Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

komino

Valoris scriptorum
Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

me falni qe sjell ketu gjithe artikullin nga www.shekull.com.al por link behet inaktiv pas nje jave pa abonin


Skandali, Shqipëria kosh plehrash


Anila Rama

TIRANE- Shqipëria shumë shpejt mund të kthehet në një kosh të madh të grumbullimit të plehrave nga e gjithë Europa. Kjo falë një projektvendimi të dyshimtë dhe të fshehtë, i cili është duke u negociuar mes qeverisë shqiptare dhe firmës italiane “Albaniabeg Ambient” për nënshkrimin e marrëveshjes koncesionare të formës BOO me qëllim ndërtimin e një impianti për përpunimin e mbetjeve të ngurta urbane të qarqeve e Tiranës dhe Durrësit në Kashar. Firma në fjalë kërkon që pas ndërtimit të impinatit, të realizojë përpunimin e të gjitha mbetjeve kundrejt kostos zero, por duke vendosur si kusht kryesor që 39 për qind e kapacitetit të saj, të shërbejë për përpunimin e plehrave të importuara nga Italia. Që në këtë pikë shkelet me të dyja këmbët ligji “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta” në nenin 8 të të cilit përcaktohet në mënyrë të qartë se “ndalohet importimi i mbetjeve dhe i hedhurinave, që rezultojnë nga trajtimi i tyre, me qëllim ruajtjeje, depozitimi ose asgjësimi”. Por relacioni i projektvendimit sqaron se bazë për nënshkrimin e kontratës koncesionare, të shërbejnë VKM e 1994 “Për mbetjet e rrezikshme dhe mbeturinat” dhe një VKM i dhjetorit të kaluar “Për miratimin e rregullave e të procedurave për importimin e mbetjeve për prodhim, përpunim e riciklim”. Projektvendimi ka ngjallur edhe mjaft debate mes tre ministrive që po negociojnë me palën italiane, Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Relacioni paraprak që tre ministritë kanë hartuar për t’ia përcjellë mbledhjes së qeverisë, ku do të shqyrtohet projektvendimi, është firmosur vetëm nga ministri Bashkim Fino, ndërsa dy ministrat e tjerë Ben Blushi dhe Ethem Ruka nuk e kanë firmosur, duke shfaqur rezerva për përmbajtjen e marrëveshjes koncesionare të sipërpërmendur. Nga ana tjetër edhe ministri i Drejtësisë Fatmir Xhafa e ka kundërshtuar miratimin e kësaj marrëveshjeje në formën e një VKM-je. Qeveria i ka hapur rrugë nënshkrimit të kontratës koncesionare me firmën italiane, pas përzgjedhjes së saj nga Organi Shtetëror i Autorizuar, i cili ka përzgjedhur si ofertën më të mirë për ndërtimin e impiantit për përpunimin e mbetjeve urbane në Tiranë dhe Durrës. Ndërkaq nga përpunimi i të gjitha mbetjeve do të prodhohet energji që do të jetë e shfrytëzueshme.
Projekt-kontrata
Firma italiane kërkon që të mos marrë asnjë pagesë nga qeveria shqiptare për përpunimin e të gjitha mbetjeve të ngurta urbane në impiantin që do të ndërtojë në zonën e Kasharit, kur për të njëjtin aktivitet shteti është i detyruar t’i paguajë firmat e tjera me 20-30 dollarë për përpunimin e një tonazhi mbetjesh. Këtë fakt të rëndësishëm e vë në dukje edhe relacioni i hartuar nga tre ministritë që janë pjesë e negociatave me palën italiane. “Oferta e paraqitur nga shoqëria “Albaniabeg Ambient” kundrejt të tjerave që kërkojnë nga 20-30 dollarë USA për trajtimin e një ton mbetje, nuk kërkon asnjë shpërblim për trajtimin e një ton mbetje, shteti nuk do të përballojë asnjë pjesë të shpenzimeve për studimin, projektimin, ndërtimin e impiantit dhe shpronësimin e tokës ku do të ngrihet objekti” thuhet në relacionin e tre ministrive. Por ky “lëshim” në dukje që firma “Albaniabeg ambient”, duket se i bën qeverisë shqiptare, kushtëzohet nga sjellja e tonazheve me mbeturina nga Italia, për t’i përpunuar në këtë impiant, mbetje të cilat pas kontrolleve joprofesionale, fare mirë mund të shërbejnë për të sjellë edhe sasi të vogla mbetjesh radioaktive. Qeveria e argumenton mbështetjen e projektit të paraqitur nga kjo firmë, me faktin që në Planin Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta, është përcaktuar se administrimi i mbetjeve të ngurta në fazën fillestare do të realizohet përmes teknologjive me kosto sa më të ulët. Sipas relacionit, kontrata e përfunduar dhe e shqyrtuar, plotëson kriteret bazë të vlerësimit të këtij propozimi. “Prioriteti kombëtar, përpunimi i mbeturinave të ngurta urbane në vendin tonë e sidomos në qarqet Tiranë -Durrës, ku është përqëndruar rreth 30 për qind e popullsisë së vendit, po bëhet gjithnjë e më urgjent dhe i domosdoshëm për ta vënë në rrugën e zgjidhjes. Projekti i propozuar nga shoqëria “Albaniabeg Ambient” plotëson një kërkesë të tillë të bazuar në teknologjinë që ofron, teknologji e avancuar që e ka zbatuar në shumë vende të botës”-thuhet në relacionin sqarues që shoqëron marrëveshjen. Aty pohohet se shtimi i mbetjeve urbane, ka rënduar situatën e përpunimit të tyre, sepse kalohet nga mbetjet me lëndë organike, të kompostueshme lehtësisht dhe ekonomikisht, në mbetje të kompostueshme vetëm pas disa operacionesh të pakta ekonomike seleksionimi. Kjo sipas palës shqiptare, bëhet me qëllim përfitimin e mbetjeve të vështira për t’u përpunuar siç janë xhami, plastiket dhe metalet. Nga ana tjetër është argumentuar se në bazë të analizave të kryera, prodhimi i mbetjeve urbane për person në vend është 0.8 kilogram dhe ka tendencën për t’u rritur. “Gjendja aktuale e vendeve të trajtimit për zonën më të populluar të vendit Tiranë-Durrës, është shumë shqetësuese. Vendet e trajtimit të vendosura pa asnjë lloj kriteri për pakësimin e ndikimit në mjedis, e lidhur kjo me vendin ku janë vendosur dhe tipin e ndërtimit, janë pa asnjë lloj shtresë papërshkueshmërie dhe mbulimi”, vijon relacioni. Nga ana tjetër ndotjet që mund të shkarkohen, janë kërcënuese edhe për kryeqytetin që është vetëm disa kilometra larg zonës ku mendohet të vendoset ky investim, që arrin në 180 milionë euro. Ndonëse pranohet se projekti italian parashikon ruajtjen e parametrave mjedisorë normale, sipas standardeve të Komunitetit Europian, i kontrolluar rigorozisht në laboratoret, pjesë përbërëse e impiantit, këtë nuk e garanton askush.

Pikat kryesore të kontratës

1)Prioriteti kombëtar,
Përpunimi i mbeturinave të ngurta urbane në vendin tonë e sidomos në qarqet Tiranë -Durrës, ku është përqëndruar rreth 30 për qind e popullsisë së vendit, po bëhet gjithnjë e më urgjent dhe i domosdoshëm për ta vënë në rrugën e zgjidhjes.
2) Të qenit unik dhe origjinal
Projekti i propozuar nga shoqëria “Albaniabeg Ambient” plotëson një kërkesë të tillë bazuar në teknologjinë që ofron. Këtë lloj teknologjie, shoqëria e ka aplikuar në shumë vende të botës dhe njihet si nga teknologjitë më të avancuara
3)Të qënit me kosto të ulët
Oferta e paraqitur nga shoqëria “Albaniabeg Ambient” kundrejt të tjerave që kërkojnë nga 20-30 dollarë USA për trajtimin e një ton mbetjeje, nuk kërkon asnjë shpërblim për trajtimin e një ton mbetje, shteti nuk do të përballojë asnjë pjesë të shpenzimeve për studimin, projektimin, ndërtimin e impiantit dhe shpronësimin e tokës ku do të ngrihet objekti

Kushti
39 për qind e kapacitetit përpunues, të shërbejë për përpunimin e plehrave të importuara nga Italia.


