Vetem per emigrantet qe i djeg zemra per vendin e tyre....

Gentleman

Primus registratum
Vetem per emigrantet qe i djeg zemra per vendin e tyre....

Kjo teme eshte vetem, e perseris VETEM per emigrantet qe i djeg zemra per Shqiperine...sepse vetem ata mund te me pergjigjen...me gjithe rrespekt per te tjeret, po ato qe adhurojne boten jashtme me shume se vendin e tyre, nuk besoj se do me japin pergjigjen e duhur....megjithate edhe ato jane te mirepritur.
PYTJA: eshte e thjeshte....si na zoteroj djalli ashtu e na solli ne ket ferr?? ku e kishim mendjen???BETTER LIFE???? /pf/images/graemlins/blush.gif kush eshte kjo BETTER LIFE??
Mua me duket se ne Shqiperi. Po ju??
 

bengu

Primus registratum
Re: Vetem per emigrantet qe i djeg zemra per vendin e tyre....

/pf/images/graemlins/frown.gif
 

alb master

Primus registratum
Re: Vetem per emigrantet qe i djeg zemra per vendin e tyre....

si na zoteroj djalli ashtu e na solli ne ket ferr??

Mmmm . Shum veta kan histori te ndryshme nga me te degjuarat deri nga me te pa degjuarat. Por nje faktor qe i ka ber njerezit te largohen eshte halli.

ku e kishim mendjen???BETTER LIFE????

Cdo njeri mundohet per me mir sic e dim, por cdo gje ndryshon ne varesi te veprimeve qe ben ose zgjedh por edhe nga (fati)qe ke.

kush eshte kjo BETTER LIFE??
Mua me duket se ne Shqiperi. Po ju??

Dikur njerezit kishin per te ngrene edhe e ndanin bashk aq sa kishinin pervec se nuk kishin me cte visheshin.
Tani ka ardh koha qe ke per tu veshur e ngjeshur por shum vuajn per te ngrene.
Domethen anasjelltas , jeta e mir behet kudo ku mundesh dhe atje ku ka. Shum veta si emigrant edhe jo emigrant kan gjetur rehatin e tyre aty ku jan dhe natyrisht perkrahin vendin ku jan me mir.
Ne shqiperi apo ne Amerik ajo varet nga personi se sa i ve qellim vetes te arrij atje ku do.
Ne shqiperi disa per mos then shum nuk munden per shkak te kushteve jo te mira te vendit por ta dini se edhe jasht shtetit nuk eshte shesh me lule. Shurk e qart po e mbyll me dy fjal:
Ne amerik kush eshte legal eshte nje emigrant i njejte sic jan te tjere ne greqi vecse ne USA je me dokumenta.

P.S cdo koment ose diskutim eshte i mirpritur (mos u bazoni ne fakte te vecanta jo te mira apo shum te mira qe mund te ket ndodhur kujdo kudo)
 

Ald

Primus registratum
Re: Vetem per emigrantet qe i djeg zemra per vendin e tyre....

Marr guximin te te pergjgjem sepse me djeg zemra per vendin tim. Ata qe adhurojne boten e jashtme??? Besoj se nuk ka.
Jam dakort me ty kur thua se na zoteroi djalli dhe na beri qe ta xhelozojme njeri tjetrin ose edhe ta urrejme deri ne vdekje....

Une personalisht mendoj se jashte shtetit ka me siguri (sidomos per vajzat) dhe me shume shance per nje te ardhme me te mire.Eshte e vertete qe jeten mund ta bejme edhe ne Shqiperi por jo per momentin,ne te ardhmen besoj se do te jemi ne qe do te sjellim nje fare eksperience ne Shqiperi.
Mendoj se ajo qe me beri te largohem nga Shqiperia ishte qe njerezit (sidomos meshkujt)u shderruan direkt ne kafshe pa shpirt.Imazhi im i fundit para se te largohesha nga shqiperia ishte perdhunimi i vajzave ne rruge apo ne shtepi perpara babait dhe nenes se vet, ishte gjithashtu ai i nenave qe qanin trupat pa koke de djemve te tyre etj etj...
Me djeg zemra dhe shpirti per vendin tim por nuk dua ta shikoj me keshtu....
 

Gentleman

Primus registratum
Re: Vetem per emigrantet qe i djeg zemra per vendin e tyre....

Fillimisht postuar nga OneWingedAngel:
[qb] LLotaria must DIE :mad: !!! [/qb]
hahahah
edhe ato qe pranojne emigrante
 

Gentleman

Primus registratum
Re: Vetem per emigrantet qe i djeg zemra per vendin e tyre....

