mjaftueshem burime hidrike te energjise puna eshte vetem deshira per ti shfrytezu ne menyre eficiente .
Ai vend nuk eshte zhyt ne errisin se nuk ka energji por me se shumti se qeveritaret dhe politikanet si socialiste ashtu edhe demokrate nuk e rruajne dhe nuk iu intereson qe te shtrinjne ca kabllo elektrike dhe te "update-in" disa nenstacione elektrike .
 
Top