29/05/2004
-------------------------------------

Personalisht mendoj se eshte nje precedent i rrezikshem qe mund t'i hape rruge plehrave te cdo lloji per ne shqiperi.
Qeveria te perpiqet te hartoje me pare nje politike te trajtimit te mbeturinave (psh mbledhja e deferencuar) perpara se te lidhe kontrata pasi kjo di i jepte me teper fuqi kontraktuese.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

meqenese gene e hapi i pari temen ne fjale, mendoj qe te diskutohet ketu duke respektuar kriterin kohor te hapjes se temave.

rrofshi e me men plot.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

marre nga www.shekulli.com.al

Te nderuar lexues!

Qeveria shqiptare po nënshkruan një kontratë për importimin e plehrave nga Italia. Kjo marrëveshje dhunon ligjin dhe është një kërcënim serioz për të gjithë ne.Të mos lejojmë që Shqipëria të kthehet në kosh plehrash

Me poshte do te gjeni te gjitha lajmet, analizat, komentet si dhe letrat tuaja ne lidhje me marreveshjen qe qeveria shqiptare ka nenshkruar per importimin e plehrave. Na shkruani ne adresen editor@shekulli.com.al<br />


Importi i plehrave, projekt mafioz

Beja: Marrëveshje skandaloze

PD: Plehrat, qeveria korrupsion konstitucional

Meksi: Mbetjet nga Italia, kancerogjene

Ambientalistët: “Nënshkrimi i marrëveshjes, krimi i radhës i qeverisë”

Duhet t'i themi ndal Neronit të Shqipërisë

Marrëzia e plehrave shqiptare

Epi kobzi i kaosit

Pse u çmendën të gjithë në një ditë!

“Metalurgjiku” shqiptar i plehrave

Protesta, mbi 20 mijë të thirrur

Studentët shqiptarë në Perëndim: “Plehrat, masa për ministrat që kanë dhënë pëlqimin”

Ruka, iniciatori i importit të plehrave, del në mbrojtje të mjedisit

OJF-të: Plehrat, qeveria tentoi të na bindte për marrëveshjen

Hotel Kalifornia



Letrat e lexuesve

Nano të blejë vdekjen për veten e tij

Ironi dhe vetëm ironi

Charterat e Joy-it dhe charterat e plehrave

Nuk duhet pranuar ftesa poshtëruese

Po Shqipërinë a do da shisni?

Telegram urimi shkëlqesisë së tij Aromë-përhapëse!

“Populli do t'ju kujtojë si “qeveria e plehrave”

“Borxhet” e vjetra dhe të reja të kryeministrit

“Pasi u dhamë toka e pyje, po u hamë dhe plehrat”

Nano mund të vendosë vetëm për plehrat e shtëpisë së vet

“Me plehra, do të na integrosh zoti kryeministër?”

“Plehrat, dhe interesi turistik i fqinjëve”

“Shqiptarët, zgjohuni para se të na mbysin plehrat”

“Plehrat, një lajm nga PS dhe zararet e fundit”

“Plehrat, reagimi dhe dorëheqja e një juristi”

“Eshtë për të ardhur keq që s'dimë ku jemi”

“Para se të duam Evropën, të duam Shqipërinë”

“Groposje plehrash dhe jo djegie në furra të dyshimta”

“S'mjaftojnë plehrat e Shkodrës? Merrni të Tiranës”

“Plehrat treguan qartë fytyrën e qeverisjes”

“Larg furrave të vdekjes, futini plehrat në tokë”

“Impianti i plehrave dhe plehrat politike”

“Argumentet ligjore në impiantin e plehrave”

“Këta nuk mendojnë për ne por për vete”

“Përse duhet të flemë me ëndrrat e ankthit?”

“Nëse nuk ndalim këtë marrëveshje mafiozësh”

1 Qershori, fëmijët dhe impianti i plehrave

“Piramida dhe shkretëtirë, po bëhemi si Egjipti”

“E keni menduar se emri i firmës do të thotë “lyp”

“Kush janë këta që u bonë me shit Tironën”

“Hiqni atë gjelin që krekoset në majë të plehut”

“Nëse nuk ndalojmë plehrat, i kemi hak pasojat”

“Pazarxhinjtë e politikës, një bombë biologjike”

“Kush janë këta që na dëshirojnë greminën?”

“Mjerë ai vend që ka gjembaçë në vend të politikanëve”

Keni mend në kokë e gjak në zemër?

“Po shkatërojmë të ardhmen e fëmijëve tanë”

“Ku ka plehra ka sëmundje, ku ka sëmundje ka varfëri”

Kazanë plehrash, shkatërrim turizmi

Importimi i plehrave, shqiptarë thirrini mendjes...

“A përgjigjet muri? Po gjeli majë plehut?”


http://www.shekulli.com.al/index.php?page=plehra
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

thirrja e "mjaft"

Përshëndetje Miq,

Thirrje për Qytetari

Qeveria shqiptare po nënshkruan një kontratë për importimin e

plehrave nga Italia.

Kjo marrveshje dhunon ligjin dhe është një kërcënim serioz per

te gjithe ne.

Bashkohuni me shoqërinë civile në këtë protestë qytetare

Te MARTEN 8 Qershor, ora 12.00 përpara Kryeministrise

Të mos lejojmë që Shqipëria të kthehet në kosh plehrash

Grupimi për Reagim Qytetar


Shënim: Lëvizja MJAFT bën pjesë në grupimin e shoqërisë civile

në reagimin kundër importimit të plehrave nga Italia. Lutemi ta

pasoni këtë mesazh në listat tuaja.

Skuadra e MJAFT
 

crazy

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

eek.gif
eek.gif
eek.gif
eek.gif
eek.gif
ca po ndodh?!
eek.gif
eek.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Kjo erdhi sot nga news te VoA

Përpunimi i mbetjeve në Shqipëri
Arben Xhixho
7 qershor 2004


Në Shqipëri, disa dhjetra organizata jo qeveritare që kundërshtojnë një projekt-marrëveshje të qeverisë shqiptare me një kompani italiane për ngritjen e një impianti për trajtimin e mbeturinave të qytetit të Tiranës dhe Durrësit, do të organizojnë të martën një protestë përpara selisë së qeverisë për të kërkuar respektimin e kuadrit ligjor, transparencë dhe përfshirjen e komunitetit në diskutimin e marrëveshjes. Debatet rreth ngritjes së impiantit prej ditësh kanë pushtuar vëmendjen e shtypit në Shqipëri. Një kompani italiane do të ndërtojë impiantin që do të trajtojë mbetjet e qyteteve të Durrësit dhe Tiranës. Si shkëmbim i përpunimit të tyre falas, firma italiane do të sjellë për përpunim mbeturina edhe nga Italia. Pikëpyetjet që kanë lindur dhe në të cilat mbështetet kundërshtimi i kësaj marrëveshjeje, kanë të bëjnë me teknologjinë e ofruar, me dyshimet mbi mbetjet që do të vijnë nga Italia dhe rrezikshmërinë që mund të kenë ato për ndotjen e mjedisit.
Intervistë me Ministrin e Mjedisit Ethem Ruka dhe përfaqësuesin e grupimit “Reagimi Qytetar”, Xhemal Mato.


Zëri i Amerikës: Zoti Ruka, le të ndalemi fillimisht tek ligjshmëria e marrëveshjes. Sipas organizatave jo qeveritare marrëveshja ka shkelje të shumta të legjislacionit. Sipas tyre, ligji në Shqipëri nuk lejon importimin e mbetjeve të ngurta. Mbi çfarë baze ligjore është nënshkruar marrëveshja me firmën italiane?