Ju o njerez keni shume te drejte kur flisni per sigurine....pastertine....etj etj
dhe me ne fund i gjetet rrugeve....po ja qe ai stresi sikur na eshte shtuar tani qe i gjetem..dhe ajo plogeshtia sikur na ka mbytur ca si me shume!!!! Ket s'po marre dot vesh une....i kemi te gjitha t'mirat ktu ku jemi edhe prape............
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Vetem per emigrantet qe i djeg zemra per vendin e tyre....

nuk e di sa kohe keqe je aty por do mesohesh dhe kur te kthehesh nja dy tre here ne shqiperi e te shohesh se jeta ka ecur perpara edhe pa ty do merzitesh e pas nje jave do ikesh i gezuar

nqs ne jeten tende desheron te jesh me teper se nje emigrant gjej menyren se si te kthehesh nje dite ne shqiperi por pa hedhur poshte gjithe sakrificat qe ke bere aty ku je tani

mos pyet si sepse nuk e ka gjetur njeri

megjithate egsiston nje menyre
 

manushaqe5

Primus registratum
Re: Vetem per emigrantet qe i djeg zemra per vendin e tyre....

Mua me djeg nga majaselli.
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alb master

Primus registratum
Re: Vetem per emigrantet qe i djeg zemra per vendin e tyre....

Damn girl . Cool down.

Emirgrimi eshte emigrim dhe vendi jot eshte vendi jot. Tamam sic thone "Guri rend peshon ne vendin e vet"

Ya be cool stick around and chill.

Peaacceeee .
 

Gentleman

Primus registratum
Re: Vetem per emigrantet qe i djeg zemra per vendin e tyre....

Fillimisht postuar nga gene:
[qb] nuk e di sa kohe keqe je aty por do mesohesh dhe kur te kthehesh nja dy tre here ne shqiperi e te shohesh se jeta ka ecur perpara edhe pa ty do merzitesh e pas nje jave do ikesh i gezuar

nqs ne jeten tende desheron te jesh me teper se nje emigrant gjej menyren se si te kthehesh nje dite ne shqiperi por pa hedhur poshte gjithe sakrificat qe ke bere aty ku je tani

mos pyet si sepse nuk e ka gjetur njeri

megjithate egsiston nje menyre [/qb]
Gene...jashte kam me shume se c'kujton ti dhe kam vajtur ne Shqiperi shpesh here....dhe sa here qe shkoj bindem shume e me shume se jam duke vuajtur per mendjen e kokes se une personalisht preferoj te jem i pari i katunit se sa i fundit i qytetit...
edhe pse e kemi gjetur veten jashte, nuk ......s'di c'te them do te rrija e te te shkruaja gjithe diten po qellimi i kesaj teme nuk eshte te bind njerezit se si te duan vendin e tyre...eshte per te arritur per te kuptuar nese jam vetem apo edhe te tjere vuajne per ate toke ku emrat tona kane nje kuptim.
thanks
 

lola

Primus registratum
Re: Vetem per emigrantet qe i djeg zemra per vendin e tyre....

Une ika sepse qe kur isha e vogel doja te jetoja ne NEw York. Gjithashtu (sic e tha La Belle )ika per t'ju larguar njerezve pa shpirt qe i trajtonin femrat si cope mishi. KISHIM FRIKE TE ECNIM RRUGEVE NE MES TE DITES dhe kjo ishte para 1997s. Gjeja me e qelbur ishte qe nuk na flisnin me si njerez por si kafshe, nuk kishim me vlere si njerez ishim vetem nje "p!&h"!

Sa here eshte ngadalesuar nje makine dhe me eshte dredhur zemra atehere! Sa perdhunime kam degjuar ne shkollen time nga djemte e shkolles jo nga "albaket"! Nje here ma futi nje shk&$%@t me grusht ne koke se e peshtyva kur desh me theu krahun duke u perpjekur per te me ndaluar rruges (para policit)! Sa historira te tilla kane vajzat shqiptare! Dhe tani askush nuk e diskuton fatin e femres shqiptare--as femrat vete. Te gjithe do ta injorojne kete mesazh si La Bellen...

Nejse...une ne Shqiperi do te jetoj te pakten gjysmen e vitit per gjithe jeten (se ma lejon puna) dhe shpresoj te ndihmoj sadopak qe te behet vendi me i mire sepse jemi njerez te mire dhe kemi vend dhe kulturen me te pasur se cdo vend tjeter ne bote /pf/images/graemlins/wink.gif
 

lola

Primus registratum
Re: Vetem per emigrantet qe i djeg zemra per vendin e tyre....

ah..po Gentleman une po vdes per ty kthyer dhe them se kur kalojne 8 vjet pa pare shqiperine behesh si une qe kaloj disa ore cdo dite duke kerkuar fotografi te shqiperise apo shqiptareve...dhe qaj si femije kur shikoj golat qe beme kunder Rusise:(
 

Gentleman

Primus registratum
Re: Vetem per emigrantet qe i djeg zemra per vendin e tyre....

ndonese ne disa pika nuk perputhem me ju.....i pelqej shume pergjigjet tuaja sepse mendoj se jane me pasion dhe te sinqerta...
falemderit
 

emssnc@libero.it

Primus registratum
Re: Vetem per emigrantet qe i djeg zemra per vendin e tyre....