Ministri Ruka: Dëshiroj të theksoj qysh në fillim, që nuk ka një marrëveshje të nënshkruar midis qeverisë dhe firmës italiane, ose firmës të regjistruar në Shqipëri nën emrin “Albaniabeg”. Ajo është thjesht një kompani e cila është përzgjedhur nga një Organizëm Shtetëror i Autorizuar dhe deri tani ka patur dy-tre drafte të kësaj marrëveshjeje, të cilat kanë pësuar përmirësime në mënyrë që ajo të vijë në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar. Do të doja të shpjegoja me dy fjalë, që në Shqipëri nuk lejohet të vijë nga jashtë asnjë lloj mbetje e çfarëdo natyre, për t’u asgjesuar në Republikën e Shqipërisë. Kjo është e ndaluar në mënyrë taksative nga dy ligje: nga ligji për mbrojtjen e mjedisit dhe nga ligji për trajtimin e mbetjeve urbane. Ndërkaq, në këtë ligj, ka një hapësirë të vogël, në një nga nenet, e cila autorizon sjelljen e mbetjeve nga jashtë, vetëm për qëllime riciklimi dhe për transformimin e tyre në lëndë të tjera. Kjo bazë ligjore, është e zbërthyer në dy vendime qeverie, njeri i hartuar në vitin 1994, në kohën e qeverisë Meksi, i cili përcakton se cilat janë këto lëndë, që mund të vijnë në territorin e Shqipërisë për t’u ricikluar dhe që shërbejnë si lëndë e parë për prodhimin e diçkaje tjetër. Ka praktikisht dy anekse, një aneks i cili ndalon rreptësisht një pjesë lëndësh, që i konsideron të rrezikshme dhe lejon vetëm 6 deri 7 lëndë të kësaj natyre, që janë lëndë metalesh, që shërbejnë si skrape për industrinë metalurgjike, kurse në lëndët e tjera, që ka mundësi të riciklohen, janë mbetjet e qelqit, mbetjet e kartonit dhe mbetjet e leshit dhe pambukut. Përtej kësaj liste, në legjislacionin e sotëm shqiptar, nuk lejohet absolutisht të vijë asnjë gjë tjetër.


Zëri i Amerikës: Zoti Mato cilat janë shqetësimet kryesore që kanë organizatat jo-qeveritare për këtë projekt?


Xhemal Mato: Janë pikërisht ato që u paraqitën edhe nga zoti ministër. Këtu ka një shkelje ligji. Ndërkohë që ligji nuk e lejon, impianti që do të instalohet këtu, parashikon që të sjellë plehra nga Italia, ose ta quajmë mbetje urbane, të cilat do të digjen në Shqipëri dhe janë një sasi kolosale, krahasuar me kërkesat që ka ky impiant, të cilat, mund të lejojnë pastaj të futen në Shqipëri shumë lloje të tjera, sepse ne nuk kemi mundësi të kontrollojmë gati 50 - 70 maune në ditë, që do të vijnë për ta furnizuar këtë impiant. Aq më tepër pastaj, që për këtë teknologji, ka diskutime nga shumë specialistë: a është vërtetë teknologjia më e mirë që mund të pranojmë ne, apo mund të diskutohen edhe forma të tjera më ekologjike? Gjithë reagimi është përmbledhur thjesht në sentencën: “Nuk duam të pranojmë plehra nga jashtë”. Të përpunojmë plehrat që kemi në vendin tonë se është e domosdoshme t’i përpunojmë, por të gjejmë teknologji ekologjike që mos të ketë pasoja.


Zëri i Amerikës: Zoti Ruka një nga shqetësimet kryesore, siç e dëgjuam, ka të bëjë pikërisht me rrezikshmërinë e plehrave dhe siç tha zoti Mato, Shqipëria nuk është në gjendje të kontrollojë hyrjen e plehrave. A mund të garantoni ju, pra a janë të afta ligjet në Shqipëri dhe rregullat, që të garantohet se në vend nuk do të hyjnë mbetje të rrezikshme?


Ethem Ruka: Së pari duhet të dallojmë një gjë, që kjo marrëveshje, nuk është një marrëveshje e firmosuar midis qeverisë shqiptare dhe koncesionarit. Kjo është një marrëveshje në diskutim, pra nuk është arritur që të bëhet një projekt vendim për t’u çuar në qeveri për të marrë vendim. Kjo do të thotë, se është në proces diskutimi, që nga pikëpamja e terminologjisë, që ka kjo projekt-marrëveshje, e cila duhet të ishte në përputhje të plotë me termat e legjislacionit shqiptar. Për shembull, termi “mbetje e thatë”, që pretendon koncesioneri për të sjellë në Shqipëri, nuk ekziston në legjislacionin shqiptar. Shkurt, unë i kuptoj shumë qartë sensibilitetet e të gjithë shoqërisë, publike, civile etj., etj.. Unë si Ministri Mjedisi, por edhe qeveria shqiptare, nuk mund të nënshkruajë asnjë marrëveshje që del përtej caqeve të legjislacionit shqiptar. Të paktën kjo është garancia që mund të japim ne si Ministri Mjedisi dhe që jemi përgjegjës në një farë mënyre për legjislacionin në fushën e mjedisit. Ekzagjerimet e tjera, që do të vijnë lëndë radioaktive, që do të vijnë lëndë të kontaminuara etj., etj., janë çështje që sigurisht mund të diskutohen, kanë ndodhur edhe në vende të tjera. Mua si ministër, nuk më lejohet kurrë që të paragjykoj as legjislacionin kombëtar, as vendin fqinj Italinë, as legjislacionin e saj, por unë mendoj që nuk ka ardhur puna deri këtu.

Zëri i Amerikës: Ndonëse nuk mund të spekuloni, garanci mund të jepni. Pra a ekzistojnë në Shqipëri, a ka rregulla, a ka mjete të mjaftueshme, për të garantuar një gjë të tillë, që nuk do të hyjnë mbetje të rrezikshme?


Ethem Ruka: Shqipëria ka ato mjete, ato mundësi që ka i gjithë instrumenti i doganës. Këtu nuk është fjala vetëm për këto mbetje, mbetje urbane, të cilat praktikisht me ligjin shqiptar nuk lejohen të vijnë. Unë e thashë çfarë lejohen, janë vetëm tre artikuj: mbetje kartoni, mbetje pambuku, mbetje qelqi, këto janë gjera që pranohen sot. Nesër nuk e di se çfarë mund të pranohet. Se cili është kapaciteti i doganave shqiptare, kjo dihet nga të gjithë. Nuk vjen një produkt, këtu vijnë mijëra produkte, të cilat normalisht dogana ka të drejtën t’i kontrollojë. Nesër kur të forcohet shteti mund t’i kontrollojë më mirë. Mundësitë, rreziku për të kaluar përmes doganave tona materiale të dyshimta, ekzistojnë dhe kjo shton edhe pasigurinë e opinionit publik. Dhe unë bashkohem me të, që është një shqetësim absolutisht i drejtë, por që natyrisht nuk duhet ekzagjeruar.


Zëri i Amerikës: Zoti Mato, Shqipëria në kushtet kur nuk është vetë e aftë që të financojë ngritjen e impianteve të tilla dhe kjo është një praktikë tashmë e njohur edhe për vende të tjera të botës, ku mbeturinat transferohen nga një vend në një tjetër për t’u përpunuar, a keni bërë ju ndonjë vlerësim se sa fitohet dhe sa humbitet nga ky projekt, pra si është raporti i humbjeve me fitimin?


Xhemal Mato: Natyrisht që ne kemi krijuar një grupim, që quhet “Grupi i Reagimit Qytetar”, ku ka shumë përbërsa shoqate, specialistë, të cilët i kanë bërë këto vlerësime nga ana ekonomike. Problemi është që këtu shihet një gjë: kërkohet ky lloj impianti, vetëm se ky e justifikon vetën duke marrë plehra nga Italia, që të arrijë mundësinë të djegë, aq sa kërkon impianti të realizojë edhe energjinë elektrike. Dhe kostoja i ulet nëpërmjet energjisë elektrike, përveç përfitimeve të tjera në plehra. Pra është një detyrim që na vihet ne, vetëm sepse duhet të arrijë ai rentabilitetin si uzinë. Ndërkohë që ka shumë teknologji të tjera, që e kanë koston më të ulët, por që e pranojnë këtë sasi plehrash që kemi ne dhe që nuk na vënë patjetër kushtin, që për të hequr plehrat tona, të pranojmë edhe plehra nga Italia. Ky është një detyrim, që është thjesht një spekullim ekonomik, që na bëhet në këtë rast. Kështu që këtu është bërë analiza edhe nga ana ekonomike, nga shumë specialistë, qoftë edhe nga ana ekonologjike, sepse shumë telnologji mund të jenë fillimisht pak më të shtrenjta, por janë pastaj më rentable më vonë. Kjo nuk është diskutuar fare. Këtu qëndron edhe e keqja. Zotin Ministër unë e përgëzoj që thotë se nuk lejohen të futen plehra, por ndërkohë, kjo ka marrë rrugë, sepse ne na thirrën si shoqata në Kryeminsitri, ku është krijuar një grup dhe na thanë: “ne do bëjmë pikat e referencës tani, në mënyrë që ta firmosim këtë lloj aktiviteti”. Pra kjo ka marrë rrugë për t’u bërë dhe nuk është se ka hyrë si mundësi.

Zëri i Amerikës: Zoti Ruka ky projekt, le ta quajmë të tillë, është një nga rastet e ralla në Shqipëri që shkakton një debat kaq të madhe dhe ku publiku po thotë mendimin e tij përmes shtypit. Cili është hapi tjetër që do të hedhë qeveria, çfarë pritet në të ardhmen?


Ethem Ruka: Në qoftë se më lejoni të bëja një koment për leverdishërinë. Problemi është shumë i thjeshtë. Tirana dhe Durrësi nxjerrin gati 800 tonë mbetje në ditë. Dhe të gjitha kompanitë të cilat kanë ofruar punimin kundrejt një çmimi gati 30 dollarë, kostua vjetore e qytetarëve të Tiranës dhe Durrësit, shkon gati, mos gabohem, rreth 8 milionë dollarë. E thënë me fjalë të tjera, është një ngarkesë për çdo familje të këtyre qyteteve, që shkon rreth 40 dollarë, ose në muaj, i bie rreth 3 dollarë për një familje me 4 persona, për ta përballuar, në qoftë se do zgjidhej një teknologji tjetër, teknologjia e landfillit, për të shkuar deri tek ndarja e këtyre mbetjeve. Gjithsesi për hapin tjetër, është ngritur një komision me urdhër të Kryeministrit, i cili i ka kapërcyer kufijtë e kësaj OSHA-je, përfaqësuesve të qeverisë, meqënëse kanë dalë probleme që kalojnë përtej mundësive të përfaqësuesve që ka ky Organizëm Shtetëror i Autorizuar. Dhe këtë kërkesë e kemi bërë dhe ne si ministri, edhe ministritë e tjera. Ky organizëm që është ngritur, nuk ka për qëllim të marrë funksionet e OSHA-së, përkundrazi, duke marrë edhe mendimin e shoqërisë civile, të shikojë të gjitha alternativat, të gjitha mundësitë, në se kjo ecën, apo nuk ecën.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

une dergova kete e-mail ne kryeministri


Te nderuar punonjes te kryeministrise


I bindur se ky mesazh nuk do te arrije kurre ne duart e kryeministrit, ju drejtohem atyre qe lexojne kete “kerkese” te nje shqipetari te thjeshte :


Une studioj e jetoj ne itali prej 4 vitesh. Shpesh here kam lexuar ketu per “pamundesine” e shtetit italian ne ndalimin e krimit te organizuar qe merret me trajtimin e mbetjeve helmuese ne menyre te paligjshme dhe ne vecanti ne exportimin e tyre (nse ju intereson te infomoheni www.greenpeace.it ).


Une ju lutem ju qe te shini me shume skepticizem cdo marreveshje ne lidhje me impotim te mbetjeve te cdo lloji nga italia e nga cdo vend tjeter dhe te ndikoni ne vendimmarresit qe te jene shume te kujdesshem ne marreveshjet e ketij lloji.


Ju lutem, perdorni te gjithe influencen tuaj qe shqiperia te mos kthehet ne nje vend pa te ardhme.

Ju lutem te mos lejoni qe shqipera te rrezikojne shkaterrimin e vet nga plehrat e botes

Mjaft na kane shkaterruar ne shekuj


Ju uroj pune te mbare


dergoni nje mail ne sektoriletrave@km.gov.al
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Une ju lutem ju qe te shini me shume skepticizem cdo marreveshje ne lidhje me impotim te mbetjeve te cdo lloji nga italia e nga cdo vend tjeter dhe te ndikoni ne vendimmarresit qe te jene shume te kujdesshem ne marreveshjet e ketij lloji.
----------------------------------------
e nqs se edhe ata hane ne tasin e mafjes italiane
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

gene

Te pershendes per letren e shkruar.

Megjithate dua te them, se ata viktimat qe punojne ne kryeministri ,mund te influencojne ne kete ceshtje,aq sa une levizjen e Tokes rreth djellit.

Fatos Nano quhet shkaktari edhe i ketij plehu.

Ky plehra-halabak ka vendosur te shkaterroj jo vetem Shqiperine e sotme,por tja varros edhe te ardhmen per minimumi 30 vjet.
Kontratat afatgjate, antipopullore e antikombetare, qe po ngutet ti firmos ne vitin e fundit si kryeminister, e tregojne kete.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

<img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> po sikur ...

ca t'i bej une me nje leter nqs edhe ata jane te implikuar (megjithese eshte paksa e veshtire qe te jete i imlikuar edhe ai qe thjesht hap e-mail per kryeministrin e seleksionon ato qe duhen)

Nuk eshte synimi im te shaj e shfryj nervat ne letra apo te bej propogande elektorale (pak te cuditshme)

me intereson qe njerezit prane kryeministrit (qofte edhe pastrueset e zyrave) te sensibilizohen mbi problemin. Dhe nuk me intereson aspak qe te bej me ta nje "lufte".

Une dua qe te mos imortohen plehra nga italia.

Nuk me intereson te sulmoj (ne menyre verbale) ata qe lexojne letrtat qe une dergoj.

Nese ata jane implikuar ne ndonje dallaver, letra eshte e krejtesisht e kote dhe mbetet e kote edhe nese ndryshohet toni i saj.
Une nuk jam as hetues as gjykates. Jam thjesht nje zgjedhes dhe e vetjma arme qe kam ne dore eshte vota ime (dhe ato vota qe arrij te influencoj).
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

letrat e sensibilizimi ite gjite atyre qe njohim mbase eshte maximumi qe ne mund te bejme nga ketu ku jemi - sensibilizimi ka me teper efekt kur nuk eshte propogande dhe kur te tjeret nuk paragjykojne mendimet e tua (sic mund te behej me mendimet e nje militanti te opozites-te cdo opozite ne cdo vend ne cdo kohe)

pertej letrave tona
protestat e bashkeqytetareve tane ne tirane

marre nga www.shekulli.com.al (cudi vetem ne shekulli ndiqet kaq shume ky problem)

Deklaratë e lëvizjes “Mjaft”


Levizja "Mjaft"

Protesta e djeshme para Kryeministrisë ishte vetëm hapi i parë në radhën e lëvizjes sonë për një Shqipëri pa importe plehrash me qëllim depozitimin dhe djegien e tyre. Së shpejti do të zhvillojmë takime dhe veprime tonat edhe në qytete të tjera të Shqipërisë që rrezikohen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga planet e papërgjegjshme të qeverisë shqiptare dhe partnerëve të tyre të dyshimtë. Planifikojmë kështu të shkojmë në Shkodër, Elbasan, Fier, Gjirokastër etj.
Nga qëndrimi i qeverisë shqiptare, nga heshtja ose reflektimi i tyre, nga përgjumja ose zgjidhja e çështjes do të varet edhe përshkallëzimi ose jo i protestës sonë. Nuk do të ngurrojmë, krahas informimit të publikut shqiptar, as të bëjmë thirrje për mosbindje qytetare ndaj qeverisë në rast se ajo vazhdon në rrugën e saj të shitjes së interesave kombëtare.