QOFSHIT MIRE KUDO QE JENI!
KUR ERDHA NE ITA. NUK ARRIJA TE VIJA NJE KUFI KOHES QE DO JETOJA LARG VENDIT E MEGJITHATE TANI QE KANE KALUAR MBI 12 VJET NGA AJO DITE KAME PERSHTYPJEN QE KA KOHE QE E KAM KALUAR ATE KUFI TE PAVENDOSUR KURRE. BESOJ QE NJERIU DUHET TE JETOJE ATY KU E NDJEN VETEN ME MIRE, POR PROBLEMI ESHTE KU NDIHEMI ME MIRE?TE GJITHVE NA DJEG MALLI
PER VENDIN TONE POR NUK JAM I BINDUR QE KJO MJAFTON . NE MOMENTIN QE U LARGUAM MOREM VENDIMIN
(PA E DITUR)QE DO JETONIM PA ATDHE . TE GITHE E KEMI PROVUAR TE KTHEHEMI PER PUSHIME ETJ.. DHE NAKANE PELQYER MOMENTET E BUKURA QE KEMI JETUAR ATJE DHE KUR KA ARDHUR DITA QE TE KTHEHEMI JAMI LIGESHTUA POR BESOJ SE TE GJITHE KUR KEMI ZBRITUR KETU E KEMI NDJERE VETEN DISI SI NE AMBIENTIN TONE SE ESHTE KETU JETA JONE PROBLEMET,HALLET GEZIMET, ETJ. GJEJA E PARE QE DUHET TE KUPTOJ CDO NJERI ESHTE SE CFARE DO NGA JETA PER TE QENE "POTHUAJSE" I LUMTUR DHE KU MUND TI GJEJE.
KAM PERSHYTPJEN SE NE KERKOJME DICKA QE NUK EKSISTON.PAFSHIM TE GJITHVE ! :confused:
 

contie

Primus registratum
Re: Vetem per emigrantet qe i djeg zemra per vendin e tyre....

Fillimisht postuar nga lola:
une po vdes per ty kthyer dhe them se kur kalojne 8 vjet pa pare shqiperine behesh si une qe kaloj disa ore cdo dite duke kerkuar fotografi te shqiperise apo shqiptareve...dhe qaj si femije kur shikoj golat qe beme kunder Rusise:( [/QB]
Rofte Shqiperia dhe Shqiptaret dhe te shpresojme se do te kthehemi se shpejti ne vendlindjen tone.
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Vetem per emigrantet qe i djeg zemra per vendin e tyre....

Fillimisht postuar nga Gentleman:
[qb] ...eshte per te arritur per te kuptuar nese jam vetem apo edhe te tjere vuajne per ate toke ku emrat tona kane nje kuptim.
thanks [/qb]
Te kuptoj, thellesisht te kuptoj.
Ka dhe ane pozitive emigrimi sepse cdo kush ka pasur pervoja qe ne nje Shqiperi te asaj kohe (flas per ata qe kane dal para 10 vjetesh nga Shqiperia) nuk mund ti kishte.
Dikur para ca vitesh kur kthehesha ne Shqiperi me thonin "Oooo lum si ti je ne nje vend te mire, tani qeke rregulluar, tani bej jeten tende dhe hic mos e kthe me koken mbrapa se ketej nga Shqiperia po ha njeriu njeriun..." e bla bla te tjera.
Tani me duket kot fare. Per car dreqin duhet me ndejt ne nje vend kur lumturia e individit eshte diku tjeter? A jetojme per te qene te lumtur apo po jetojme sepse duhet?
Kshu qe, ketej me duket qe jemi thjesht nje ekzistence. Aty, aty ne truallin tend ta haje dreqi kete kurbet, aty kane kuptim emrat tane, aty ka energji endrrash, aty ka gezime dhe qortime, aty ka shqip, aty ka zakone dhe tradita, aty ka dasem shqiptare, aty ka mbremje mature shqiptare, aty ka jete shqiptare.
 

tirona

Primus registratum
Re: Vetem per emigrantet qe i djeg zemra per vendin e tyre....

Perhsendetje gentleman!!! gezohem qe nuk jam vetem un ajo qe qaj si femij kur degjoj kengen e tirones ose kur e shof rinin shqiptare duke dal rrugeve te tirones ( sepse me duket sikur ata jan te priviligjuar) sepse jetojne ne qytetin tim me te dashtur ne TIRON edhe pse jam e lindur jasht edhe nuk me ka ren me ndejtur gjat ne shqiperi edhe mbase nuk i di hallet qe i kan njerzit por them hall mo te mbadh se kena neve emigrantet nuk ka!!! Ta shofesh vendin tend ne tv edhe mos te jesh aty !!!
Jam plotesisht me mendimin tend !!!
ALBANIA 4 EVER
 
Top