******
Dje, në mbyllje të protestës qytetare, përfaqësues të rendit të veshur civilë fyen me fjalë të rënda dhe futën në furgonin e policisë një aktivist të lëvizjes “Mjaft”, z. Sajmir Alla. E mbajtën në furgon rreth gjysmë ore duke thënë se donin ta merrnin në pyetje në polici. Ndërkohë dëgjoheshin në radiot e tyre instruksione si “silleni një nga ata rrugaçët këtu”. Vetëm kur u rrethuan nga veprimtarë të tjerë të “Mjaft”-it dhe vunë re se po fotografoheshin forcat e policisë e lëshuan z.Alla.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

me kujtoi '97 kjo historia e furgonit policise.
experience personale e njejte me kete djalin e mjaft

nejse

protesta (gjithmone nga www.shekulli.com.al )


Protesta, vezë e qese plehrash ndaj Nanos e Finos

Goxhaj: “Nuk do të lejojmë importimin, nëse kjo ndodh, do të shtrihemi në portin e Durrësit”

Florian Papadhimitri

Qytetarët protestojnë para zyrës së Nanos për projektmarrëveshjen që lejon importin e mbetjeve nga Italia
Vezë dhe vargje të përshtatura të rilindasve kanë goditur në protestën e djeshme posterat e kryeministrit Fatos Nano dhe ministrit Bashkim Fino. E paralajmëruar prej ditësh, protesta qytetare ka kundërshtuar projektmarrëveshjen e qeverisë për ngritjen e impiantit të djegies së mbeturinave dhe importimit të një sasie të konsiderueshme mbetjesh nga Italia. Kjo protestë është zhvilluar para zyrës së kryeministrit, i cili për dy javë rresht nuk ka denjuar të japë qoftë edhe një prononcim të vetëm për këtë çështje.
Qytetarë të Tiranës dhe banorë të ardhur nga Kashari kanë bërë të ditur se nuk do të lejojnë ngritjen e një impianti që do të rrezikojë shëndetin e tyre dhe të pasardhësve. Me disa qindra kokrra vezë në duar protestuesit e djeshëm kanë qëlluar dhe lyer posterat me gjatësi afro 1.5 metra të Fatos Nanos dhe Bashkim Finos. Duke i cilësuar si fajtorët kryesorë të pasojave që mund të lindin në ambientin shqiptar nga ndërtimi i impiantit të djegies së plehrave, protestuesit kanë “ndotur” fytyrat e dy qeveritarëve shqiptarë. Së bashku me kokrrat e vezëve, posterat e Finos e Nanos kanë dëgjuar dhe akuzat e protestuesve, të cilët kanë kundërshtuar shkeljet e ligjeve shqiptare.
Protestuesit, shumë prej të cilëve kanë treguar pankartat e tyre ku citoheshin thënie të ligjit të shkelur në marrëveshje, dhe kanë hedhur parulla kundër nënshkruesve të saj. Takimi ishte organizuar nga organizata joqeveritare dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, të cilët kanë bërë dhe përshtatjen e vargjeve të Çajupit me anë të të cilave ironizohej me qeveritarët shqiptarë. Përpara protestuesve kanë folur ekspertë të mjedisit, ambientalistë dhe përfaqësues të shoqërisë civilë të cilët, të mbledhur së bashku për herë të parë kanë shprehur indinjatën e tyre në lidhje me projektmarrëveshjen dhe dëmet që do t’i shkaktohen mjedisit nëse impianti do të funksionojë sipas termave të saj. Kryetari i Këshillit Rinor Altin Goxhaj ka bërë të ditur se në qoftë se qeveria nuk do të pranojë të anulojë projektmarrëveshjen atëherë ne do të shtrihemi edhe përballë portit të Durrësit për të ndaluar çdo makinë që do të guxojë të hyjë në port. Një ndër ambientalistët e njohur, Xhemal Mato ka deklaruar se duhet të jemi të bashkuar për të kundërshtuar ardhjen e plehrave në Shqipëri. “Duhet të jemi ne ata që të mbrojmë mjedisin si dhe shëndetin tonë e të fëmijëve tanë”, -tha Mato para protestuesve. Ndërsa përfaqësuesi i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve, Kreshnik Spahiu gjatë protestës ka thënë: “jemi mbledhur këtu për të mbrojtur jetën tonë”. Në protestën e djeshme kanë marrë pjesë dhe disa emra të njohur të politikës, të cilët kanë deklaruar se janë kundër marrëveshjes dhe se kanë ardhur në mbështetje të elektoratit të tyre. Kështu, Monika Kryemadhi, si deputete e zonës së Kombinatit ka bërë të ditur për mediat se banorët e zonës që e kanë zgjedhur preken direkt, pasi furnizimi i tyre me ujë të pijshëm bëhet nga nëntoka. Ditën e djeshme deputetja Kryemadhi, i ka kërkuar nëpërmjet medias ministrit Fino e shefit të tij Nano që të mos miratojnë marrëveshjen pasi rrezikohet jeta e qytetarëve shqiptarë.

Vezët
Me disa qindra kokrra vezë në duar protestuesit e djeshëm kanë qëlluar dhe lyer posterat me gjatësi afro 1.5 metra të Fatos Nanos dhe Bashkim Finos. Duke i cilësuar si fajtorët kryesorë të pasojave që mund të lindin në ambientin shqiptar nga ndërtimi i impiantit të djegies së plehrave, protestuesit kanë “ndotur” fytyrat e dy qeveritarëve shqiptarë. Së bashku me kokrrat e vezëve, posterat e Finos e Nanos kanë dëgjuar dhe akuzat e protestuesve, të cilët kanë kundërshtuar shkeljet e ligjeve shqiptare. Pas thyerjes së vezëve në posterat e kryeministrit dhe ministrit të Rregullimit të Territorit e Turizmit, vullnetarë të lëvizjes “Mjaft” kanë bërë dhe pastrimin e trotuarit nga mbeturinat e vezëve që u thyen në fytyrat e përfaqësuesve të qeverisë.

Kryemadhi: Uji i Kombinatit, për 2 vjet i helmuar
“Marr pjesë sot në këtë protestë si qytetare po dhe si deputete e Kombinatit”, -ka sqaruar Monika Kryemadhi, duke shtuar se “kjo për të vetmen arsye duke patur parasysh që impianti i plehrave që kërkojnë të ngrenë në zonën e Kasharit ka një ndotje të drejtpërdrejtë me zonën time elektorale”. Kryemadhi ka bërë të ditur se banorët e Kombinatit furnizohen me ujë nga puset e nëntokshme, dhe jo nga linja e Bovillës apo nga ajo e Selitës. “Me këtë impiant ku 39% e këtyre plehrave që do të importohen për përpunim dhe pjesa tjetër toksike do të groposet, shihet se brenda një kohe shumë të shkurtër uji që do të pijnë qytetarët do të jetë një ujë i helmuar”, -ka deklaruar dje deputetja e Kombinatit. Në fund të deklaratës së saj, ajo i ka bërë thirrje mikut të saj Fino dhe kryeministrit Fatos Nano që të mos ta bëjnë këtë gjë, pasi ata mund ta jetojnë pjesën tjetër të jetës së tyre jashtë Shqipërisë po ne shqiptarët kemi lindur dhe do të vdesim këtu.


Klosi: Sërish protesta nëse qeveria nuk tërhiqet
Publicisti i njohur Ardian Klosi ka bërë të ditur se nëse qeveria nuk do të tërhiqet nga projekti kriminal do të dalin përsëri në protestë. “Mendoj që kjo protestë sa vjen e do të shtohet pasi qytetarët e kanë kuptuar rrezikun që ju kanoset”, -ka thënë Klosi. Përsa i përket protestës së djeshme Klosi u shpreh se “Ne u befasuam nga protesta e nga sensibilizimi i popullit, nga krijimi i një atmosfere mjaft mikpritëse”. Ardian Klosi ka përfunduar duke thënë se është dhënë shumë qartë mesazhi: “Nuk do të lejojmë që Shqipëria të kthehet një kosh plehrash të Europës”.


Goxhaj: Qeveria të tërhiqet
“Ne jemi të sigurt se pas protestës qeveria do të reagojë pasi po e kuptojnë që s’kanë ç’bëjnë tjetër”, -ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Bordit të Këshillit Rinor. “Kjo pasi gjithë kjo turmë e madhe njerëzish që kanë ardhur sot brenda një jave mund të jetë dyfishi pas një jave tjetër apo dhe katërfishi pas dy javësh të tjera”, -tha Goxhaj “dhe atëherë çfarë mund të bëjnë qeveritarët, luftë me gjithë popullin. Përfaqësuesi i Këshillit Rinor, që është një nga organizatorët e protestës së djeshme është shprehur i sigurt se ata do ta ndalojnë importin e këtyre plehrave. Goxhaj ka bërë të ditur se në qoftë se qeveria nuk do të pranojë t’i ndalojë, atëherë ne do të shtrihemi edhe përballë portit të Durrësit për të ndaluar çdo makinë që do të guxojë të hyjë në port. Lidhur me këtë fakt, Goxhaj ka treguar se dhe populli gjerman e ka bërë këtë punë, dhe se shqiptarët nuk do të lejojnë të helmohet uji i tyre.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

url]


gjate protestes se shoqerise civile
foto e nanos dhe veze e plehra
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Neni 9 i marrëveshjes i jep të drejtën e magazinimit të mbetjeve urbane për 3 vjet “Albaniabeg Ambienti”

Plehrat, importi do të nisë tre vjet para ndërtimit të impiantit

Qeveria leje për grumbullimin e 1,4 milionë ton mbeturinave para përfundimit të ndërtimit të impiantit

Florian Papadhimitri

TIRANE- “Albaniabeg Ambjent” do të importojë plehra në Shqipëri që tre vjet përpara se impianti i kërkuar i Kasharit të nisë punën me kapacitet të plotë. Kjo do të thotë se qysh në momentin e miratimit të projektmarrëveshjes, firma ka të drejtë që të importojë mbetje edhe pse përpunimi i tyre do të bëhet pas tre vjetësh, atëherë kur të përfundojë ndërtimi i impiantit. Kështu Kashari ka rrezik të kthehet në një Sharrë të dytë, por me një rrezik ekologjik më të madh. Kthimi i ambienteve ku do të operojë “Albanibeg Ambienti” në një mal të madh plehrash mundësohet në një prej neneve të projektmarrveshjes me qeverinë. Është “neni 9” i draftit të përbërë nga 37 nene, në të cilin thuhet se kompania italiane do të ketë të drejtën e magazinimit të mbetjeve urbane për një periudhë trevjeçare nga data e përfundimit të impiantit. Po të citosh këtë nen, marrëveshja i jep të drejtën kompanisë që të magazinojë në sipërfaqen e impiantit pjesët e thata të mbeturinave të rafinuara, tre vjet para se të fillojë djegien e plehrave. Duke u bazuar në të dhënat e nenit 11 të marrëveshjes, dhe të bësh llogaritë me këto të dhëna, i bie që në fund të periudhës trevjeçare që parashikohet magazinimi të jenë mbledhur rreth 1 milion e 428 mijë ton mbeturina në ambientet e impiantit. E drejta për magazinimin e mbetjeve është e shkruar në fund të nenit 9, nen i cili trajton importimin dhe vlerësimin e pjesëve të thata të mbeturinave. Duke u nisur nga titulli i nenit, llogaritë për sasinë e mbeturinave që do të magazinohen janë bërë vetëm për sasitë që kompani kërkon të importojë nga Italia. Importi i sasive të mbeturinave urbane përcaktohet në nenin 11, ku thuhet se, ekskluzivisht nga vendet e Komunitetit Europian do të importohen sasi nga 900 deri në 1.400 ton në ditë, kjo për një periudhë prej 340 ditë në vit. Shumëzimet e bëra me këto të dhëna, duke marrë si sasi bazë të importit atë prej 1400 tonësh në ditë, tregojnë se për një periudhë trevjeçare, në ambientet e impiantit të djegies së mbeturinave do të grumbullohen rreth 1.4 milionë ton mbeturina. Përveç kësaj, pjesë e nenit 9 që përcakton magazinimin e mbetjeve urbane bie ndesh me ligjin “Për administrimin e mbetjeve të ngurta” , që nuk lejon ruajtjen, depozitimin dhe asgjësimin e mbetjeve. Në marrëveshje nuk përcaktohet se ku do të magazinohen mbetjet urbane dhe se në çfarë kushtesh do të trajtohen ato. Specialistët e ambientit të pyetur ditën e djeshme për këtë problem, deklarojnë se ekziston mundësia që mbetjet të grumbullohen dhe të lihen aty. “Fare mirë mundet që marrëveshja të prishet apo të humbasë vlefshmërinë e saj”, -sqarojnë ekspertët e mjedisit “dhe mbeturinat e mbledhura ngelen aty”. Këtë fakt e konfirmojnë dhe specialistët e ligjeve, të cilët në prononcimet e marra ditën e djeshme thonë se për tre vjet marrëveshja mund të prishet, nuk ndërtohet impianti dhe mbeturinat e magazinuara ngelen “kujtim” nga italianët.

Neni 9
....Mbetet e drejta për koncesionarin të magazinojë në sipërfaqen e impiantit pjesët e thata të mbeturinave të rafinuara për tre vjet nga data e përfundimit të impiantit të vlerësimit të pjesëve të thata të mbeturinave.


---------
nuk e kuptova mire une kete artikull
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur .
eek.gif


tani te qelbur e me dioksine nuk na e "ble" njeri
shrug.gif


ps. cfare do kuptosh , do ti cojne ne shqiperi plehrat e pastaj shofim e bejme nqs se i djegim apo i groposin ne token shqiptare .
0.1 €uro kg i plerave qe paguan italia per ata qe i marrin keto plera per miliona tonelata beheni vete llogarine sesa eshte biznesi.
meqe eshte kaq fitim prures eshte mire te filloj sa me pare importimi i tyre. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Dy trashaluqet shkurtabiq, shoket e Mirit te Xhikes,po djegin gjith jorganin per nje plesht(d.m.th per te fituar pese Leke po shkaterrojne gjithe Shqiperine).

Fatos Nano i shiti Haidin Seidise ne 1991 token mbas Pallati te Kultures.Prej asaj kohe nje varr i madh eshte hapur ne mes te kryeqytetit Shqiptar.

Bashkim Fino ne maj 1997 nenshkroi marrveshjen per hidrocentralin e Kalivacitm, me kete firmen e plehrave. Subvensionet e shtetit Shqiptar ju paguan kesaj firme.Hidrocentrali nuk qendron as ne leter.

Miri i Xhikes ishte me i mire se keta te dy.
Sepse me investimet e parave te droges krijoi nje park shlodhes per kryeqytetasit.


O zot sa poshte rame,po duken edhe kriminelet koke gdhe, me te mire se qeveritaret.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

cfare mund te ndodhe


me falni po eshte italisht

DISASTRI AMBIENTALI . Chiesto il processo. Tra gli scarti anche melme acide, fanghi, polveri e solventi Dal Nord un milione di tonnellate di rifiuti illegali La procura: «Tutti smaltiti dal ’99 in discariche abusive nel Casertano». In 97 sotto inchiesta bresciaoggi Venerdì 7 Novembre 2003

Roma. Dai poli industriali del Nord alla provincia di Caserta ed in altre località del Centro-Sud. Questo il percorso di circa 1 milione di tonnellate di rifiuti pericolosi smaltiti illecitamente per anni da un’organizzazione criminale ramificata in tutta Italia. Il traffico è stato scoperto con un complessa indagine sviluppata dal Comando Carabinieri per la tutela dell’ ambiente (Reparto operativo e Noe di Caserta), che ha portato alla richiesta di 97 rinvii a giudizio da parte del pm della Procura di Santa Maria Capua Vetere (Caserta), Donato Ceglie. Associazione per delinquere, disastro ambientale, avvelenamento di acque, realizzazione e gestione di discariche abusive, getto pericoloso di cose, truffa ed abuso di ufficio i reati contestati. «Si tratta - ha spiegato il maggiore Antonio Menga, comandante del Reparto operativo dei carabinieri per la tutela dell’ambiente - della più grossa inchiesta mai fatta in Italia nel campo della gestione illecita dei rifiuti». Le indagini, spiegano i carabinieri, sono iniziate alla fine del 1999 a seguito di un sequestro eseguito in un impianto di conglomerati bituminosi nella zona del napoletano. Successivamente, le attività investigative si sono sviluppate in ambito nazionale ed hanno portato all’accertamento dello smaltimento illecito di circa un milione di tonnellate di rifiuti pericolosi, dalla natura particolarmente tossico-nociva e con rischi cancerogeni: polveri da abbattimento fumi delle industrie siderurgiche e metallurgiche, ceneri da combustione olio minerale, morchie oleose e di verniciatura, pitture e vernici di scarto contenenti solventi organici non alogenati, fanghi da trattamento acque di processo di depurazione di industrie chimiche ed acque reflue industriali, inchiostro di scarto, melme acide, fanghi di potabilizzazione e chiarificazione delle acque. A reggere le fila del lucroso traffico era un circuito criminale sostenuto da legami e connivenze fra ditte di trasporto rifiuti, agenzie di intermediazioni, centri di stoccaggio, attività di recupero rifiuti e impianti di smaltimento. I rifiuti provenivano dai poli industriali situati in Piemonte, Lombardia, Emilia Romagna, Veneto e Toscana principalmente da industrie siderurgiche, metallurgiche, cartarie e conciarie e, attraverso ditte compiacenti abilitate al trasporto, all’intermediazione, al recupero ed allo stoccaggio, venivano smaltiti illegalmente in siti localizzati in provincia di Caserta, nonchè in altre località di Umbria, Lazio, Campania, Calabria, Puglia e Sardegna.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Kokëdhima: Plehrat e Becchetit në Sharrë


Shekulli

TIRANE- Presidenti i “2K Group” dhe botuesi i gazetës “Shekulli” dha dje një konferencë shtypi në përgjigje të deklaratës së ambasadorit italian Masimo Ianucci. Kokëdhima nuk u fokusua vetëm në marrëveshjen e qeverisë me ambasadën italiane për menaxhimin e plehrave të Sharrës, por hodhi dritë edhe mbi mundësitë që ekzistojnë për një lidhje mes mbetjeve të Kasharit dhe Sharrës. Më poshtë po botojmë të plotë konferencën për shtyp.

Së pari dua t’ju falenderoj që jeni këtu. Dy ndryshimet më të parëndësishme që vura re sot, ishin se “Albaniabeg” nuk vazhdon më të reklamojë nëpër gazeta dhe ZP-ja i kishte zmadhuar ato titujt që lidhen me çështjen e plehrave në Shqipëri. Sa më shumë i afrohemi zemrës së skandalit, aq më shumë ZP-ja i zmadhon titujt dhe fotot me mua. Është një fakt i njohur për të gjithë që në këto dy- tri javë, të gjithë potencialet tona të ndikimit dhe të komunikimit janë përqendruar me përparësi në denoncimin dhe në luftën për ndalimin e marrëveshjes që synon ta shndërrojë Shqipërinë në një bazë të “ekomafies”, ta shndërrojë Shqipërinë në një kosh plehrash dhe mbetjesh të rrezikshme, një marrëveshje që synon përfitime të mëdha financiare ekonomike nga një grusht njerëzish në shërbim të ekomafies, në kurriz të perspektivës, të zhvillimit, në kurriz të shëndetit të popullit dhe të atdheut tonë. Ne mundëm të merrnim, të shtinim në dorë një praktikë të fshehtë të realizuar nga kryeministri dhe ministri i Turizmit pikërisht në çastin e fundit, vetëm disa orë, vetëm 16 orë përpara se kjo marrëveshje të kishte marrë firmën e fundit. Dhe ne e kemi denoncuar këtë marrëveshje me gjithë forcën tonë. Unë vazhdoj të besoj se edhe ato media që janë bashkuar me armiqtë tanë në këtë çështje, me armiqtë e Shqipërisë, do të reflektojnë dhe do të kontribuojnë që t’i shkojmë deri në fund këtij superskandali. Unë vazhdoj të besoj se në qoftë se interesat e mëdha të Shqipërisë do të na bëjnë të harrojmë xhelozitë e vogla, shërbimet për përfitime të vogla, përçarjet që është në gjendje të diktojë pushteti ose paraja, ne do të bëjmë progres shumë të shpejtë në zbardhjen e këtij skandali që, në vlerësimin tonë është akti më kriminal e më i rëndë që është planifikuar t’i bëhet ndonjëherë Shqipërisë. Është akti më armiqësor që është zhvilluar ndaj vendit tonë, është më i rëndë se një pushtim ushtarak, kjo vepër mafioze që kanë tentuar kontigjentet e ekomafies në bashkëpunim me kryeministrin, ministrin e Turizmit dhe disa shërbëtorë të tjerë të tyre. Unë nuk do të merrem me këtë marrëveshje, ne e njohim atë shumë mirë dhe në qoftë se do të ketë ndonjë pyetje ne do t’u themi çka dimë për të. Sot dua të ndalem te reagimi i ambasadorit italian në Tiranë.

Për ne ka qenë shumë preokupante çështja e kësaj marrëveshjeje, ka qenë një shqetësim i madh mundësia që ekomafia të vinte nën kontroll hapësirat dhe territoret shqiptare. Dua vetëm që për sensibilitet të opinionit publik t’ju them që mafia italiane e plehrave në 10 vitet e fundit ka 246.107 shkelje të evidentuara në çështjet e ambientit, ka 154.804 persona të arrestuar, ka 40.258 sekuestrime të vendosura mbi aktivitetet e saj. Numri më i madh i shkeljeve ligjore në fushën e ambientit janë shënuar në vitin 2003, kryesisht në krahinat e Campagnias, Lombardisë dhe Lacios. Rritja e biznesit të përgjithshëm të ekomafias vlerësohet që në vitin 2003 të ketë kapur shifrën 18.9 miliardë euro, pra 14.2 për qind më shumë krahasuar me vitin 2002. Eshtë rritur numri i klaneve që operojnë në fushën e trafikut të mbetjeve që kontrollohet nga ekomafia. Tashmë në këtë sektor operojnë 169 klane, 11 klane më shumë se një vit më parë. Këto dhe të gjitha vlerësimet që kanë bërë specialistët shqiptarë të ambientit, nisur nga marrëveshja që pat përgatitur qeveria jonë me Becchettin na kanë bërë ne dhe të gjithë ata njerëz që e kuptojnë këtë gjë, të jemi shumë të shqetësuar. Ne kemi konstatuar gjithashtu, një shqetësim të shfaqur nga shumë qeveri të vendeve europiane, të cilat janë interesuar në mënyrë të posaçme për këtë çështje.

E vetmja shtëpi e heshtur në tërë këtë histori ka qenë shtëpia e Ianuccit. Dje ne kemi publikuar mundësinë që edhe në Sharrë të depozitoheshin plehrat e Becchettit. Për kujdes e respekt ndaj qeverisë italiane e publikuam si dilemë, se ne kishim bindje që në marrëveshjen shqip të Ianuccit me Finon (Demetin sa për firmë) nuk bëhej fjalë për përkthim të gabuar. Shtypi ynë dje dëshmoi se në marrëveshjen që Ambasada Italiane ka bërë me Ministrinë e Turizmit dhe ka paraqitur në Parlamentin shqiptar për ta shndërruar në ligj, krijohen të gjitha hapësirat që në Sharrë, në tre vjetët e ardhshme, të depozitoheshin plehrat e Becchettit që do të grumbulloheshin në fushën e Kasharit. Ne donim të besonim që ky ishte një përkthim i gabuar. Nuk e di se pse kjo marrëveshje është ndërtuar fillimisht në italisht dhe pastaj është përkthyer në shqip, kur bëhet fjalë për një projekt shqiptar që ka kërkuar thjesht mbështetje financiare nga Italia! Pa shkuar te argumenti i specialistëve, dua t’ju bëj në dije disa ngjashmëri që janë dyshuese e të çuditshme dhe që kërkojnë përgjigje. A e keni vënë re se marrëveshja e Ianuccit ka të njëjtin objekt me marrëveshjen e Becchettit? A e mbani mend deklaratën e Becchettit dhe të qeverisë se projekti i Kasharit do të përpunonte mbetjet urbane të Tiranës e Durrësit dhe do të pastronte Sharrën? Në marrëveshjen e Ianuccit flitet se të paktën për gjashtë vite, në Sharrë do të përpunohen mbetjet urbane të Tiranës dhe ato që janë përreth saj. Si është e mundur që njëherësh qeveria jonë zhvillon dy marrëveshje me të njejtin objekt? Si është e mundur që ne na deklaron se do të përpunojmë te fabrika e Becchettit jo vetëm mbetjet e Tiranës e Durrësit, por dhe ato të Sharrës e papritur na del dhe një marrëveshje tjetër, e cila synon të sigurojë se në gjashtë vitet e ardhshme, Tirana do t’i përpunojë mbetjet në “landfill”-in e adoptuar e modern të Sharrës. Një çështje tjetër që për ne është e rëndësishme, ka lidhje me faktin se marrëveshja e Ianuccit është trevjeçare dhe do të përtërihet automatikisht çdo tre vjet, aq sa është për koincidencë koha e depozitimit të hapur të mbetjeve që sjell Becchetti në Kashar. Unë dua t’ju them gjithashtu se marrëveshjen e Ianuccit me Ministrinë e Turizmit e ka përgatitur ose e ka udhëhequr i njëjti person që ka përgatitur dhe marrëveshjen e Becchettit, një drejtor i Finos që quhet Arben Dushi (Me ndihmën e këtij personi besoj se Fino ka bërë edhe falsifikimet e marrëveshjes së Becchettit siç kanë njoftuar Blushi e Ruka). Ndërkohë marrëveshja ia kalon menaxhimin de fakto të Sharrës një kompanie italiane të zgjedhur nga ministria e Finos, ndërkohë që Fino është mbrojtësi më i flaktë i Becchettit. Përfytyroni një çast: Fino menaxhon Sharrën dhe një mijë metra larg Sharrës ka 1.6 milionë ton plehra që i ka sjellë Becchetti e që rrinë atje tre vjet rresht ndërkohë që në marrëveshjen (ligjin) e miratuar thuhet që në Sharrë qelizat do të mbushen me material importi që duhet të ketë çertifikatë origjine nga Italia dhe një deklaratë nga antimafia (gjithnjë sipas marrëveshjes në fjalë). Nuk mbushen qelizat me zhavorr, rërë e dhė, por vetëm me plehra. Vetëm mbulimi i qelizës bëhet me dhė. Çuditërisht kjo është përshkruar saktë në versionin shqip të marrëveshjes. Pra, ne nuk mendojmë se Ianucci do të shkojë të ngarkojë vetë plehra në Kashar. Ne nuk e mendojmë dhe nuk e kemi thënë këtë gjë. Ne kemi thënë vetëm se kjo marrëveshje krijon hapësirë të plotë për këtë situatë. Marrëveshja në versionin italisht është prioritare vetëm për keqinterpretime në marrëdhëniet me qeverinë italiane. Në versionin shqip kjo marrëveshje kthehet në ligj. Në momentin që kjo marrëveshje bëhet ligj nuk hyn më në punë gjuha italiane. Ky ligj rregullon marrëdhëniet e Sharrës me hapësirën tjetër shqiptare me këto formulime që janë këtu në gjuhën shqipe. (Për ta bërë më të kuptueshme këtë arsyetim, në ëeb-site e “Shekullit” do të gjeni të plotë marrëveshjen në fjalë midis Ianuccit e Demetit. Shënim i redaksisë) Këto janë një sërë ngjashmërish e rrethanash që ne na bëjnë t’i vlerësojmë me vëmendje të posaçme.

Të vijmë tani te specialistët. Ata janë të bindur se në këtë MARRËVESHJE nuk bëhet fjalë për një gabim në përkthim. Përpara se ne të vendosnim publikimin e saj, unë thirra në zyrën time tre ekspertë, jo gazetarë por ekspertë gjeomjedisi dhe iu kërkova atyre interpretimin nga pikëpamja profesionale të asaj që Ianucci e quan gabim të qeverisë shqiptare në përkthim. Më vjen shumë keq të pranoj se qeveria shqiptare dhe Ambasada Italiane kanë qenë të detyruar të përdorin përkthyes të paaftë që nuk e kanë njohur gjuhën, por specialistët nuk mendojnë kështu. Specialistët mendojnë për një përshkrim të saktë të të gjitha proceseve teknike. Në qoftë se do pranonim se nuk bëhet fjalë për plehra importi (siç është në marrëveshje) por për dhė atëherë kjo bie poshtë nga fakti që dheu nuk përdoret për mbushjen e qelizave!!

Në deklaratën e shtypit që zoti Ianucci ka shpërndarë dje, jo vetëm që shpreh gjithë mllefin e vet për kundërshtimin energjik që shqiptarët, mediat dhe gazetarët tanë i kanë bërë projektit të pushtimit të Shqipërisë nga plehrat e Italisë, por lëshon këtu kërcënime, vlerësime e fyerje që nuk janë kurrsesi të mendueshme dhe të lejuara në gojën e një diplomati apo në emër të një institucioni si ambasada e një vendi të huaj në Tiranë. Kjo gjuhë kërcënimesh mund t’i shkojë vetëm klaneve e njerëzve që ushtrojnë veprimtari mafioze. Sigurisht që ne nuk emocionohemi kur ai na ve gishtin si përgjegjësit kryesorë për dëmin që i paskemi shkaktuar Shqipërisë me artikujt që kemi botuar! Ai deklaron se lufta jonë për të mbrojtur Shqipërinë nga invadimi i plehrave të Italisë rrezikon integrimin e Shqipërisë në Europë. Në qoftë se ne duhet të pranojmë si çmim për integrimin apo për marrëveshjen e asociim- stabilizimit, dorëzimin e territoreve tona mafies së plehrave të Italisë unë nuk besoj se shqiptarët do ta preferojnë një integrim të tillë. Ianucci na kërcënon gjithashtu se do të tërheqin 6 milionë eurot që patën premtuar për Sharrën, të prekur gjoja nga artikujt e gazetarëve tanë. Në qoftë se ne na kushtëzohen ato 6 milionë euro të cilat janë borxh, janë kredi që do t’i jepen qeverisë me pranimin që ne duhet t’iu bëjmë plehrave të Italisë në tokën tonë, të më fali Ianucci po unë nuk mund t`i them gjë tjetër veçse “va fa`n culo”! me gjithë 6 milionë eurot e tua!

Ne e duam Shqipërinë në Europë, ne duam të jetojmë mirë dhe aspirojmë një vend të denjë për veten tonë, për fëmijët e për familjet tona, për miqtë e bashkëqytetarët. Unë nuk e kuptoj se si mundet një diplomat i një vendi tjetër që mbron interesat e Italisë dhe që nuk ju dogj shpirti për interesat tona të na drejtojë kërcënime të këtij tipi. Unë jam i sigurtë se Berluskoni e dashuron Shqipërinë në një mënyrë të ndryshme nga dashuria që kishte për ne Duçja, por me gjithë atë ne nuk jemi të gatshëm që të pranojmë në vendin tonë jashtëqitjet e koncerneve të Italisë dhe ta kthejmë Shqipërinë në një tokë të pabanueshme, në një vend pa asnjë perspektivë, pa asnjë shans zhvillimi. Ne dëshirojmë që në Shqipëri të investojnë të gjitha kompanitë e huaja, ne jemi që Shqipëria të zhvillohet si një treg i hapur, si një treg i konkurrencës perfekte, ku të investohen kapitale, të ndërtohen vepra, të çelen vende pune e të zhvillohen biznese të ndershme si për shqiptarët ashtu edhe për të huajt. Dhe në qoftë se ne mbrojmë interesat tona, kjo nuk do të thotë se ne jemi anarkistë e antiglobalistë, në qoftë se ne mbrojmë interesat dhe vendin tonë kjo nuk do të thotë se ne jemi kundër proceseve integruese.

Edhe diçka në mbyllje të kësaj paraqitje që po bëj. Reporterët tanë kanë mundur të thyejnë heshtjen, të thyejnë barrierat, të thyejnë gjithë përpjekjet e qeverisë për të fshehur informacionin lidhur me marrëveshjen e plehrave. Një muaj e gjysmë kanë njerëzit tanë që rrinë në derën e Finos për të shtirë në dorë marrëveshjen e Sharrës që ne mundëm ta merrnim nga Parlamenti. Reporterët tanë kanë mundur të kalojnë të gjitha këto vështirësi e të bëjnë zbulime që për çështje kohe e nevojë provash ne nuk i kemi bërë akoma në dije të opinionit publik. Në ditët e ardhshme ne do ta zhvillojmë publikimin e skandalit të plehrave derisa ai të jetë plotësisht i qartë për çdo shqiptar në Shqipëri apo në emigracion qoftë.


17/06/2004
------------------------------

he me te lumte goja.
thumbsup.gif

gjerat qe thote per italine jane te gjitha te verteta , une qe jetoj ne itali i kam degjuar e pare ne TV ke to lajme te ECOmafjes italiane.
 
Top